• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Vuçiç kërcënim serioz për paqen, me rekomandim të Carit Putin u blenë raketat

15:29 : 24/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, si një kërcënim serioz për paqen. Berisha ka publikuar një shkrim të hershëm të Zërit të Amerikës, mbi armatimin e Serbisë me sisteme armësh ruse.

Berisha shkruan se “Aleksander Vuçiç, presidenti më rusofil i Serbomadhisë, këto 70 vitet e fundit, armatoset nga Rusia gjerë në dhëmbë!”.

“Ai me rekomandim të Carit Putin bleu tani se fundi sistemin raketor pancir dhe po pregatitet të marrë sistemin raketor S 400!

Në të vërtet ndonëse Serbinë nuk e kërcënon asnjë vend ai po pregatitet për luftë”, shkruan Berisha.

Postimi nga Berisha

Lexo edhe:

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

Vuçiç kercenim serioz per paqen ne rajon!

Miq, Aleksander Vuçiç, presidenti me rusofil i Serbomadhise keto 70 vitet e fundit, armatoset nga Rusia gjere ne dhembe!

-Ai me rekomandim te Carit Putin bleu tani se fundi sistemin raketor pancir dhe po pregatitet te marre sistemin raketor S 400!

-Ne te vertet ndonese Serbine nuk e kercenon asnje vend ai po pregatitet per lufte!

Per te gjitha keto

-ish presidenti proprendimor i Serbise, Boris Tadiç nje jave me pare

-paralajmeroi publikisht boten se aktualisht -nacionalizmi serb mund te zhyse Ballkanin ne konflikte te reja.

Pikerisht keto konflikte po ushqen dhe pregatit me vendosmeri me kursin e tij te çmendur te armatimit presidenti me rusofil i Serbise, Aleksander Vuçiç.
Ai duke perdorur argatet e tij ne Tirane dhe Prishtine dhe armatimet moderne ruse kalon nga nje projekt ne nje projekt tjeter te Serbomadhise.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kursin luftenxites te Serbomadhit Vuçiç ju bej thirrje NATOs dhe SHBA ti rikujtojne atij se nje fuqi e mundur nuk mund te ndermarre pa u ndeshkuar nje kurs te çmendur armatimi kercenues per paqen dhe stabilitetin ne Ballkanin e vendeve tashme anetare te Aleances se Atllantikut te Veriut. sb

Ketu me poshte keni nje kronike te hollesishme te Zerit te Amerikes mbi kursin e armatimit me arme dhe sisteme armesh ruse te filorusit Vuçiç, gje qe perben nje kercenim te vertet per paqen dhe stabilitetin rajonal.

Sipas deshires mund te lexoni! sb

Serbia blen sërish armatime nga Rusia me gjithë kërcënimet për sanksione

Serbia ka blerë një sistem të sofistikuar kundërajror nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të mundshme amerikane kundër shtetit ballkanik, që zyrtarisht synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i tha të dielën televizionit proqeveritar Prva se sistemet kundërajrore Pantsir S1, janë blerë pas këshillave nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Blijeni Pantsirin. Është treguar shumë i efektshëm në Siri”, citoi ai presidentin rus t’i ketë thënë në njërin nga takimet e tyre të shpeshta kohët e fundit.
“Ky sistem kundërajror është shumë efektiv kundër dronëve që janë bërë shumë thelbësorë në luftën moderne”, tha presidenti serb.

Me gjithë synimet për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, Serbia nën udhëheqjen populiste të presidentit Vuçiç, ka forcuar lidhjet politike e ushtarake me aleaten e saj sllave, Rusinë.

Serbia është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të politikës së saj ndaj Ukrainës.

Armatosja e Serbisë nga Rusia shihet me shqetësim në perëndim, në një periudhë tensionesh në rritje në Ballkanin që u përfshi në luftëra shkatërruese në vitet e 90-ta. NATO ndërhyri kundër Serbisë në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur për vendosjen e sanksioneve kundër Serbisë në rast se Moska i shet më shumë armë, veçanërisht të tilla që mund të rrezikojnë sigurinë e vendeve fqinje anëtare të NATO-s.

Presidenti serb Vuçiç tha se shpreson që nuk do të ketë sanksione sepse ai ka folur hapur për blerjen e sistemeve Pantsir. Ai tha se beson që kërcënimi me sanksione ka të bëjë me shumë me blerjen e mundshme të sistemeve kundërajrore S-400 që kanë një gamë shumë më të gjerë veprimi dhe janë armë sulmuese.

Serbia mori të shtunën dy nga gjashtë sistemet e raketave të blera ruse, vetëm disa ditë pasi që ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, vizitoi Beogradin, ku deklaroi se bashkëpunimi ushtarak midis dy shteteve ka arritur në një nivel “thelbësisht” të ri.VOA.

Etiketa: BerisharajoniVucic

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
AKTUALITET

Berisha: PD do jetë partia e seksionit, ripërtëritja nënkupton anëtarësime të reja

20:43 : 27/05/2026
BOTA

Xi shpërblen Vuçiç me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

15:28 : 25/05/2026
BOTA

Protestat kundër Vuçiç/ A po shkon Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme?

21:55 : 23/05/2026
AKTUALITET

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shifrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

19:00 : 23/05/2026
RAJONI

Pse Vuçiç fajëson Malin e Zi pas arrestimit të shefit të policisë së Beogradit?

10:02 : 19/05/2026
Para

Mjeku infeksionist këshillon qytetarët: Ja si të ruheni nga koronavirusi

TË GJITHA

Këmbimi valutor 5 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:04 : 05/06/2026

Liderët mblidhen në Tivat për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ja çfarë pritet të diskutohet

08:59 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom