El Clasico-ja e radhës mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të luhet mbrëmjen e nesërme ora 21:00.
Më herët për të folur për këtë ndeshje, ka dalë kapiteni Sergio Ramos i cili vuri në pah rëndësinë e madhe që kjo sfidë mbart, ndërsa për rivalin e tij Leo Messi kishte vetëm fjalë të mira.
I radhës që ka folur për këtë sfidë është portieri madrilen, Thibaout Courtois, i cili beson tek fitorja në “El Clasico” si dhe deklaron se nuk e ka aspak frikë Messin.
“Për mua Messi është një lojtar si gjithë të tjerët. Nëse ju besoni se unë e kam makth atë, atëherë gaboheni. E studiojmë atë ashtu siç studiojmë një lojtar të Celta Vigos apo të Levantes. Nuk ka ndonjë diferencë. Besoj te fitorja, e cila mund të jetë vendimtare në garën për titullin kampion”, deklaron belgu.
Courtois i cili kishte shumë kritika në fillimin e sezonit por edhe në sezonin e kaluar së fundmi është kthyer në një mur të pakalueshëm duke i dhënë qëndrueshmëri skuadrës.