60-vjeçari Xhevdet Leçini është lënë në burg nga Gjykata e Kavajës, si autor i vrasjes së 29-vjeçarit me çifte në një lokal në Kavajë.
Viktimë mbeti Marius Ismaili 29-vjeç, ndërsa motiv i ngjarjes dyshohen për arsye banale dhe motive të dobëta.
Ismaili rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë i arrestuar për “vrasje të mbetur në tentativë” 7 vite më parë.
Më 29 korrik 2012, Ismaili u ndalua nga policia, pasi së bashku me një person tjetër, për shkaqe banale, pas grindjeve në lokale bastesh sportive, plagosën rëndë me thikë dy persona të tjerë.