• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Politikania holandeze: Problem për negociatat është Shqipëria, jo Maqedonia e Veriut

21:12 : 07/02/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Eurodeputetja holandeze Kati Piri deklaron, se përveç përfitimeve financiare, metodologjia e re e zgjerimit bën të mundur penalizimin e regresit në lirinë e shtypit dhe shtetit ligjor në vendet e Ballkanit.

Por sipas Piri, grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian dëshiron më shumë fokus në çështjet sociale dhe të mjedisit për qytetarët e Ballkanit në metodologjinë e re të Komisionit Europian.

Si e vlerësoni metodologjinë e rishikuar të Komisionit Europian për zgjerimin ? A përkon me 10 propozimet e grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian ?

“Ne shohim qartësisht hapa pozitivë në metodologjinë e re të Komisionit Europian për zgjerimin. Grupimi socialist dhe demokrat në Parlamentin Europian mbështet zgjerimin dhe mendojmë që shtrirja e prosperitetit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin europian është shumë e rëndësishme. Ne shohim një vëmendje më të madhe në reformat e shtetit ligjor dhe lirisë së medias, që janë çështje që ju interesojnë qytetarëve të Ballkanit. Ata duan që vendet e tyre të ecin përpara. Si socialdemokrate, do të kisha dashur të shihja një plan pak më ambicioz lidhur me çështjet sociale për qytetarët e Ballkanit. Ne në Bashkimin Europian po transformojmë ekonomitë tona për shkak të ndryshimeve klimaterike. Por ndërkohë ne shohim që 5 qytete në Ballkanin Perëndimor janë ndër më të ndoturat në botë. Qytetarët e Ballkanit meritojnë shëndet të mirë, ajër të pastër, ujë të pastër. Do kishte qenë mirë nëse në propozimin e Komisionit do kishte më shumë angazhim për këtë. Qytetarët e Ballkanit që punojnë me kohë të plotë nuk kanë një pagesë që bën të mundur një jetë dinjitoze. Nëse ne nuk fokusohemi te kjo, atëherë çfarë sjell zgjerimi për qytetarët e Ballkanit? Ne si socialdemokratë përfaqësojmë 10 qeveri ndër 27 qeveritë e shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe do insistojmë që kjo gjë të jetë në fokus. Si pikë të tretë, ne mbështesim dhënien e një asistence financiare më të madhe për vendet e Ballkanit, edhe pse nuk është e qartë se në çfarë niveli është. Do kishim dashur të shihnim që nëse një vend bën progres, të mund të përfitonte nga fondet strukturore, apo fondet e kohezionit. Ato fonde që mund të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit”, tha Piti.

Metodologjia e re e parashikon më shumë përfshirje të shteteve anëtare për vlerësimin e zbatimit të reformave. E mirëprisni këtë ?

Lexo edhe:

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

“Tërësisht. Ne mund të ëndërrojmë sa të duam këtu në Bruksel. Në fund të fundit janë shtetet anëtare ato që bllokojnë zgjerimin. Nëse ne i angazhojmë parlamentet e vendeve anëtare që në fillim të procesit lidhur me kushtet që vendet kandidate duhet të zbatojnë, atëherë kjo mund të ndryshojë dinamikën e zgjerimit. Pra, jo thjesht t’u kërkojmë në fund që ato të thonë “PO”. Por, të mundësojmë që të gjitha instancat të jenë më të përfshira në procesin e zgjerimit. Kjo do evitonte vendosjen e kushteve të reja sa herë duhet të merret një vendim, gjë që nuk e bën procesin shumë të ndershëm”, u shpreh ajo.

A do bindte kjo shtetin tuaj anëtar, Holandën, Francën dhe Danimarkën për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?

“Parlamenti holandez ishte në favor të hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Problemi ishte me Shqipërinë. Cilat janë shqetësimet e qytetarëve holandezë? Janë dy. Njëra prej tyre ka të bëjë me pasojat e zgjerimit me vendet e Europës Qendore dhe Lindore. Shumë qytetarë tê këtyre vendeve erdhën në vendet Perëndimore, duke krijuar konkurrencë në gjirin e ndërmarrjeve perëndimore në uljen e rrogave. Prandaj, investimi në të drejtat sociale është shumë i rëndësishëm. Nga ana tjetër, ata shohin lidera si Viktor Orban, që mund të bllokojnë çdo gjë që ne duhet të vendosim me unanimitet. Ne duam të sigurojmë që nëse një vend bëhet anëtar, ne të kemi mekanizmat e duhura, që nëse situata përkeqësohet, ne mund t’i përgjigjemi kësaj”, tha ajo.

Komisioneri u shpreh qartë që mund të përdoren instrumenta penalizues në rast të shkeljes së të drejatve themelore dhe cënimit të shtetit ligjor. A mbështetet kjo nga Parlamenti Europian?

“Nëse ne shohim që ka një dinamizëm për reforma, një politikë gjithëpërfshirëse midis qeverisë, opozitës, shoqërisë civile, ne duhet të përdorim instrumenta nxitës. Për Turqinë, për të cilën jam raportuese prej 5 vjetësh, nëse do të vendosnim tani, ne nuk do t’i kishim dhënë as statusin e kandidatit për shkak të përkeqësimit të lirive themelore, si të drejtat e njeriut, lirisë së shtypit, apo shkeljet e shtetit ligjor. Pra, na duhet një mekanizëm, që kur ka shkelje apo cënime, të mund të bëjmë një kthim mbrapa, duke ndërprerë fondet. Këto janë shqetësime të shumê qytetarëve europianë dhe ne duhet t’ju përgjigjemi atyre. Dhe nuk është në interesin e asnjë qytetari në Ballkanin Perëndimor të shohë që situata e lirisë së shtypit po përkeqësohet shumë dhe Bashkimi Europian sheh gjetkë nuk reagon ndaj kësaj. Pra, shpresoj që proçesi i zgjerimit të bëhet për qytetarët dhe jo për qeveritë”, tha më tej eurodeputetja ./abcnews.al

Etiketa: holande

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
BOTA

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

11:53 : 03/06/2025
BOTA

Holandë, protesta kundër Izraelit, kërkojnë ndërhyrjen për ndaljen e sulmeve

09:27 : 19/05/2025
BOTA

Skandal me dhuruesit e spermës në Holandë

19:41 : 15/04/2025
BOTA

Pas Holandës, edhe Belgjika prezanton shërbimin vullnetar ushtarak

08:50 : 09/04/2025
AKTUALITET

Gjenden 40 kg marijuanë në një banesë në Holandë, arrestohet shqiptari

17:59 : 03/04/2025
Para

Çudia në Angli/ Gjyqtarja jep vendimin me ‘google traslate’ për dy shqiptarët

TË GJITHA

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025

50% e fëmijëve në Shqipëri vuajnë nga anemia, shkak kequshqyerja

17:14 : 09/06/2025

Mario Mitaj në mesfushë? Ja si përgjigjet trajneri Sylvinho

17:03 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com