Kreu i PD, Dega Fier, Luan Baçi, akuzon kryebashkiakun e qytetit Armando Subashi se është vënë në shërbim të firmave private të lidhura me të për të vjedhur bashkë fondet e bashkisë.
Në funksion të kësaj urdhëron që betoni të blihet tek firmat brenda Bashkisë së Fierit, duke shkelur hapur ligjin për prokurimin publik.
Baçi shpreh shqetësimin e privatizimit të Bashkisë se Fierit nga kryebashkiaku Subashi dhe kërkon hetim për shpërdorim detyre dhe përfitime të paligjshme.
Postimi i plotë i Luan Baçit:
Bashkia e Subashit dhe Subashi i Bashkise jane gjithmone ne pararoje te vjedhjes. Nuk ndalen ne shpikjet e tyre, qe çdo qindarke te perfundoje ne xhepat e Subashajve
Ja nje nga kriteret qe ka vendosur, per tenderat ” Blerje Betoni “
Per çdo ndertim, pune, tender, qe firmat do te bejne me Bashkine e Subashajve, eshte vendosur kriter te veçante : Blerjen e betonit jane te detyruar ta bejne brenda territorit te bashkise, ne menyre qe ta blejne aty ku duan Subashajt. Pavarsisht se çdo tender eshte i paracaktuar, duan qe te mos humbasin asnje qindarke.
Vartesit e tij te bindur, percaktojne kritere, ne shkelje te hapur, me ligjin e prokurimit publik
Parimet e përzgjedhjes
Neni 2
Përzgjedhja e fituesve të kontratave publike realizohet në përputhje me këto parime të përgjithshme:
- a) mosdiskriminim dhe trajtim i barabartë i ofertuesve ose kandidatëve;
- b) transparencë në procedurat e prokurimit;
- c) barazi në trajtimin e kërkesave dhe të detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidatëve.
Lexoni kriterin e vendosur nga vartesit e Subashit me urdher te ketij te fundit dhe presion deri ne largim nga puna, siç pohojne dhe e dergojne vete informacionin, “sklleverit” e Subashit:
“2.3.4 Operatori ekonomik duhet te deshmoje qe ushtron aktivitetin e tij ne Bashkine e Fierit ose kontrate te perkohshme bashkepunimi me nje subjekt qe operon ne Bashkine e Fierit per prodhimin e betonit. Ne rastin e qeramarrjes, kontrata te jete e noterizuar dhe me afat vlefshmerie te pakten sa kohezgjatja e marreveshjes kuader, objekt i ketij prokurimi”
A do te jete objekt kontrolli dhe hetimi kjo shkelje e hapur e ligjit ne menyre te ndergjegjshme per perfitime te paligjshme ?
Bashkia e Fierit eshte privatizuar. Ajo eshte kthyer ne nje paçavure ku vetem vidhet dhe plotesohen tekat e familjareve. Qytetaret e Fierit, neperkemben çdo dite dhe mashtrohen me propaganden bajate te betonimit dhe llambave te kuqe ne qender te qytetit, duke vjedhur 70 % te shumes te investuar.