Vanessa Bryant është duke përjetuar ditët e saj më të trishta, për shkak të ndarjes nga jeta të bashkëshortit Kobe dhe vajzës 13-vjeçare Gianna, si pasojë e një aksidenti tragjik me helikopter më 26 Janar.
Ajo ka bërë një postim shumë të ndjerë në rrjetin e saj social Instagram. Vanessa ka treguar se është e pikëlluar, por edhe mjaft e zemëruar që dy personat më të dashur për të, nuk janë më pranë saj.
“Truri im refuzon të pranojë që Kobe dhe Gigi nuk janë më. Nuk mund ta pranoj për të dy në të njëjtën kohë. Është sikur përpiqem të pranoj se Kobe nuk është më, por trupi refuzon të pranojë se Gigi nuk do të kthehet më kurrë tek unë. Ndihet si diçka e gabuar. Pse duhet unë të jem në gjendje të zgjohem në një ditë tjetër, kur vogëlushja ime nuk është në gjendje ta ketë këtë mundësi?
Jam shumë e inatosur. Ajo kishte kaq shumë për të jetuar. Më pas më kujtohet se duhet të jem e fortë dhe të jem këtu për tre vajzat e mia. E zemëruar që nuk jam me Kobe dhe Gigi, por mirënjohëse që jam me Natalia, Bianka dhe Capri”.
Vanessa e konsideron një makth atë që është duke jetuar dhe do dëshironte që të mund të zgjohej.
“Zot, do të doja që ata të ishin këtu dhe ky makth do të mbaronte”.