• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hija e grupit të ‘Sakatit’ pas 5 viktimave në Peqin dhe armatimit të kapur tek karburanti

21:50 : 17/12/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Pesë viktima dhe dy të plagosur rëndë, është ky bilanci 1 vjeçar i ndodhur në territorin juridiksional mes zonës së Peqinit dhe Elbasanit. Pas këtyre vrasjeve dyshohet se qëndron hija e një grupi kriminal, tepër të sofistikuar që vepron në këtë zonë, dhe që njihet ndryshe si grupi i “Sakatit”.

Dyshohet se anëtarët e këtij grupi kriminal qëndrojnë pas tre atentateve mafioze në Peqin por dhe armatimit të rëndë, që u gjend në ambientet e karburantit në pronësi të biznesmenit, Ilir Beko në Papër.

Të dhënat e grumbulluara nga policia kriminale ngrenë dyshime se një grup djemsh që veprojnë në zonën e Peqinit, janë të dyshuar si autorë të katër ngjarjeve shumë të rëndë, të ndodhur në këtë zonë të vogël. Grupi drejtohet nga tre vëllezër, ku njëri prej tyre është invalid dhe thirret me nofkën “Sakati”.

Për momentin ky person ndodhet në burg në Itali për akuzën e trafikut të drogës, por anëtarët e tjerë që qëndrojnë në Peqin, Belgjikë, Holandë dhe Itali, veprojnë pa u penguar nga askush, nën rregullat dhe urdhrat e dy vëllezërve të tjerë, që ndodhen jashtë.

Ky grup mban kontakte të vazhdueshme me persona të dënuar me burg përjetë dhe që vuajnë dënimin në burgun e Peqinit dhe Bradasheshit, në Elbasan.

Lexo edhe:

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

Burime pranë policisë së Elbasanit thanë se grupi vepron më tepër jashtë shtetit, ku në Angli, Belgjikë, Hollandë dhe Itali, kryen trafik të lëndëve narkotike, kryesisht të kokainës.

Por konfliktet e para që sollën krisjen e anëtarëve të këtij grupi, lidhen me humbjen e një sasie prej 50 kg kokainë, çka solli, që krerët e grupeve kriminale të mos e gjenin gjuhën e përbashkët për të zëvendësuar mallin ose vlerën financiare të tij.

Si rezultat i këtyre përplasjeve, dyshimet e para për ekzekutime mafioze mbi grupin e “Sakatit”, ranë në 29 dhjetor 2018, kur në Bradashesh u qëlluan për vdekje tre persona.

Në këtë atentat humbën jetën Endrit Alibej 34-vjeç, Arben Dylgjeri 56 vjeç, si dhe një shtetas turk Erdal Duranay. Të tre këta persona sapo kishin ardhur nga Belgjika, për të festuar Vitin e Ri në Peqin.

Erdal Duranay, Endrit Alibej, Arben Dylgjeri

Një vit më pas, në dhjetor të 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, Andi Zylyfi, djali i hallës së Endri Alibej, është qëlluar për vdekje. Vetë, Andi Zylyfi kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigrimi.

Ndërkohë sipas burimeve të policisë asnjëri prej dy të rinjve që ndodheshin në makinë, nuk rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal. Ndërsa konfirmohet se objektivi i atentatit ka qenë, Andi Zylyfi, ndërsa shoku i tij, Ardit Uruçi, është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hija e grupit të “Sakatit” qëndron dhe pas atentatit të bërë ndaj dy vëllezërve Baho në Peqin, ku njëri prej tyre Klevi Baho, mbeti i vrarë në mesnatën e 1 korrikut 2019 ndërsa vëllai tjetër, Aldo Baho, u plagos rëndë.

Të treja atentat kanë të njëjtën dinamikë, pasi në tre ngjarje të kryera brenda një rrafshi kohor 1 vjeçar, objektivi është sulmuar në orët e vona të natës, ku prezenca e policisë dhe dëshmitarëve nuk ekziston.

Ndërkohë informacionet e mbërritura në rrugë operative në polici tregojnë se armatimin dhe municionet e sekuestruara në korrik 2019 në një bodrum të karburantit “Eldio Petrol” në Papër, dyshohet se i përkasin anëtarëve të grupit të “Sakatit”.

17 armë të kalibrave të ndryshëm, armë të cilat u gjetën shumë pranë vendit të atentatit ndaj vëllezërve Baho dhe që tashmë janë sekuestruar nga policia e Elbasanit,dyshohet se i përkasin këtij grupi kriminal.

Disa prej anëtarëve të këtij grupi, qëndronin herë pas herë në ambientet e karburantit që është në pronësi të Ilir Beko, dhe ka shumë gjasa që dhe armatimin ta kenë fshehur pikërisht në godinën që nuk përdorej nga ky karburant.

Andi Zylyfi dhe Ardit Uruçi

/shqiptarja/

Etiketa: Grupet kriminalepeqinvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau gruan me çekiç, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

15:02 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Peqin/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

09:59 : 29/05/2026
AKTUALITET

Zbardhet ngjarja e rëndë në Ulqin/ 46-vjeçari vrau partneren, viktimë 36-vjeçarja nga Lezha (EMRAT)

11:37 : 28/05/2026
RAJONI

Vrasje me armë zjarri në Prishtinë, humb jetën anëtari i ‘Plisave’

09:05 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
Para

“A ju ka shkuar në mend të jepni dorëheqjen?”, Eno Bozdo akuza ministres Xhaçka: Duhet të kërkonin ndjesë...

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom