Përditësuar/ Gjykata e Tiranës pritet të japë këtë të mërkurë vendimet për çështjen “Geron Xhafaj”. Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti Ervin Salianji, për të cilin akuza ka kërkuar 1.6 vite burgim, tha se procesi është i montuar politikisht.
Ai paraqiti prova të reja, duke deklaruar se ato rrëzojnë akuzat politike kundër opozitës dhe medias.
Provat
“Ajo që ndodhi në seancën gjyqësore, ishte thuajse siç edhe pritej, një farsë e planifikuar sipas një pretence të bëra gati nga Edi Rama që ditën e dytë të publikimit të skandalit të përfshirjes së Geron Xhafajt dhe vëllait të tij ministër të brendshëm për ta lehtësuar në akuzën e trafikut të drogës. Është e qartë për gjykatën, është e qartë për prokurorinë sot, është e qartë edhe për publikun, që në datë 24 kur gazetari Jetmir Olldashi ka bërë investigimin, pothuajse për një orë sipas qelizave telefonike të pa kundërshtuara edhe sot nga prokuroria, edhe Geron Xhafaj apo Agron Xhafaj, edhe Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, sipas antenave të kompanive telefonike, ndodhen në të njëjtën zonë që është edhe lokali i Agron Xhafaj. Pra, në këtë periudhë kohore që edhe gazetari Jetmir Olldashi e ka thënë në prokurori, në orën 1.30, ka ndodhur regjistrimi i audio-skandalit ku përfshihej në trafik droge, vëllai i ministrit të brendshëm, provë e cila nuk është kundërshtuar nga prokuroria. Nga ana tjetër, pretendimi apo prova kryesore e prokurorisë që është dëshmitari i rremë Alizoti, thotë që e kam sjellë në datë 14 apo janar audio-përgjimin së bashku me Albert Veliun, duke pretenduar që ka makën dorëzuar mua”, tha Salianji.
“Përveç shumë fakteve, provave dhe përgjimeve të patranskriptuara nga prokuroria, që ne i kemi bërë publike, ku Alizoti merrte dhe paguhej me para nga drejtori dhe nëndrejtori i Policisë së Fierit, sot kemi edhe fakte të tjera të pakundërshtueshme Sot kemi edhe fakte të tjera të pakundërshtueshme që janë komunikimet telefonike të dy numrave të Albert Veliut dhe Alizotit, të cilët nga data 14 janar që pretendon që është bërë regjistrimi9 dhe deri në fund të shkurtit nuk kanë ardhur në Tiranë. Bie me provë shkencore po ashtu pretendimi i dëshmitarit të sajuar që ka ardhur me datë 15 dhe 16 dhe më kanë dorëzuar mua një material audio apo video. Të dy numrat e telefonit, edhe numri i Edi Alizotit, apo Ramë Alizotit edhe numri i Babales apo Albert Veliut nuk janë në Tiranë sipas qelizave telefonike të marra nga komanitë telefonike të cilat janë në dosjen e Prokurorisë dhe për të cilat nuk ka asnjë pretendim në kundërshtim edhe nga prokuroria. Prova tjetër themelore që është në këtë dosje që është akt-eskpertimi i kompanisë britanike, nuk e përjashton faktin që Agron Xhafaj është person që e ka zërin e ngjashëm me videon apo materialin me të cilën ne kemi publikuar”, shtoi.
“Nuk ka asnjë provë apo fakt tjetër prokuroria. Ne jemi detyruar për shkak të publikut të bëjmë një mbrojtje gazetari dhe unë më shumë se 100 faqe, ndërkohë që pretendimet e prokurorisë në konkluzionet përfundimtare që i kam këtu dhe do jau jap edhe me komente edhe të plota, nuk ka asnjë provë të vetme mbi të cilën të provojë fajësinë time apo të gazetarit, ka vetëm urdhër politik për të ndjekur lidhjen logjike të kryeministrit. E qartë është, i kërkova edhe në seancë gjyqësore edhe prokurorëve, edhe në publik, që prokuroria me faktet dhe provat e reja që paraqitëm sot, duhej të kishte ndryshuar qëndrim edhe për faktin se edhe dy prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje janë ose të korruptuar, ose të lidhur me krimin dhe për këtë arsye janë përjashtuar nga sistemi me anë të vetingut. Prokuroria nuk ka asnjë provë tjetër. Por komunikimin tim me Jetmir Olldashin të datës 18 e shmang qëllimisht, dhe këtë e kemi bërë publike nëpërmjet tabulateve telefonike, që nuk kam qenë unë që e kam bërë njohjen mes Jetmir Olldashit dhe Babales apo Albert Veliut, por ka qenë Jetmir Olldashi që më ka komunikuar mua më datë 18 dhe kjo provohet nëpërmjet tabulateve telefonike qartësisht. Kjo është një çështje e cila është bërë për të tërhequr në llumë denoncuesit, sepse ata janë me pushtet politik, pushtet financiar dhe me pushtetin e mafias e cila kontrollon dhe paguan avokatë të cilët kanë qenë prokurorë por që me fakte dhe me prova konkrete kështu që të presim dhe të shohim se si për një periudhë kaq të shkurtër, pavarësisht provave të reja, Gjykata do të marrë një vendim pas 30 minutash”, e mbylli deklaratën ish-deputeti.