• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Mike Pompeo dhe ambasadori Grenell refuzojnë të takojnë Albin Kurtin

14:30 : 15/02/2020
në POLITIKE, RAJONI

Me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me SHBA’në. Burime të Gazetës Express nga konferenca e mbajtur në Munich tregojnë për mënyrën se si dyert e Kurtit u mbyllën nga aleati kryesor i Kosovës. Pompeo dhe Grenell refuzuan ta takojnë. Për më tepër, burimet thanë se asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do të takohet me Kurtin pa e hequr tarifën për mallrat serbe.

Albin Kurti realizoi dje një performacë të bukur në Aeroportin e Prishtinës, kur udhëtoi për Munich me “economy class” apo kur e la në Sllatinë eskortën policore që e shoqëronte.

Por, në Munich, duket se nuk i kanë ecur gjërat ashtu siç ka dëshiruar. Sidmos jo me dy amerikanët e fuqishëm që gjenden atje, Mike Pompeo, sekretar amerikan i shtetit, dhe Richard Grenell, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.

Përderisa Kryeministri Kurti dhe Shefi i Diplomacisë Konjufca endeshin nëpër aeroporte, Presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuqiç, u shfaqën në ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve të radhës, nën ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell.

Formalisht, nga Qeveria aty ishin dy shërbyes civilë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Lexo edhe:

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

Vdekja e 27-vjeçarit/ Reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

Dhe Albin Kurti duket se nuk dinte asgjë për këtë marrëveshje.

Ai heshti deri në mbrëmje, por në Konferencën e Sigurisë në Munich, ai i kundërshtoi ato, kurse publikisht këtë e bëri në mbrëmje përmes një postimi në Facebook dhe me gjuhë të kujdesshme, deri diku.

“Sot në Munich janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër, as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, u shpreh Kurti.

E kjo nuk u ka pëlqyer aspak amerikanëve.

Burime të larta të Gazetës Express nga Konferenca e Sigurisë në Munich thanë se qëndrimi prolongues i Kurtit për tarifën e tash edhe kundërshtimi i dy marrëveshjeve të arritura me Serbinë janë të papranueshme për Uashingtonin.

Si rrjedhojë, këtë pakënaqësi ata ia kanë bërë të qartë Kryeministrit Kosovar dje – menjëherë.

Sipas të njëjtave burime, Kurti ka kërkuar dje që të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompou, dhe ambasadorin Richard Grenell, por përgjigjja e tyre ka qenë e prerë.

“Jo. Kaq”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Sipas këtyre burimeve, me deklaratat e tij të fundit për dy marrëveshjet e arritura me Serbinë, me insistimin e tij për tarifa ose reciprocitet, Kryeministri Kurti është futur në një kurs të konfrontimit direkt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Askush nuk mund ta minojë procesin e dialogut”, thanë burimet e Gazetës Express.

Madje, sipas tyre, ambasadori Grenell dhe asnjë zyrtar i lartë amerikan nuk do ta takojë Kurtin pa e hequr tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë.

“Askush nga zyrtarët e lartë amerikanë nuk do ta takojnë Kurtin derisa ai ta heqë taksën. Kurti do të takohet me zyrtarë të rangut me të ultë”, ka thënë ky burim i gazetës.

Ndërkohë që Albin Kurti e kundërshtoi marrëveshjen e arritur me Serbinë, partnerja e tij në Qeveri, LDK-ja, e përshëndeti atë.

Madje, sot në Munich, zëvendësi i Kurtit, Avdullah Hoti, e takoi Ambasadorin Grenell, ndërkohë që i njëjti ka refuzuar dje që të takohet me Shefin e Hotit, Albin Kurtin.

“Sot takova Ambasadorin Grenell dhe zyrtarë te tjerë të ShBA-ve. Diskutuam për proceset e rëndësishme me të cilat duhet të merremi menjëherë si Qeveri e re”, tha Hoti përmes një postimi në Facebook.

“E sigurova se ne do te jemi partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë Serbine, me qëllimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do të ikë nga përgjegjësitë e saj ne këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka marrë një dinamikë të jashtëzakonshme pasi që Presidenti Trump emëroi të dërguar të tij në këtë proces, ambasadorin Grenell. Deri më tash, janë arritur tri marrëveshje e duket se edhe të tjera janë në proces e sipër.

Albin Kurti nuk duket të jetë i përgatitur për një dinamikë të tillë në dialog. Kryeministri kishte thënë se fillimisht duhet të shqyrtohen marrëveshjet e arritura deri më tash e madje mbrëmë, në një intervistë për REL-in, tha se dialogu mund të nisë tek pasi që Serbia ta ketë qeverinë e re, pas zgjedhjeve të prillit. Kurse, në një panel diskutimi, Kurti tha se nuk mund të ketë marrëveshje pa dialog, nuk mund të ketë bisedime me harta e as nuk mund të ketë harta në tavolinë, kur andej sillen presidentët. /gazeta express/

Etiketa: GrenellKurtiPompeo

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti: Këtë fundjavë do ta kemi lajmin për arritjen ose jo të një marrëveshjeje për institucionet

16:16 : 21/07/2025
RAJONI

Vdekja e 27-vjeçarit/ Reagon Kurti: Abuzuesit nuk do të kenë strehë në institucione

18:41 : 09/07/2025
RAJONI

Kurti: Pres hetim të thellë dhe sa më të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

10:45 : 09/07/2025
RAJONI

Takimi me Osmanin për konstituimin e Parlamentit, Kurti: Ka pak shpresë

22:26 : 02/07/2025
RAJONI

Kurti: Të akuzuarit për Banjskën shumë afër Vuçiç-it

14:23 : 30/06/2025
RAJONI

Kurti konfirmon pjesëmarrjen në darkën e sotme zyrtare në Shkup

12:45 : 30/06/2025
Para

Sormani: Ndaj Laçit ndeshje e vështirë, kam përmirësuar gjendjen psikologjike të klubit

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com