• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sami Frashëri” do shembet!/ Dy vjet më parë u rikonstruktua, Veliaj mburrej dhe fliste për suksese

10:48 : 24/02/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Shkolla “Sami Frashëri” në Tiranë, një prej objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, duket se do të shembet dhe do të rindërtohet nga e para.

Boldnews.al ka mësuar nga burime qoftë nga Ministria e Arsimit, ashtu edhe Bashkia e Tiranës, që bëjnë me dije se ky objekt është në listën e rindërtimit total, edhe pse iu nënshtrua një rikonstruksioni pas tërmetit.

Diçka e tillë është pohuar edhe nga Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka përmendur rindërtimin e objektit shkollor me fondet që iu akorduan Shqipërisë nga Konferenca e Donatorëve.

“Mund ta rikonstruktosh me nyje higjieno-sanitare sa të duash, me dyer të reja, por themelet dhe kolonat janë po ato të viteve ‘60. Shkolla mund të rikonstruktohet sa të dojë, por janë po ato themele, po ato kolona, të cilat nuk mbajnë me një tërmet tjetër, që larg qoftë mos ardhtë kurrë”, ka pohuar Veliaj.

Lexo edhe:

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

Bullizmi, problem në shkolla! Ekspertët bëjnë apel: Të rritet numri i psikologëve

E nëse analizohet kjo situatë, atëherë pyetja që lind është pse pas tërmetit të 26 nëntorit, shkolla në fjalë u përfshi në listën e atyre objekteve që duhej të rikonstruktoheshin, pra përse u hodhën para në një objekt që edhe rikonstruksioni nuk jepte garanci?

Shkolla “Sami Frashëri” ishte një nga objektet që u mbyll menjëherë pas tërmetit, ndodnëse fillimisht u deklarua se dëmtimet në të ishin të lehta, pra nuk kishte dëmtime strukturore.

Edhe pse u kryen punime, situata dukej se ishte më e rëndë sesa ajo që u deklarua, pasi nga burime u mësua se një prej inxhinierëve nuk ka pranuar të firmosë dokumentin mbi sigurinë e objektit.

Boldnews.al ka mësuar se dokumenti final që mund të cconte në rihapjen e shkollës nuk është firmosur nga një prej inxhinierëve, i cili duket se ka ngritur dyshime serioze mbi sigurinë e objektit apo cilësinë e punimeve.

Në kushte të tilla, duket se i është hapur “drita jeshile” shembjes së godinës aktuale të shkollës “Sami Frashëri” dhe ndërtimit të saj nga e para.

Krahas projektit për ndërtimin e 20 shkollave të reja, Bashkia e Tiranës po kujdeset që shkollat ekzistuese të përmirësojnë kushtet për të mirëpritur nxënësit e tyre.

Shkolla e rikonstruktuar në 2018

“Sami Frashëri” i është nënshtruar rikonstruksionit në vitin 2018 nga Bashkia e Tiranës. Në atë kohë, u rikonstruktuan fushat sportive brenda dhe jashtë shkollës, sallat e zhveshjes, dyert e klasave, si dhe laboratorët shkencorë (biologji, kimi dhe informatikë).

Madje, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh në atë kohë se është vetëm çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha zonat në kryeqytet.

Pra me pak fjalë, Veliaj, duke sjellë si shembull rikonstruksionin e kësaj shkolle, tha se projekte të tilla do të përfshinin edhe objekte shkollore në territorin e Bashkisë së Tiranës.

“Jemi në një situatë ku Tirana është kthyer në një kantier pune, nga Sheshi “Skënderbej” deri në fshatin më të largët. Në Tiranë kemi mbi 240 insitucione arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe, çka do të thotë se na duhet shumë mund dhe staf në terren, por ama kur kemi miq të përbashkët, kur i ndajmë disa përgjegjësi, na jep një kënaqësi shumë të veçantë. Ndaj, dua t’i falenderoj me gjithë zemër për ndihmën dhe bujarinë”, do të shprehej Veliaj në atë kohë.

Koha tregoi se rikonstruksioni i kryer dy vjet më parë thjesht ishte një fasadë dhe asgjë më shumë, pasi për të njëjtën shkollë sot diskutohet rindërtimi nga themelet.

Akuzat e opozitës

Opozita ka akuzuar Kryebashkiakun Erion Veliaj lidhur me shkollën “Sami Frashëri”.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, deklaronte shkolla e mesme “Sami Frashëri”, e cila është dëmtuar rëndë, nga tërmeti i 26 nëntorit, është rikonstruktuar nga Bashkia e Tiranës në 2018-ën.

Ai tha se ky është një krim ndërtimor, që po përpiqet të fshihet.

“Pushteti lokal dhe ai qendror ka braktisur nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”. Janë braktisur këta nxënës por edhe qindra të tjerë në shkollat e dëmtuara. Janë braktisur me mijëra qytetarë sot, të lënë mes katër rrugëve, pa asnjë mbështetje nga kjo qeverisje. Shkollës i është vënë dryni, por duhet t’i ishte vënë shiriti i një vendi krimi. Ky është një krim korruptiv, i cili po përpiqet të fshihet.

Shkarkimi i drejtoreshës militante është bërë për këtë arsye. Kjo shkollë është rikostrutuar vetëm një vit më parë. Kryetari i Bashkisë ka garantuar nxënësit dhe prindërit për sigurinë, por situata është tërësisht ndryshe. Ndërtesa është e rrënuar dhe e pa frekuentuar nga nxënësit dhe mësuesit”, u shpreh Luçiano Boçi.

Etiketa: rindertimsami frasherishkolla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

21:12 : 04/06/2025
AKTUALITET

Bullizmi, problem në shkolla! Ekspertët bëjnë apel: Të rritet numri i psikologëve

12:51 : 25/05/2025
AKTUALITET

Denoncimi i prindit: Më bullizojnë fëmijën në shkollë/ Drejtori: S’do ndodhi masakra në klasë të 7-të

20:54 : 23/05/2025
BOTA

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës në Pakistan, 5 të vrarë

16:49 : 21/05/2025
AKTUALITET

Bllokohet procesi i numërimit në shkollën “1 Maji” në Tiranë, tërhiqen numëruesit e PD

10:19 : 12/05/2025
AKTUALITET

Emiriana Sako ekspozohet haptazi për “Rajli Ndërtim”, refuzon vendimin e KPP për tenderin 1.7 mln €

09:30 : 06/05/2025
Para
FOTO ILUSTRUESE

Grabitje me dhunë/ Maskat dhunojnë çiftin, i marrin para dhe bizhu

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com