• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anti-KÇK, Rama dhuron show e rradhës/ “Sprova e SPAK, do heqim liçensa e do bllokojmë makina…”

12:02 : 02/02/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Në formatin e një show, Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ligjin anti-KÇK, në një ceremoni të organizuar në mjediset e repartit RENEA, atje ku janë stërvitur efektivët që do të bëjnë pjesë në atë që quhet si Njësia Operacioni Forca e Ligjit.

Kjo njësi, referuar ligjit të miratuar dy ditë më parë nga qeveria, i cili ka hyrë në fuqi, pasi ka formën e një akti-normativ, do të ketë si objekt të veprimtarisë së saj, pasuritë e vendosura në mënyrë jo ligjore. Kryeministri ka mbajtur një fjalim, të ngjashëm me atë të ditës së parë në pushtet, por që spërputhet me faktin se ka 7 vite që qeveris vendin.

Kjo për vetë faktin se nën qeverisjen e tij, Shqipëria njohu kanabizimin e plotë të vendit, madje duke u renditur si prodhuesi më i madh i kanabisit, me një ish-ministër të Brendshëm të hetuar dhe gjykuar për lidhje me trafikantë, me deputetë e kryebashkiakë që sot janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe me zyrtarë të niveleve të ndryshme, po të penalizuar nga ky ligj.

Gjithsesi kjo nuk e ka penguar Ramën që të bëjë demagogjinë e rradhës dhe t’u drejtohet uniformave të policisë me një fjalim, por pa dhënë shpjegime apo kërkuar ndjesë për nëpërkëmbjen që u ka bërë atyre ndër vite, për drejtuesit e policisë të përfshirë në vjedhje votash apo paligjshmëri.

“Nga nesër një letër do u drejtohet subjekteve dhe brenda 48 orëve do u kërkohet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimin e pasurisë së tyre dhe pastaj formulari do të shkojë te SPAK-u dhe nga SPAK- u në gjykatë dhe ata do të duhet të vijnë para gjykatësit dhe të tregojnë sa fort kanë punuar tokën dhe sa shumë ullinj dhe portokalle kanë mbledhur, sa shumë vite kanë bërë roje natën në objekte, sa shumë janë lodhur dhe stërmundur në fasoneri, sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda apo jashtë vendit, nëse duan ti mbajnë ato pasuri, për ndryshe gjithcka që kanë sot, nesër do të jetë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e policisë së shtetit. Kjo nuk do të vijojë si ato proceset ku në fund persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet, por kjo ka afate”, u shpreh Rama.

Lexo edhe:

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

Në vijim, ai deklaroi se paketa anti-KCK parashikon edhe bllokimin e lëvizjes për jashtë shtetit, jashtë njësisë së tyre administrative, jo të nisen me autokolona makina luksoze dhe të shkojnë të nxjerrin pushkë në Himarë apo Dhërmi në mes të sezonit.

“Paketa parashikon mos marrjen pjesë të tyre në tendera, heqjen e të gjitha licencave që disponojnë. Këta ruajnë me polici private, këta nuk do të gëzojnë më asnjë licencë. Këta kanë radio, mjete ndricimi të posacme, sisteme videosh dhe survejimesh”, deklaroi ai.

Në fjalimin e tij, një ditë para nisjes në terren të aksionit, sikundër është paralajmëruar, Rama e konsideroi anti-KÇK si një sprovë ndaj SPAK.

“Një kohë ekstreme, kërkon masa ekstreme thotë një shprehje dhe besoj që është vendi për ta përsëritur në këtë kohë dhe moment, kur jemi bërë gati për një përballje ekstreme me krimin e organizuar dhe kur është ekstreme koha për t’i dhënë një përgjigje dërrrmuese, jo vetëm krimit, por edhe të gjithë atyre ushqejnë mosbesimin te angazhimi ynë për të luftuar deri në fund.
“ Ne i kemi në dispozicion një instrument jashtëzakonisht të fortë në duart e shtetit në duart e policisë dhe OFL-së, ligji special për marrjen e të gjitha masave të nevojshme pasurore ndaj atyre që në 30 vite janë dënuar apo akuzuar për krim të organizuar terrorizëm, krime të rënda dhe sot ne kemi një garanci më shumë SPAK-un.

SPAK-u tanimë është formuar dhe kjo është sprova e parë për vetë SPAK-un dhe duke pasur një besim absolut te ata që janë bërthama e këtij institucioni të sapo lindur, por të përgatitur për një kohë të gjatë, si ai i vettingut, kam shumë besim se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe kemi forcat e duhura për një ndryshim historik. Duhet t’ua bëjmë të parehatshëm atdheun kriminelëve. Nuk mund të jetë sheshi i ndërtimit për vilat dhe bizneset e tyre, që nuk burojnë nga puna, por edhe nga gjaku i komisarëve dhe policëve të vrarë në 30 vite. Nuk mund të jetë platforma e ekspozimit të muskujve në club-e apo hapësira publike, duhet të jetë ferri i tyre”, tha Rama.

Ai shtoi se anti-KÇK do të drejtohet ndaj atyre që nuk meritojnë të hipin edhe mbi një gomar se e fyejnë gomarin dhe jo më mbi makina të blinduara.

“E dinë edhe policët që sa shumë herë subjekte të këtij ligji janë arrestuar, janë çuar përpara gjykatave dhe i kanë nxjerrë gjuhën të gjithë sakrificave dhe të gjithë besimit në shtet duke dalë të lirë pa u hyrë gjemb në këmbë edhe këta janë subjekt të ligjit. Jo vetëm ata që janë dënuar, por edhe ata që janë akuzuar për këto krime që parashikon ligji dhe nesër të paraqesin provat e pasurisë së tyre.

Edhe ato pak asete që janë sekuestruar u janë kthyer autorëve nga sirtarët e gjykatave të korruptuara dhe autorët me mjetet e rikthyera apo lartësia e kateve të vilave të tyre u kanë përqeshur ju që dilni nga shtëpia në mëngjes dhe përqafoni familjen sikur të ishte hera e fundit”, tha Rama.

Etiketa: Anti KCKpoliciRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pas protestës para Kryeministrisë, një grup qytetarësh mblidhen para selisë së PS-së

22:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

“Deri sa vdekja t’i ndajë”/ Protestuesit nuk i kursejnë ironitë ndaj Ramës dhe Berishës

19:31 : 02/06/2026
Para

Marrëveshja për qeverinë e re të Kosovës/ Meta: E përshëndes ngrohtësisht...

TË GJITHA

Gafa e gjendjes civile, e bën shqiptaren me shtetësi afgane

21:11 : 04/06/2026

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

21:09 : 04/06/2026

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te certifikata ime

21:03 : 04/06/2026

Protestuesit sfidojnë Ramën: Nëse të ka mbetur gjak shqiptari, jep dorëheqjen

21:01 : 04/06/2026

“Ngre alarme false”, Braçe dhe Salla përplasen në Kuvend: TVSH-ja ka shkatërruar blegtorinë

20:52 : 04/06/2026

Dështon emërimi i përfaqësuesit të ri ndërkombëtar në Bosnje, konsultimet vazhdojnë

20:48 : 04/06/2026

U vra në krye të detyrës, familja refuzon varrimin e Enea Mekollit te Varrezat e Dëshmorëve

20:45 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetmeritbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom