Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme, ndryshe SPAK dha detaje në lidhje me sekuestrimin e pasurive të italianit Giovanni Di Cosimo, një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritet italiane të drejtësisë.
Nga hetimet rezulton se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (Alias Hakorja) ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqipëri dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Bledar Seferit alias Hakorja i janë sekuestruar disa pasuri ku shumë prej tyre kanë qenë në emër të të afërmëve të tij.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur që sekuestrimin e pasurive si më poshtë:
Arë +Truall me sipërfaqe 5954 metra katror nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 metra katror e cila është në pronësi të shtetases Erjola Seferaj.
Pasuri e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 metra katror në bashkëpronësi Artur Hakorja, Demir Osmani dhe Majlinda Lleshi.
Mjeti me targa AA 474 NF modeli Fiat 500, si dhe mjeti me targë AA 105 PB markë ‘Land Rover’ modeli ‘Range Rover’ në pronësi të shtetases Erjola Seferi.
Mjeti me targa AA 360 CY e markës Audi në pronësi të Albana Hakorja.
Mjeti me targë AA 373 OB Fiat 5001 në pronësi të shtetasit Emin Seferi.
Mjeti me targa AA 007 MJ e markës Mercedes Benz, modeli B180 CDI në pronësi të shtetases Aida Seferi.
Gjithashtu është sekuestruar një Fast Food dhe një qendre estetike në pronësi të shtetases Erjona Seferi dhe Sami Osmani.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe katër llogari bankare.
Llogaria e Erjona Seferi me 1.981.946 lekë, Reyhan Seferi me 1.121.298 lekë. Lumturi Seferi me 19.000 euro si dhe llogaria e Bledar Seferit me 2.022 euro. /Top Channel