Në këtë stinë të ashpër virozash, është shumë e rëndësishme që njerëzit të tregojnë kujdes të përforcuar për zbatimin e higjenës.
Një aspekt tjetër i kujdesit ndaj virozave qëndron edhe tek përdorimi i trajtimeve natyrale kundër kollës dhe të ftohurës, si ai që ekspertët e AgroËeb.org do ju tregojnë më poshtë.
Kura Më e Mirë Natyrale Kundër Kollës Dhe Të Ftohurës
Kura më e mirë qëndron tek një shurup natyral që fuqizon imunitetin dhe çliron rrugët e frymëmarrjes nga bllokimet e virozave.
Ajo mund të përgatitet dhe të ruhet në frigorifer për deri në dy muaj.
Përbërësit:
2 limonë të larë mirë,
2 copa xhenxhefil
Mjaltë
Kavanoz
Përgatitja e Kurës
Limonët dhe xhenxhefilin prijeni në copa mesatare të cilat më pas duhet t’i vendosni me rradhë në një kavanoz qelqi.
Sipas tyre do të hidhni mjaltin ngadalë që të zëjë vend.
Pasi ta keni mbushur kavanozin me mjaltë, mbylleni mirë me kapak dhe futeni në frigorifer.
Me kalimin e kohës, shurupi do të jetë më i lëngshëm.
Atë mund ta përdorni edhe për çaj.
Mjafton të mbushni një filxhan me ujë të nxehtë dhe të hidhni dy ose tre lugë gjelle nga mjalti dhe nga një copë xhenxhefil e limon.
Prisni 3-4 minuta dhe më pas pijeni.
Përveç shijes fantastike, mjalti me limon dhe xhenxhefil është kura më e mirë natyrale kundër kollës dhe të ftohurës.
Limoni është shumë i pasur me vitaminë C e cila fuqizon imunitetin dhe largon radikalet e lira.
Xhenxhefili nxit eliminimin e toksinave nëpërmjet djersës, ndaj ai duhet konsumuar patjetër kur jeni me grip ose të ftohur.
Mjalti nga ana tjetër frenon kollën dhe hollon sekrecionet.
Ai përmirëson aftësitë e trupit për të luftuar infeksionet dhe zvogëlon shanset e shfaqjes së temperaturës.
Shurupin mund ta pini sa herë që të keni kollë dhe kur jeni me grip apo të ftohur./AgroWeb.org