Martesa 12 ditore mes Pamela Anderson dhe producentit Jon Peters ka përfunduar me anë të një mesazhi në celular.
Sipas DailyMail 52-vjeçarja dhe 74-vjeçari raportohet të kenë qëndruar bashkë si të martuar vetëm 5 ditë, përpara se të ishte Jon ai që do t’i jepte fund gjithçkaje me anë të një mesazhi.
E gjitha ka ndodhur në vetëm pak ditë dhe shkak është bërë një mesazh që ka marrë në telefonin e saj nga producenti, 5 ditë pas martesës dhe pak para se të kthehej në Kanada.
“E gjithë kjo situatë, martesa…më kanë frikësuar. Më ka bërë të kuptoj se në moshën 74-vjeçare kam nevojë për një jetë të thjehstë e të qetë dhe jo një marrëdhënie dashurie ndërkombëtare”, shkruhet në mesazh.
Ndër të tjera mësohet se producenti i ka kërkuar Anderson që ata të vijojnë jetën në rrugë të ndara e drejtime të ndryshme sepse sipas tij kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjnë.
Mediat ndërkomëbtare shkruajnë se martesa mes çiftit nuk ka qenë e ligjshme.
“Megjithëse ata e njohin njëri-tjetrin prej më shumë se 30 vitesh, ata kurrë nuk kishin jetuar bashkë. Duke jetuar me dikë, e njëj vërtet dhe Pamela është romantike por gjithashtu shumë e pavarur”, shprehet një burim pranë tyre.
Dyshja ka pranuar të mbeten miq pas ndarjes.