• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Çilit/ Tufa: Me stil sigurimsash dhe me një batare akuzash

12:04 : 01/03/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Publicisti Agron Tufa ka reaguar lidhur me arrestimin e pronarit të UET dhe analistit Henri Çili.

Tufa shkruan se në këtë vend të shfytyruar nga krimi i organizuar shtetëror e politik, që kanabizon kolumbishëm vendin, që me paratë e drogës ngre e rrëzon pushtete, blen ambasadorë të rëndësishëm të euroamerikës, blen zgjedhje elektorale qendrore e lokale, blen deputetë e vota deputetësh, blen opozitën dhe ngreh, sajon e emëron opozita-kukull; në këtë vend të kthyer në kosh plehrash për pastrim parash nga e gjithë bota apo terren kismetli për aventurat ekonomike të lloj-lloj dështaku e sharlatani – në këtë vend ku origjina e bizneseve të reja marramendëse kriptohet e përfundon tek deputetë e ministra (me ish e pa ish), – na qenka pra në këtë vend kryepersoni i rrezikshëm – Henri Çili!

“Ky qenka Peshku i madh i korrupsionit ore!? O, ç’na gajasët më keq se Saja e çunat e Sajes! Po Henri qenka Oktpodi?! Apo nuk donit të dilnit duarthatë përballë zonjës Ambasadore?

Sigurisht liberali Çili ka kritikuar ashpër klikën e Rilindjes në pushtet (dhe duhet ta bëjë gjithkush këtë duke e konsideruar si pushtet jo legjitim, thuajse pushtim), por kjo nuk është arsye për arrestim në mesnatë, në stil sigurimsash dhe me një batare akuzash”, shkruan Tufa.

Nga Agron Tufa

Lexo edhe:

Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit ku fshihej “Pole Qorri”

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

Organet e Reja të Drejtësisë së Reformuar Enveriste (me Veting), prokurorët azganë, ish-hetues të kohës së komunizmit – Arben Kraja, B. Sheshi. A. Dvorani etj), qysh pas përbetimit të janarit 2020 se do të mbrojnë njëri-tjetrin grusht bashkuar rreth kreut të SPAK-ut – sapo kanë filluar gjuetinë e krerëve apo peshqve të mëdhenj të korrupsionit.

Në këtë vend të shfytyruar nga krimi i organizuar shtetëror e politik, që kanabizon kolumbishëm vendin, që me paratë e drogës ngre e rrëzon pushtete, blen ambasadorë të rëndësishëm të euroamerikës, blen zgjedhje elektorale qendrore e lokale, blen deputetë e vota deputetësh, blen opozitën dhe ngreh, sajon e emëron opozita-kukull; në këtë vend të kthyer në kosh plehrash për pastrim parash nga e gjithë bota apo terren kismetli për aventurat ekonomike të lloj-lloj dështaku e sharlatani – në këtë vend ku origjina e bizneseve të reja marramendëse kriptohet e përfundon tek deputetë e ministra (me ish e pa ish), – na qenka pra në këtë vend kryepersoni i rrezikshëm – Henri Çili!

Ky qenka Peshku i madh i korrupsionit ore!? O, ç’na gajasët më keq se Saja e çunat e Sajes! Po Henri qenka Oktpodi?! Apo nuk donit të dilnit duarthatë përballë zonjës Ambasadore?

Sigurisht liberali Çili ka kritikuar ashpër klikën e Rilindjes në pushtet (dhe duhet ta bëjë gjithkush këtë duke e konsideruar si pushtet jo legjitim, thuajse pushtim), por kjo nuk është arsye për arrestim në mesnatë, në stil sigurimsash dhe me një batare akuzash.

Gjithë ato akuza, përveçse qesharake, ato e bëjnë me simpatike figurën e pedagogut, publicistit, sipërmarrësit e botuesit Henri Çilit.

Zelli, padyshim i tepëruar e i pabazë i drejtësisë së rikthyer komuniste, tregon se çfarë ekuivokesh mund të prodhojnë ish shërbëtorët e diktaturës po t’u lësh drejtësinë në dorë. E nëqoftëse Rama është paranojak (për vete nuk kam.pikë dyshimi) dhe nuk ndërhyn ta ndalojë këtë vodevil të turpshëm e të trashë, këtë instalacion psykopatik enveristësh e sigurimsash, atëherë shakaja do të vijë duke u zgjeruar përbindshëm: vetë do ta pësojë në një situatë disa herë më të egër, më absurde, me të vetmin ndryshim nga Çili, që kryeministri prej shumë vitesh e ka hak.

Unë shpresoj që gazetarët të reagojnë, ta tregojnë veten duke mbështur lirimin e kolegut të tyre Henri Çilis e të dëshmojnë kësisoj, se sa flluska janë të lirë.

P.S. Nuk kam qenë asnjëherë pedagog në UET-in e Çilit, nuk kam punuar në mediat e tij, nuk kam botuar asnjë libër në botimet Uetpres dhe Mapo et., etj.

Etiketa: arrestimicilitufa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ky është Ligor Doko, pronari i hotelit ku fshihej “Pole Qorri”

15:59 : 04/08/2025
Në foto: Flodian Plaku
AKTUALITET

Detajet/ “Pole Qorri” kishte marrë sërish porosi për vrasje, kush e shoqëronte kur u kap

18:39 : 03/08/2025
AKTUALITET

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Nga arrestimi, te jeta në burg/ Meta letër Ahmetajt: Donin të të bënin ‘kokë turku’ për Inceneratorët

16:04 : 03/07/2025
AKTUALITET

Letra e nënës së Veliajt: Familja prej muajsh po vuan nga një makth kafkian! Pse mbyll sytë Europa?

16:41 : 01/07/2025
AKTUALITET

Vëzhgimi/ A e tradhtoi Top Channel Erion Veliajn?

17:09 : 25/06/2025
Para

Shkarkimi i Duros, Gjici: "Nuk ishte i gjithi faji i tij por nevojitej një ndryshim"

TË GJITHA

Dinamo pëson disfatë në Kroaci, Hajduku e përmbys në pjesën e dytë

23:01 : 07/08/2025

Horoskopi, e premte, 8 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/08/2025

Pushtim i plotë i Gazës? Netanyahu: Do ndalojmë operacionin nëse Hamasi pranon kushtet tona

22:52 : 07/08/2025

Europa League/ Drita shpërdoron avantazhin e dy golave, mundet në Rumani

22:45 : 07/08/2025

Pushuesi: Më vodhën 8 mijë € tek vila në Palasë! Kompania e Agron Malajt tha “S’na intereson!”

22:44 : 07/08/2025

Liga e Konferencës/ Ballkani triumfon në sfidën e parë, mposht irlandezët e Shamrock Rovers

22:31 : 07/08/2025

FI Bank “rropi” turistin holandez! Tërhoqi 500€ i mbajti 94€!

22:29 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com