• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Paketa anti-shpifje, Basha thirrje SHBA e BE: Ushtroni presion ndaj Ramës

18:24 : 16/12/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka shprehur përmes një video-mesazhi kundërshtitë e tij për paketën anti-shpifje të propozuar nga Kryeministri Edi Rama, që gjithashtu është kund♪7rshtuar nga selia qendrore e OSBE, shoqatat dhe grupimet e gazetarëve si dhe organizatat ndërkombëtare që mbrojnë liritë e fjalës dhe shprehjes.

“Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe çelësi i gëzimit të çdo të drejte tjetër të njeriut, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi kundër paketës ligjore të qeverisë që synon ta cënojë këtë liri dhe të censurojë mediat.#MOSnaPREKfjalën”, shprehet Basha.

Kreu demokrat i drejton një thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shteteve të tjera mike demokratike, që të bëjnë presion ndaj qeverisë së Edi Ramës për të mos ndërmarrë këtë veprim të rëndë kundër lirisë së shprehjes.

“Kërkoj ndihmën e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të kërkojnë prej qeverisë shqiptare t’ju përmbahet angazhimeve të ndërmarra për lirinë e shprehjes në kuadër të konventave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.

Por ajo që është më e rëndësishmja, ju ftoj ju të dashur bashkëytetarë pa dallim, që pa lënë anash solidaritetin tonë ndaj viktimave të fatkeqësisë natyrore dhe njerëzore të tërmeteve, të mobilizohemi për të penguar me të gjitha forcat këtë atentat kundër lirisë së fjalës në vendin tonë. Kjo qeveri nuk do mund të na e mbyllë gojën!”, thekson Basha.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/12/Bashaaaa.mp4

MESAZHI I PLOTË:

Të nderuar qytetarë,

Në këto ditë të vështira të përballimit të pasojave të katastrofës humanitare të tërmetit do kisha preferuar që e gjithë koha dhe vëmendja ime të ishte në funksion të bashkëqytetarëve të prekur dhe të mos isha i detyruar tu drejtohesha me këtë mesazh.

Mirëpo rëndësia që ka liria e shprehjes për demokracinë tonë dhe kërcënimi i rëndë që po i vjen kësaj lirie thelbësore nga paketa ligjore e propozuar prej qeverisë, më kanë detyruar mua dhe gjithë opozitën e vendit për t’u angazhuar në kundërshtim të saj.

Ajo që na ndodhi nuk ishte vetëm një fatkeqësi natyrore, por edhe një fatkeqësi njerëzore, sepse po mos të kishim pasur abuzimin, papërgjegjshmërinë, neglizhencën apo paaftësinë e zyrtarëve të kësaj qeverie, numri i viktimave dhe dëmet do të kishin qenë shumë më të vogla.

Lexo edhe:

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

Mirëpo në vend që qeveria të merrej me ndihmën ndaj të dëmtuarve dhe me vënien para përgjegjësisë ligjore të zyrtarëve të saj përgjegjës, ajo është duke e përdorur politikisht këtë katastrofë për të bërë show mediatik populist dhe për të fshehur një tërmet që po i shkakton themeleve të lirisë dhe demokracisë në Shqipëri.

Në kushtet kur opozita, mediat, shoqëria civile, mbarë kombi shqiptar e ka vëmendjen të përqendruar tek plagët e hapura nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, tek qytetarët e pastrehë që po ballafaqohen me dimrin në kushte të mjerueshme nëpër çadra, qeveria po përpiqet që prapa krahëve të na kontrabandojë një paketë ligjore e cila synon të kthejë censurën në Shqipëri.

Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i gëzimit të të drejtave të tjera civile politike dhe ekonomiko-sociale. Si mund të mbrosh të drejtat e tjera po nuk pate të drejtën themelore që të ngresh zërin kundër padrejtësive dhe shkeljeve!

Në vend që sivjet të gëzonim 30 vjetorin e rënies së murit të Berlinit dhe fillimit të revolucionit të kadifenjtë që shembi komunizmin në Europën Lindore, ne po përballemi me rikthimin e nenit 55 për Agjitacion dhe Propagandë të kohës së diktaturës.

Dy projektligjet e propozuara mund të konsiderohen vetëm paketë “Anti-Fjalës së Lirë” sepse i akordojnë AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gjyqësore, i shndërrojnë këto dy institucione në censorë me forcë kërcënuese e sanksionuese kundër mediave të lira.

Këtë sulm kundër lirisë së shprehjes, e kanë artikuluar më së miri dhjetëra organizata të ndryshme të mediave, nga brenda e jashtë vendit, të cilat e kanë denoncuar këtë paketë ligjore e i kanë bërë thirrje qeverisë shqiptare që të tërhiqet prej saj.

Gjithashtu, është e turpshme për vendin dhe popullin tonë që qeveria Rama po shtyn me arrogancë një paketë ligjore të kundërshtuar me forcë nga OSBE-ja në të njëjtin vit që Shqipëria ka kryesimin e OSBE-së.

Ky veprim nuk është rastësi, por është hapi i radhës i kësaj qeverie që po degradon në autoritarizëm, për të fshehur dështimet, korrupsionin dhe kriminalizimin e saj, nëpërmjet censurës.

Prandaj duke mbështetur organizatat e mediave që janë angazhuar në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, i bëj thirrje qeverisë që të heqë dorë nga paketa ligjore despotike që ka përgatitur.

I bëj thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjitha shteteve të tjera mike demokratike, që të bëjnë presion ndaj qeverisë së Edi Ramës për të mos ndërmarrë këtë veprim të rëndë kundër lirisë së shprehjes.

Po ashtu kërkoj ndihmën e Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare që të kërkojnë prej qeverisë shqiptare t’ju përmbahet angazhimeve të ndërmarra për lirinë e shprehjes në kuadër të konventave dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.

Por ajo që është më e rëndësishmja, ju ftoj ju të dashur bashkëytetarë pa dallim, që pa lënë anash solidaritetin tonë ndaj viktimave të fatkeqësisë natyrore dhe njerëzore të tërmeteve, të mobilizohemi për të penguar me të gjitha forcat këtë atentat kundër lirisë së fjalës në vendin tonë. Kjo qeveri nuk do mund të na e mbyllë gojën!

Etiketa: Bashapaketa anti-shpifjeSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025
BOTA

Meksika, i vetmi vend që mori një pezullim 90-ditor të tarifave nga Trump

19:52 : 07/08/2025
BOTA

Apple, 600 miliardë dollarë investime në SHBA, përforcon zinxhirin e furnizimit vendas

16:12 : 06/08/2025
AKTUALITET

“15 mijë dollarë garanci”/ Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat

16:04 : 06/08/2025
BOTA

Japoni, 80 vjet nga hedhja e bomb*s atomike nga SHBA-ja në Hiroshima

16:28 : 05/08/2025
AKTUALITET

SHBA do kërkojë garanci deri në 15 mijë $ për qytetarët që aplikojnë për vizë turistike, kush preket

12:47 : 05/08/2025
Para

Protestat/ Ministri francez jep dorëheqjen

TË GJITHA

Kërkoi lirinë, shtyhet seanca në GJKKO për Ilir Metën

11:06 : 08/08/2025

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com