Mbrëmë nisi nata e parë LIVE e festivalit “Kënga Magjike” që si zakonisht mbahet tek Pallati i Kongreseve.
Festivali këtë vit ka një peshë tjetër sepse në fund i është bashkëngjitur kauza “këndo për të ndërtuar” me fonde të dedikuara për të prekurit nga tërmeti i tmerrshëm i Durrësit.
Dy këngëtare nuk do vinë në skenë përkundër faktit se konkuruan me projekt muzikor në këtë edicion të ‘Kënga Magjike’.
Fjala është për Linda Halimin dhe Besa Kokëdhimën që për arsye të ndryshme braktisën pjesëmarrjen në festival.
Besa disa ditë më parë paralajmëroi se për shkak të zisë që ka mbuluar vendin si pasojë e tërmetit të fuqishëm që u mori jetën 50 vetave do të tërhiqej nga gara në respekt të viktimave të 26 nëntorit.