• Kontakt
Saturday, August 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Borxhe që po shiten si dhurata!

10:03 : 19/02/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE
Viele Euro Geldscheine

Viele Euro Geldscheine

Në rrjetet sociale të ministrave dhe deputetëve të PS-së lavdet që i thuren Ramës për Konferencën e Donatorëve mund të krahasohen vetëm me ato të “Zërit të Popullit” për qëndrimin e Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive komuniste në Moskë.

Ekspertë të pavarur të ekonomisë shtojnë se shifra e kredive është rreth 800 milionë euro nga 1.1 miliardë euro. Pra kjo do të thotë se këto lekë që u servirën si dhuratë, në fakt do të kthehen qindarkë më qindarkë, bile duke shtuar interesat kreditore, sipas marrëveshjeve përkatëse. Në të gjitha rastet, barra e pagesës nuk do të bjerë mbi qeverinë “Rama” dhe as qeverinë që do të vijë më pas, por mbi taksat e qytetarëve shqiptarë.

Pasi kaloi dehja e ditës së parë nga Konferenca e Donatorëve ku Shqipërisë iu dhanë 1.15 miliardë euro për rindërtimin e zonave të tërmetit është koha të bëjmë pak llogaritë. Entuziazmin e ligjshëm për suksesin e madh të qeverisë “Rama” e zbehu dje vet ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Në një intervistë për “Neës 24”, Ahmetaj tha se realisht vetëm 300 milionë euro janë donacione (dhuratë), pjesa tjetër 750 milionë janë kredi. Ekspertë të pavarur të ekonomisë shtojnë se shifra e kredive është pak më e madhe, pra rreth 800 milionë euro. Gjë që do të thotë se këto lekë që u serviren si dhuratë, në fakt do të kthehen pas jo vetëm qindarkë me qindarkë, por edhe duke shtuar interesat kreditore, sipas marrëveshjeve përkatëse. Në të gjitha rastet, barra e pagesës nuk do të bjerë mbi qeverinë “Rama” dhe as qeverinë që do të vijë më pas, por nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Që nga dita e hënë kur u dha lajmi i madh për Konferencën e Donatorëve gjithë vëmendja ka qenë te suksesi personal i Edi Ramës. Në rrjetet sociale të ministrave dhe deputetëve të PS-së, lavdet që i thuren Ramës për Konferencën e Donatorëve mund të krahasohen vetëm me ato të “Zërit të Popullit” për qëndrimin e Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive në Moskë.

Titujt dhe shkrimet e mediave pro qeverisë “Rama” të kujtonin shpesh qëndrimet e kohës së diktaturës, kur flitej për “Fanarin Ndriçues” dhe “çarjen e bllokadës ekonomike të qeverisë popullore”. Madje, marketingu politik i qeverisë shkoi edhe më tej duke e bërë fakt të kryer se 1.15 miliardët janë garancia e Edi Ramës për mandatin e tretë. Që Edi Rama ka kontributin e tij për Konferencën e Donatorëve nuk ia heq njeri meritën, por para se ti ngremë bustin e shpëtimtarit kryeministrit është mirë të bëjmë pak llogaritë. Ndryshe nga propaganda qeveritare, shifrat nuk të lënë të gabosh dhe as të fluturosh me miliarda. 800 milionë euro kredi janë 800 milionë euro boxh, fajde, hua me interes apo si të duan le t’a quajnë Rilindasit, por dhuratë nuk janë. Sigurisht që çdo vend që dha ndihma dhe kredi duhet falënderuar për kontributin dhe mbi të gjitha mesazhin që dhanë ndaj popullit shqiptar. Pa këto ndihma banorët e prekur nga tërmeti do të ishin vërtetë të pashpresë.

Por teksa duhet vlerësuar kontributi i çdo shteti dhe organizata ndërkombëtare, abuzimi i qeverisë me suksesin imagjinar sikur këto lekë u dhanë personalisht për Edi Ramën duket si një tallje ndaj shqiptarëve. Vetë kryeministri dhe të tjerë pas tij cilësuan shifrën 1.15 miliardë edhe si një besim të ndërkombëtarëve ndaj reformave dhe programit të qeverisë “Rama”! Nëse është vërtetë kështu, si ka mundësi që për herë të parë donatorët dhe kredidhënësit vendosën si kusht që të jenë ata që do kontrollojnë mënyrën sesi do përdorën paratë. Kjo nuk duket shenjë besimi. Përkundrazi, duket sikur nami i keq i vjedhjes së fondeve të huaja në Shqipëri ka arritur në çdo cep të globit.

Lexo edhe:

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

Zakonisht, kur ndërkombëtarët japin dhuratë nuk kërkojnë edhe ngritjen e institucioneve të reja që do kontrollojnë se çfarë po bëhet me lekët e dhuratës. Kjo nuk është shenjë besimi, por dëshmi që ndërkombëtarë nuk kanë asnjë garanci se qeveria “Rama” do t’i përdor siç duhet lekët që ju dhanë donacione dhe kredi. Sa për mandatin e tretë të 1.15 miliardë dollarëve është naive ta marrësh në konsideratë. Me kreditë e fundit, Edi Rama ka rritur borxhin publik dhe bashkë me borxhet e tjera që i ka lënë buxhetit të shtetit barra e pagesës do të bjerë mbi gjithë qytetarët. Gjë që do të thotë, më shumë taksa dhe më shumë detyrime për të mbushur arkën e shtetit. Kur një qeveri rrit borxh dhe e quan këtë të vetmin sukses për ta votuar, kjo është një arsye për ta larguar sa më parë, pa llogaritur mëkatet e tjera edhe më të rënda që ka sot Rilindja.

Në fakt Kryeministri nuk po flet personalisht si sukses i tij, se e di mekanizmin e kredisë, por ka nxjerrë lakenjtë e tij në PS dhe media duke brohoritur për këtë “suksës” të shefit të qeverisë. /Koha Jonë/

Etiketa: borxhedhurataShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rritja e numrit të prostitutave të huaja shton frikshëm rastet e infektimit nga HIV/AIDS në Shqipëri

15:36 : 08/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria me çmimet më të larta në Europë për pajisjet shtëpiake, 45% mbi mesataren e BE-së

11:55 : 08/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Ura mbi Bunë që do lidhte Velipojën me Ulqinin hiqet nga lista e projekteve me rëndësi kombëtare

22:50 : 06/08/2025
AKTUALITET

Rama mburret me turizëm elitar, të huajt ankohen për plehrat në forumet e udhëtimit me mijëra ndjekës

08:10 : 06/08/2025
AKTUALITET

Blerja e shtëpisë së parë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët

19:27 : 05/08/2025
Para

Masakra me 5 viktima/ Dyshime të reja për tragjedinë e Gjilanit

TË GJITHA

EMRAT/ Sherr me thika në Fier, dy të plagosur

23:15 : 08/08/2025

Horoskopi, 9 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:12 : 08/08/2025

E rëndë në Berat/ Vritet me armë gjahu një 57-vjeçar gjatë ruajtjes së arës, shoqërohet autori (EMRAT)

23:03 : 08/08/2025

Trump: Marrëveshja për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të përfshijë “shkëmbim territoresh”

22:52 : 08/08/2025

Trafikoi tonelata kokainë në Europë/ Julian Balla fitoi tenderin 1.2 mld lekë të plehrave në Shijak

22:37 : 08/08/2025

I hoqën shiritin e kapitenit, Ter Stegen: Kam qenë gjithmonë i ndershëm dhe profesional

22:34 : 08/08/2025

Ari në SHBA “fluturon” në bursë pas tarifave të Trump-it

22:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com