Fermerët e Myzeqesë paralajmërojnë sërish protesta për plotësimin e kërkesave të tyre. Në një njoftim zyrtar, ata thonë se do të protestojnë në datën 21 Shkurt ora 10:00 në Lushnje tek rrethrrotullimi i Savrës. Ogranizatorët thonë se në protestë do marrin pjesë rreth 800 deri 1.000 fermerë pasi kërkesat e tyre ende nuk janë plotësur nga qeveria.
“Do protestojmë për gjendjen e vështirë ku ndodhen fermerët sot, pasi nuk po shesin produktet bujqësore”, thuhet në njoftim.
Fermerët kanë disa kohë që protestojnë, duke u ankuar se prodhimi i tyre nuk po shitet, ndërkohë kanë hedhur poshtë tonelata me prodhime për shkak të mungesës së tregut vendas.
5 kërkesat e fermerëve:
1-) Mbështetje financiare direkte për fermerët duke na subvencionuar për cdo njësi produkti te hedhur ne treg kundrejt faturës tatimore të shitjes dhe stimulim te eksportuesve te cilet jane promotore te zhvillimit te bujqësisë.
2-) Vlerësim dhe kompesim financiar me cmim dysheme të tregut për produktet e humbura nga fatkeqsitë natyrore dhe stogun e produktit të shkaktuar nga crregullime të forta të tregut.
3-) Rregullim në paketen fiskale 2020 të shkallës së TVSH-së për sektorin e tregëtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blektorale sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH-së që sot është në mënyre paradoksale 0% në blerje dhe 20% në shitje dhe perfshirja e të ashtuquajturës normë kompesimi 6% në këtë mekanizëm i ka vënë operatorët e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi dhe të braktisin produktin vëndas .
4-) Kërkojme nga Ministria e Bujqësisë të na garantojë shërbimin e ekstensionit me specialistët e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë,laborator për analiza të tokës, garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore , kontroll dhe monitorim të cilesisë së produkteve tona nëpërmjet një laboratori të akredituar.
5-) Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyren e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e paleve në këtë treg.
Pjesmarrja sa me e madhe në tubim rrit shanset për realizimin e ketyre kërkesave. /ABCnews