Sot pritet të jetë një ditë e bukur dhe me diell pavarsisht se duke nisur nga orët e pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Këto vranësira në zonën e qendrës dhe atë të veriut do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash dhe të lokalizuara.
Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie dhe parashikohen nga -4ºC në relievet malore deri në 5ºC në ato bregdetare. Në mesditë pritet një rritje e lehtë e tyre duke u parashikuar nga 12ºC në zonat malore deri në 18ºC në ato bregdetare.