• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjeshtri i arratisjeve dhe bosi i kokainës/ Kush është Dritani, i dyshuari se porositi pengmarrjen e Prengës

13:20 : 30/01/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Dritan Rexhepi, i cili njihet dhe si Gramoz Rexhepi është një prej personave që dyshohet se urdhëroi pengmarrjen e Jan Prengës, i cili më pas u vra. Prej më shumë se 5 vitesh, Dritan Rexhepi, ndodhet në burg në Ekuador, si “koka” i një rrjeti trafiku kokaine. Ai u arrestua atje në vitin 2014 duke transportuar një ngarkesë prej 278 kg kokainë.

Dyshohet se nga burgu ekuadorian, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai porositi pengmarrjen e Jak Prengës, 49 vjeç, baba i pesë fëmijëve, thanë burime pranë grupit hetimor.

Prej më shumë se një dekade. Dritan Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve. Ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

Dyshohet se rrëmbimi ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve për çështje droge në Britaninë e Madhe. Vëllai i viktimës, në gusht të vitit 2017, u dënua me 8 vite e gjysmë burg për trafik kokaine. Astrit Prenga, vëllai i Jak Prengës, dyshohet se nuk kishte dorëzuar një ngarkesë prej rreth 300 kg lëndë narkotike kokainë te grupi kriminal i Dritan Rexhepit në Britaninë e Madhe. Për rrjedhojë banda urdhëroi marrjen peng të 49-vjeçarit për t’i bërë shantazh vëllait të tij, Por për shkak të dhunës së ushtruar, babai i pesë fëmijëve ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej në vendin ku do të mbahej peng, në resortin e familjes Hajri në Shijak.

Lexo edhe:

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

Në Shqipëri i dënuar me 25 vite burg

Në Shqipëri ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve. Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Mjeshtri i arratisjeve

Ai kishte arritur të arratisje nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006, dhe në vijim Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli. Në vitin 2014, Shqipëria i kishte kaluar Ekuadorit dosjen për ekstradimin e vlonjatit Rexhepi. Në fakt në garë për ekstradimin e tij janë edhe shtete të tjera të Europës si, Italia, Spanja apo Britania e Madhe, vende në të cilat akuzohet për vepra të rënda penale.

Në Spanjë në korrikun vitit 2011, Rexhepi do të shpallej në kërkim për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelonë. Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. Rexhepi u kërkua për ekstradim nga 4 shtete.

Arrestimi në Ekuador me 278 kg kokainë

I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit në vitin 2014, tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës. Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë. Megjithatë, askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë.

Dritan Rexhepi me pamje të ndryshuar pas arrestimit në Ekuador

Është dashur verifikimi i Departamentit të Daktiloskopisë së zyrës qendrore të Interpolit në Lion që të zbulonte identitetin e vërtetë të tij. Gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.

Pengmarrja dhe vrasja e Prengës/ Forcat Speciale aksion në Shkodër: Ja çfarë u gjet

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025
SPORT

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025
SPORT

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025
BOTA

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025
AKTUALITET

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025
Para

PPP/ Edi Rama shtoi “me laps” 700 mijë USD për Klodian Zoton e inceneratorëve

TË GJITHA

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com