Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Presidentin Ilir Meta në Presidencë. Takimi vjen një ditë pas manifestimit që thirri kreu i shtetit në “mbrojtje të Kushtetutës”.
Nga manifestimi, Meta paralajmëroi firmosjen e dekretit për shpërndarjen e parlamentit.
Më vonë gjatë ditës, në një emision televiziv, duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës, i cili se “Presidenti nuk mund ta shpërndajë parlamentin”, Meta tha se në protestë, nga qytetarët iu kërkua shpërndarja e menjëhershme e parlamentit dhe se ai do të nisë menjëherë konsultimet për këtë nëse nuk ka reflektim nga mazhoranca.













