• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush është bosi që drejtonte ‘punët’ nga Belgjika? Detajet e aksionit që goditi rrjetin shqiptar të drogës

12:28 : 07/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me organizatën shqiptare të trafikut të drogës, e goditur një ditë më parë, me 25 arrestime në 5 shtete europiane. “Boldnews” sjell të tjera detaje të përcjella nga mediat në Belgjikë, atje ku siç raportoi Europol, nisën dhe hetimet për organizatën që i kishte shtrirë tentakulat në shume vende të Europës.

Aksioni në Belgjikë

Sipas mediave belge, Një seri prej katërmbëdhjetë bastisjesh në banesa u kryen të enjten në mëngjes, në lokacione të ndryshme në Belgjikë, përfshirë Antwerp-in. Nëntë të dyshuar u arrestuan. I dyshuari, si drejtuesi i rrjetit u arrestua në lagjen Berchem, në Antwerp.

T dyshuarit akuzohen për rritje, transportim dhe shitje të drogës brenda dhe jashtë vendit. Në bashkëpunim me Europol dhe Eurojust, bastisje u kryen njëkohësisht në Francë, Spanjë, Holandë dhe Gjermani. Gjashtëmbëdhjetë të dyshuar u arrestuan në këto vende.

Hulumtimi filloi në vitin 2017 në Herentalsebaan Deurne të Antwerp -it. Policia kishte dyshime se në një apartament tregtohej kokainë. Vëzhgimet intensive dhe hetimi nga policia e Antwerp-it zbuluan përfshirjen e një bande në trafik. Dy plantacione droge u lokalizuan në Anderlecht dhe Ternat gjatë hetimit. Në sekuestrimin e fundit, në Assesteenëeg, Ternat, u gjetën rreth 1.250 bimë, më 9 prill 2019.

Lexo edhe:

No Content Available

Hetimi zbuloi funksionimin e një rrjeti shqiptarësh.

Banda transportonte dhe tregtonte drogë në të gjithë Evropën  Për këtë qëllim automjetet u përshtatën, në mënyrë që paratë dhe droga të transportoheshin në hapësira të fshehura. Disa të dyshuar si pjesë e rrjetit, ishin të njohur për përfshirjen në trafik droge dhe ishin dënuar në disa vende.

Kokainë nga Amerika e Jugut

Organizata drejtohej nga Antwerp, por aktivitetet e saj kriminale u zhvilluan kryesisht në pjesën tjetër të Evropës, në veçanti në Gjermani, Francë dhe Spanjë. Prandaj, me ndihmën e Europol, u krijua kontakt me autoritet ligjzbatuese në këto shtete.

“Gjatë përgjimeve, hetuesit morën informacion në lidhje me importin e mundshëm të një sasie kokaine nga Amerika e Jugut, por asnjë kokainë nuk u kap në këtë fazë të hetimit,” tha Kristof Aerts, nga zyra e prokurorit të Antwerp në një deklaratë për shtyp.

Të enjten në mëngjes, u bënë kërkime në katërmbëdhjetë banesa në Antwerp, Bruksel dhe Charleroi. Nëntë të dyshuar u arrestuan: pesë shqiptarë dhe katër belgë. I dyshuari kryesor u arrestua nga policia e Antwerp në Berchem. Raportohet se është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe afërsisht 55,000 euro.

Aksioni jashtë Belgjikës

16 arrestime u kryen jashtë Belgjikës, në katër vende. Gjatë kontrolleve, u gjet një armë, rreth 30,000 euro dhe gjashtë kilogram kanabis. Shtatë plantacione u sekuestruan, me gjithsej rreth 2.500 bimë.

Planatcion i zbuluar në Gjermani

Gjykatësi paraprak do të vendosë brenda 48 orëve nëse nëntë të dyshuarit e arrestuar në Belgjikë do të lihen në burg. Kristof Aerts tha se akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarve janë ato për posedim, kultivim e trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, si dhe armëmbajtje pa leje.

Planatcion i zbuluar në Gjermani

“Do të kërkohet ekstradim për një numër të dyshyarish të ndaluar jashtë vendit”, deklaron ai.

/BoldNews/

MEGA-AKSIONI/ 600 forca policore për të goditur rrjetin shqiptar të trafikut, 25 të arrestuar në 5 shtete

Etiketa: droga ne belgjike

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kandidati për kreun e BKH drejt shkarkimit/ Pasuritë që nuk justifikon dhe njolla si “Sigurims”

TË GJITHA

Paqe ndoshta, por jo në Vatikan/ Refuzimi nga Lavrov: Jemi dy vende ortodokse

20:44 : 23/05/2025

Asllani, Sherri e Rrahmani titullarë/ Formacionet zyrtare të ndeshjeve që vendosin titullin në Seria A

20:42 : 23/05/2025

Gjykata Kushtetuese rrëzon rekursin e Pëllumb Gjokës, nuk i heq sekuestron ndaj tokës në Velipojë

20:31 : 23/05/2025

Ushqimet më të mira për të qëndruar të hidratuar

20:30 : 23/05/2025

51-vjeçarja shqiptare dënohet me burg! Prej 10 vitesh përndiqte çiftin italian

20:12 : 23/05/2025

“Jam i rënduar psikologjikisht, nuk kam lidhje me grupin kriminal”, zbardhet dëshmia e Tragajt para gjykatës

20:01 : 23/05/2025

Fama nuk mjafton/ Listat e hapura nuk ishin për artistët, Kllogjeri: Isha i bindur që nuk do fitoja!

20:00 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com