Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan në rrjete sociale se ndërkombëtarët duhet ti dalin garant Reformës në Drejtësi dhe jo të pranojnë deformimet, shantazhet, kërcënimet që qeveria u bën gjyqtarëve dhe prokurorëve për qëllimet e saj.
‘Te gjithe e dine dhe asnje nuk e ka harruar se ne menyren me atipike dhe te paprecedent u pranua, qe te perfshihej roli i nderkombetareve edhe zyrtarisht ne Kushtetuten e Shqiperise per Reformen ne Drejtesi.
Pati edhe nje debat te madh publik per cenimin e sovranitetit te vendit me kete perfshirje te nderkombetareve ne Kushtetute.
Nderkombetaret Vllahutin dhe Lu, atehere perpara se te miratohej reforma ne drejtesi, merrnin pjese ne menyre te paprecedent ne historine e parlamentit dhe te procedurave parlamentare edhe ne mbledhjet zyrtare e Komisionit Ad Hoc te Reformes ne Drejtesi, bile mbanin edhe fjalime aty.
Gjithashtu perpara miratimit te Reformes nderkombetaret Vllahutin dhe Lu deklaruan dhjetra here, se do te ishin ata garantet e integritetit te zbatimit te Reformes ne Drejtesi ndaj edhe Operacioni Nderkombetar i Monitorimit u perfshi edhe ne Kushtetute.
Sot Reforma ne Drejtesi po perballet me probleme te medha integritetit, te perbuzjes dhe refuzimit arrogant nga rilindja te rekomandimeve te ONM, te standarteve te dyfishta, te shantazhimit te gjyqtareve dhe prokuroreve, te skualifikimit te qellimshem te kandidateve konkurues, te paracaktimit te fituesve, te nepotizmit te çfrenuar deri edhe ne tentativen per rrembimin e kompetencave te Presidentit per emerimet ne Gjykaten Kushtetuese etj etj.
Nderkohe qe miliona euro,dollare e leke derdhen dhe vazhdojne te derdhen per zbatimin e Reformes ne Drejtesi, sistemi eshte i asfiksuar, jo funksional dhe me integritet te ulet.
Ndaj nje Komision Hetim Monitorimi BE dhe SHBA per zbatimin e Reformes ne Drejtesi eshte realisht nje obligim i natyrshem i tyre.
Cënuam me vullnet sovranitetin duke perfshire nderkombetaret edhe ne Kushtetute ne kembim te sigurise, qe ata dhane si garante te integritetit te zbatimit te Reformes ne Drejtesi.
Zgjidhja permes heshtjes prej nderkombetareve ndaj ketij detyrimi, sigurisht nuk i çliron ata nga permbushja e tij si detyrim ndaj popullit shqiptar.
Heshtja nuk eshte sjellja qe shqiptaret presin nga nderkombetaret per hetim monitorimin prej tyre te Reformes ne Drejtesi.
Heshtja nuk e sheron situaten, por e rendon keq e me keq ate.
Shqiptaret presin zbatimin e Reformes ne Drejtesi ashtu sikurse ajo u miratua ne 21-22 korrik 2016, shqiptaret nuk mund te pranojne shkeljen e kushtetutes ne zbatimin e reformes, shqiptaret nuk mund te lejojne kapjen e saj nga rilindja, shqiptaret nuk mund te tolerojne nje drejtesi te kompromentuar, qe mbron haptas qeverine,qe nuk heton korrupsionin e qeverise, por e mbron ate si tek rasti i Unazes se Re apo mos hetimin dhe mbulimin e krimit elektoral sic eshte dosja 184 dhe 339 ku dhe SPAK u rrezua qe ne proven e pare te dosjes184.
Nderkombetaret garantuan.
Tani eshte koha tu dalin per zot garancive, qe dhane dhe presionit insistues qe bene per miratimin e Reformes ne Drejtesi si reforme per te vendosur Shtetin Ligjor dhe jo Shtetin e kapur te Rilindjes!