Kalimi i grupit nga ana Atalantës, ishte një ngjarje e madhe në Bergamo të Italisë, ku përveç arritjes të madhe të skuadrës, edhe mënyra se si u kualifikua në ndeshjen e fundit pasi gjendej në vendin e fundit të ngjall entuziazëm.
Mijëra tifozë kanë pritur skuadrën në momentin e kthimit nga Ukraina, për të përshëndetur idhujt e tyre për arritjen historike. Mes tyre është edhe mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, një prej protagonistëve kryesorë të skuadrës.
Festa nisi në aeroport dhe vazhdoi në rrugët e qytetit, me tifozët që ndoqën autobusin e skuadrës deri në qendrën sportive, ndërsa kishte kaluar edhe ora 3 e mëngjesit.