Një tjetër ministër i LSI largohet nga detyra e tij. Edmond Haxhinasto nuk do të jetë më ministër i Transporteve në qeverinë Rama. Burime të lapsi.al mësuan se vendimi është marrë në kryesinë e LSI, por ende nuk dihet se kush do të jetë zëvendësi i tij.
Të njëjtat burime thanë për lapsi.al se lëvizja e Haxhinastos është rakorduar dy ditë më parë mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, gjatë drekës së tyre në restorant Piazza në Tiranë.
Kjo lëvizje mund të jetë e para e disa ndryshimeve të tjera që pritet të ndodhin.