Analisti Artur Zheji ka publikuar një koment lidhur me denoncimet që janë publikuar nga një shkollë në Fier, ku dy mësues akuzohen se kanë abuzuar me një nxënëse.
Zheji shkruan se kur lexoj që disa mësues shkollash të mesme, disa fundërrina që nuk meritojnë të jetojnë mbi këtë tokë, flasin e flirtojnë, e pervertojnë me nxënëset e tyre, si të ishin prostituta, më ngjethet mishi dhe më ndizet gjaku.
“A ka më një kod moral, kjo shoqëri kurvash e kurvarësh, të të gjitha niveleve, nga poshtë lart e nga lart poshtë? Apo morali i shqiptarëve, paska qenë thjesht një përrallë e sajuar nga e shkuara, sot një kujtim i përdhosur nga pornografia e mjeranëve që ka bërë fole në trutë e sëmura, të kësaj shoqërie pa dinjitet? Ku është pra Familja e shenjtë e shqiptarëve të dikurshëm?”, shkruan Zheji.
Nga Artur ZHEJI
Kur lexoj që disa mësues shkollash të mesme, disa fundërrina që nuk meritojnë të jetojnë mbi këtë tokë, flasin e flirtojnë, e pervertojnë me nxënëset e tyre, si të ishin prostituta, më ngjethet mishi dhe më ndizet gjaku. Si mundet të gjarpërojë në çdo pore të shoqërisë tonë krejt të sëmurë, një fëlliqësi e tillë e pandëshkuar?
Si ka mundësi që të ketë nga këta mësues perversë, që shpërdorojnë nxënëset e tyre, vajza të mitura e në ag’ të jetës së tyre, dhe nuk merren zvarrë, të pështyhen e të përmuten publikisht, të lidhen në shtyllat e turpit dhe të lihen ti hanë korbat, kërmësitë e trupave të tyre? Si ka mundësi të mos revoltohen e të mblidhen bashkë prindërit e atyre shkollave, të cilave u kanë besuar fëmijët, dritën e syve të tyre?
A ka më një kod moral, kjo shoqëri kurvash e kurvarësh, të të gjitha niveleve, nga poshtë lart e nga lart poshtë? Apo morali i shqiptarëve, paska qenë thjesht një përrallë e sajuar nga e shkuara, sot një kujtim i përdhosur nga pornografia e mjeranëve që ka bërë fole në trutë e sëmura, të kësaj shoqërie pa dinjitet? Ku është pra Familja e shenjtë e shqiptarëve të dikurshëm?
Apo kur shndrrohesh në popull mjeran dhe një pabuks, të përdhunuar nga pushtetet e më të fortëve, që ngrihen çdo çast mbi ligjin e shkruar dhe pshurrin më pas, edhe ligjet e pashkruara të kodeve bazike morale, s’ka më shpresë? Pres më kot ndonjë shkrepje pisqolle mbi kokat e tyre të kalbura dhe perverse, por lajme të tilla nuk ka. Me sa duket nuk ka më burra ky vend shqiponjash të vdekura!
Vetëm janë shtuar manjakët e sëmurë, që vrasin ish gratë e tyre, nën hundën e policisë, që nuk di ç’të bëjë më pare, sepse ka emergjencë në të gjitha anët. Mos jemi kalbur krejt si popull, që durojmë edhe përdhunuesit e fëmijëve nëpër shkolla?! Shkrepeni pisqollën mbi ata plehra që poshtërojnë vajzat tuaja o shqiptarë, nuk ka gjykatë e kalbur në botë që ju dënon për këtë!
Shpesh nga shpata dhe nga baruti, kur e keqja mbërrin fundin, janë themeluar shoqëri të reja, mbi themelet e kalbësisë të shoqërive në rënie të lirë si kjo e jona.
Shkrepeni pra, ju baballarë e vëllezër, kur venë dorë mbi vajzat e motrat tuaja!
Ska rrugë tjetër, kur kalbësia ka mbërritur fundin! /360grade.al