40 milionë lekë të vjetra i janë grabitur një biznesmeni në Sarandë nga persona ende të paindetifikuar.
Sipas policisë ngjarja ndodhi mesnatën e së dielës në banesën e biznesmenit Jani Bolko në fshatin Jermë të Sarandës.
Mësohet se grabitësit kanë marrë me vete kasafortën ku ndodheshin paratë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa janë shoqëruar disa persona të dyshuar.