• Kontakt
Tuesday, October 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Edi Rama, një gënjeshtar i patalentuar*

21:23 : 15/08/2016
në OP-ED

Nga Andi Bushati

Prej kohësh tek kundërshtarët e tij më të egër dhe tek gazetarët e tij më kritikë, është rrënjosur një klishe, sikur Edi Rama është një mjeshtër i komunikimit publik.

Konkurrentët e drejtpërdrejtë vuajnë nga paranoja se ai ta shet sapunin për djathë. Se në media, kryeministrit aktual i ka po aq duk vizimi dhe ndriçimi i një rruge sa ç‘i kishte Berishës çarja e maleve dhe ndërtimi i autostradës së kombit.

Kritikët e tij i mundon kompleksi se ai di t’i fshehë me mjeshtëri të gjitha krimet që po bën në këtë vend, përmes një propogande të rafinuar dhe tinzare.

Por në fakt, kjo është veçse një paranojë.
Mjafton t’i hedhim një sy skandalit të fundit, prishjes së stadiumit kombëtar Qemal Stafa, për të kuptuar se kryeministri aktual është një keqbërës që lë gjurmë.

Lexo edhe:

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kishim frikë, qëndruam të fshehur

Djali plagos me thikë të atin në Fier

Një politikan shumë tepër larg klishesë së mjeshtrit të komunikimit që di si ta manipulojë opinionin publik.

Në këtë histori, Edi Rama, ka bërë vetëm gafa dhe ka prodhuar vetëm gënjeshtra që janë zbardhur sa hap e mbyll sytë.

Sapo shpalli se do të ngrinte në mes të qytetit një kullë me stadium, pasi u vu nën një presion të madh, ai deklaroi se fasada e mrekullueshme e ideuar nga Gerardo Bozio do të ruhej. Në fakt, vetëm pak ditë më parë në një takim privat, ai i pati deklaruar arkitektit të tij, Mario Kazamonti se mund ta rrafshonte pa keqardhje atë rangallë (për këtë ka disa dëshmitarë).

Por historia nuk mbaron me kaq.

Ai u akuzua se po bënte biznes në emër të dashurisë për kombëtaren duke i shtuar qytetit një kullë monstër. Në vend që të përgjigjej, ai botoi në Facebookun e tij disa stadiume ndërkombëtare me kulla që edhe për syrin e specialistit më të rëndomtë, nuk kishin asnjë lidhje me mjedisin shqiptar. Kundërmodelet e Ramës ose ekzistonin në vende jo demokratike, ose ishin ngritur në periferi qytetesh, por megjithatë, asnjëri nuk lartësohej mbi një asambël trashëgimi kulturore.

Ai shpalli një dëgjesë publike dhe pasi u frikësua aq shumë nga presioni i shoqërisë civile, e mbylli me truproja private sallën ku do të zhvillohej ajo.

Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve direkte se si qe e mundur që po shkatërronte një ansambël për të cilin vetë kishte këmbëngulur që të hynte në fondin e trashëgimisë kulturore, ai i quajti kundërshtarët e tij kullofobë.

Pasi pa se shoqata e arkitektëve e fshikulloi ashpër këtë marrëzi, ai bëri një tjetër gafë. Shantazhoi dhe gënjeu kreun e saj, Maks Mitrojorgji, dhe e bëri të thotë se projekti i stadiumit të ri ishte i pranueshëm. Sikur të mos i mjaftonte kjo, prodhoi një gënjeshtër të re: shkroi në Facebookun e tij se shoqata e arkitektëve pasi pa projektin, u tërhoq.

I ngrati Maks Mitrojorgji, megjithëse pranoi të përdorej, nuk e duroi dot telendisjen deri në këtë shkallë dhe tha publikisht në emisionin “Të paekspozuarit” se Rama kishte gënjyer dhe u dorëhoq kokëulur nga shoqata e arkitektëve që drejtonte.

Historia e intrigave të vogla dhe manipulimeve, të cilave u del boja menjëherë, ka edhe më.

Rama u kap gafil në gënjeshtër, pasi kishte premtuar se fasada do të ruhej, kur të gjitha mediat botuan fadromat që po shembnin basorelivet socrealiste të staduimit. Impakti i atyre pamjeve barbare e detyroi kryeministrin të fabrikonte një gënjeshtër të re.

Ai shkroi se ato qenë fundërrina të kohës së komunizmit që vetëm e shëmtonin kryeveprën e Bozios. Por edhe ky argument doli kallp. Shumë specialistë ngritën zërin për të argumentuar se me të njëjtën logjikë duheshin rrënuar edhe mjaft objekte të tjera të periudhës hoxhiste, që kryerilindasi po mundohej t’i rivitalizonte kohët e fundit.

Kur pa se edhe kjo dredhi nuk zuri vend, ai provoi një tjetër: ribotoi foto të tempullit të famshëm Abu Simbel mbi lumin Nil, në Egjipt, të cilin e kishin zhvendosur me bekimin e UNESKO-s duke e prerë madje pjesë- pjesë.

Por edhe kjo thirrje në ndihmë e historisë, rezultoi një bllof më shumë. Ajo nuk kishte asnjë lidhje me rastin shqiptar. Pasi tempulli në Egjipt u spotua sepse atje nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje tjetër për të shmangur përmbytjet, për të krijuar mundësi për vaditje dhe prodhim energjie. Ndërsa në Tiranë stadiumi mund të ndërtohej edhe gjetkë.

Nuk do të jetë çudi që nëse presioni i opinionit do të vazhdojë, kryeministri të kërkojë të fabrikojë manipulime të reja, gjithnjë për të fshehur gënjeshtrat e tij për këtë aferë të dyshimtë.

Por, as erudicioni sipërfaqësor, as referimet mendjelehta tek historia, as piruetat që demaskojnë mungesën e qëndrimeve koherente, nuk do ta bëjnë të besueshme makinerinë e gjënjeshtrës që Rama vuri në punë për të justifikuar mendësinë talebane dhe makutërinë financiare.

Në këtë kuptim, historia e shkallmimit të Qemal Stafës, shërben si një shembull tipik i amatorizmit në komunikimin publik dhe i pamundësisë së gënjeshtrave foshnjore për të fshehur mëkatet e pushtetit.

Jo, Edi Rama nuk është një magjistar që arrin të shesë sapunin për djathë. As një prestigjator që arrin të fshehë kullën nën stadium.

Në çdo përpjekje për të gënjyer, ai është kapur me preshë në duar.

Forca e tij nuk qëndron në ndonjë aftësi të veçantë. As tek ndonjë talent makiavelik.

Forca e tij është pikërisht tek këto kulla, me milionat e të cilave, ai arrin të manipupojë profesionistët, militantët e trashëgimisë dhe së fundit mediat e mëdha, të cialt bëjnë sikur nuk i shohin manipulimet e tij meskine.

Ai nuk është i rrezikshëm se ka talent për të gënjyer, por sepse rrallëkush ka guximin ta tregojë me gisht si gënjeshtar. /Lapsi.al/

*Titulli është i ndryshuar nga redaksia e Boldnews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kishim frikë, qëndruam të fshehur

12:13 : 07/10/2025
AKTUALITET

Djali plagos me thikë të atin në Fier

12:12 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Do të vrasim ty dhe familjen”/ Atentati me tritol në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici

12:07 : 07/10/2025
AKTUALITET

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Kreu i SPAK, Altin Dumani, vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

11:48 : 07/10/2025
AKTUALITET

Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Ai që do dënojë nipin tim do përballet me plumba

11:40 : 07/10/2025
Para

A u prish fasada e stadiumit "Qemal Stafa" për interesat e klientëve të Ramës?

TË GJITHA

Avokatja e pranishme në vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Kishim frikë, qëndruam të fshehur

12:13 : 07/10/2025

Djali plagos me thikë të atin në Fier

12:12 : 07/10/2025

“Do të vrasim ty dhe familjen”/ Atentati me tritol në Sarandë, Isuf Jaçaj i kërkoi të birit të vetëdorëzohej në polici

12:07 : 07/10/2025

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

12:00 : 07/10/2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani, vizitë ngushëllimi në familjen e gjyqtarit Astrit Kalaja

11:48 : 07/10/2025

Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin, kërcënon xhaxhai: Ai që do dënojë nipin tim do përballet me plumba

11:40 : 07/10/2025

Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ prezanton kandidatin për zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Cërrikut

11:30 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com