• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në Patos/ Nga historia rozë tek kallëzimi në polici i viktimës ndaj gardianit Martin Skëndaj (DETAJE)

16:51 : 19/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë në Patos, ku humbën jetën dy gardianë të burgut të Fierit. 22-vjeçari Martin Skëndaj, gardian në burgun e Fierit, është arrestuar nga policia si autor i vrasjes së dy kolegëve. Situata agravoi në përdorimin e armës nga Skëndaj, pas një konflikti çasti me Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn në poliklinikën e Patosit. Një prej tyre ndërroi jetë në vend menjëherë pas sulmit, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.  

Shkaku? Duket se një histori rozë përfundoi në të zezë…

***

Manol Rrapaj, dyshohet se ishte i dashuri i motrës së Martin Skëndajt (autor i vrasjes). Ky i fundit duket se nuk e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka qëlluar me armë duke i marrë jetën Manol Rrapajt bashkë me shokun Elis Kapajn.

Sipas raportimeve, tri ditë më parë, Manol Rrapaj kishte kallëzuar penalisht në Policinë e Fierit autorin Martin Skëndaj dhe babanë e tij, pasi këta të fundit kishin shkuar për të debatuar me të, dhe pretendonin se ai kishte ngacmuar motrën e 22-vjeçarit, identiteti i të cilës ende nuk bëhet me dije për mediat.

Lexo edhe:

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

Sipas denoncimit të bërë në polici, Rrapaj kishte thënë se në momentin kur ata kishin shkuar për t’u sqaruar, kishin patur me vete edhe mjete prerëse. Pas denoncimit, materialet i kishin kaluar Prokurorisë së Fierit për kanosje.

***

Disa banorë të lagjes ku jetonin viktimat dhe autori i vrasjes, janë shprehur se djemtë njiheshin të mirë nga të dyja palët.

“Të mirë ishin të dy, çuna të urtë, familje të mira. Konfliktet s’i dimë ne, i di prokuroria, por ka pas ca gjëra të vogla.”-shprehet një prej banorëve.

“Sot e mora vesh lajmin. I njihnim si djem të mirë, edhe ky që qëlloi edhe ata tjerët, se çfarë kanë pasur nuk e di. Nuk e di për konflikt, s’di gjë çfarë kanë pasur me njëri-tjetrin. Janë afër, ngjitur me njëri-tjetrin. Pastaj se ka qenë e çastit, se ka qenë e vjetër, nuk e di”-u shpreh një tjetër banor.

Ndërsa një banor tjetër shprehet se familjet kanë qenë shumë të mira, por kjo që ndodhi nuk duhet të ndodhte. “Nuk di asgjë për konflikt mes tyre, vetë si person nuk kam dëgjuar gjë. Shumë të mirë ishin të dy, edhe viktima, edhe ish-polici i burgut. Unë isha në punë, kur erdha në shtëpi e pashë në televizor.”- u shpreh një tjetër banor.

Etiketa: Elis Kapajhistoria rozeManol RrapajMartin Skendajpatosvrasjevrasje e dyfishte

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbulon detaje rreth 43-vjeçarit që vrau efektivin e “Shqiponjave”

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026
AKTUALITET

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026
AKTUALITET

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026
Para

ZYRTARE/ Lojtari i Kombëtares me ekip të ri, ja ku transferohet

TË GJITHA

Aksident i rëndë në Kardhiq – Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur

08:45 : 05/06/2026

Një krahasim i projekteve problematike në Beograd e në Zvërnec

08:34 : 05/06/2026

35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja

08:18 : 05/06/2026

Plagosje me armë zjarri gjatë natës në Vlorë

08:05 : 05/06/2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit sot

08:02 : 05/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom