• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama KÇK Show

17:14 : 25/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ti Robert De Niro dhe Al Paçino, merrni shembull çdo të thotë aktrim, hap “ER TV” dhe ndiq live, kudo që të jesh, Edi Ramën. Ndodhesh në Amerikë? Ora katër e mëngjesit, zgjohu o aktor “dështak”, një gjeni i madh i skenës, artit kinematografik, të teatrit dhe cirkut, po jep shfaqje në Tiranë. Dhe ti o i ndjeri Marlon Brandon, që aq bukur ishe protagonist në filmin “Kumbari”, ike nga kjo botë si aktor i madh, por dikush tjetër sot ta zbehu famën, Edi Rama.

Në një sallë të mbushur me ministra e ministresha, deputetë, kryebashkiakë, drejtorë, dhe përfaqësues të lartë të partisë dhe parisë së vendit, mbajtën vesh për gati dy orë sesi një individ që ka më shumë se gjashtë vjet që qeveris vendin, bëhet ekspert i gjithçkaje, duke mbrojtur me fjalë, gjeste dhe gjestikulacione gjithçka që ka shkuar keq në këtë vend. Mbrojti PPP-të, (koncesionet), u shpreh se nuk ka oligarkë, madje që këtyre ua ka zënë frymën me taksa, që nuk ka krim të lidhur me politikën, që emigracioni është lëvizje e lirë dhe jo ikje nga mungesa e punës, varfëria dhe shpresa, që qeveria po punon fort dhe shumë shpejt paketa “Anti-KÇK” (Kundër Kap Ç’të Kapësh), do të sjellë begatinë në vend…

“Nuk ka oligarkë në SHBA, s’ka në Amerikë janë njerëzit më të pasur të botës. Shikoni sa i kanë paguar oligarkët buxhetit të shtetit në vitet e fundit, shikoni c’bëhet me kompanitë kryesore. Cfarë influence kanë këta njerëz mbi ne. Këta që konsiderohen pushteti real në Shqipëri, qenkan njerëzit më të taksuar dhe i paguajnë më shumë buxhetit të shtetit? Shihni sa kanë paguar në 8 vite. Këto para kanë shkuar në arkën e shtetit”-tha Rama, duke dhënë në monitor edhe një shifër prej 125 milionë eurosh taksa të paguar prej tyre.

Kryeministri nuk shpjegoi që këtyre oligarkëve, ose një grupi biznesmenësh sa gishtat e dy duarve kanë marrë rreth 2 miliardë euro para publike nga koncesionet. Në spitale, në infrastrukturë, në shërbime dhe çdo fushë tjetër fjala koncesion sot ia ka zënë me dy duar frymën ekonomisë dhe dërguar vendin në një katastrofë njerëzore. Ka dalë kundër FMN, Banka Botërore, BERZH dhe çdo institucionin tjetër financiar ndërkombëtar, por kreu i qeverisë vijon me të tijën, madje edhe “KÇK-në” mund ta japi me koncesion….

Lexo edhe:

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Kush e normalizon regjimin Rama

Në fund, pas më shumë se 90 minutash shfaqje televizive, Rama mori duartrokitje të gjata, shprehje gezimi nga ndjekësit në sallë. E në fakt KÇK-në e kishte mu bash e përballë vetes dhe ai si një kryedrejtues i KÇK-së. Nëse në dalje të sallës së spektaklit do të detyroheshin këta “spektatorë” të linin orat, portofolin, veshjet, çantat, apo edhe rripin e pantallonave, me siguri do të bëhej një shumë e madhe të hollash, aq sa të mbanin të paktën një muaj me ushqim mbi 300 mijë familje që janë në varfëri ekstreme.

Foli sesi do të ndërmerren nisma kundër të fortëve që gjezdisin me makina të shtrenjta, që kanë pasuri marramendëse, që kanë zaptuar pronën publike. Por këta ishin një pjesë në atë sallë. Aty kishte ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë që janë vetë KÇK, kanë kapur më shumë se gjetën, madje edhe marrë pikën e fundit të djesës qytetare që detyrohet të paguajë taksa dhe kontributi i tyre ka një cikël të mbyllur; një politikan i lartë, një oligark, një i fortë, një blerës votash, një kriminel; një kryebashkiak a një drejtor që vjen nga elita e krimit të organizuar dhe sot duartroket nismën e kryeministrit për të “luftuar krimin”.

Kryeministri sot dha një shfaqje, pa çeduar në fjalimin e gjatë, pa u ndjerë në siklet fizikisht apo mendërisht, ndonëse gjithçka që fliste ishte një shprehje çmendurie. Propaganda mund të ketë zënë vend vetëm në sytë e atyre që e panë dhe e dëgjuan drejtëpërdrejtë, sepse sot për shumë qytetarë që suksesin e masin në frigoriferin e tyre, në fundin e muajit që nuk u dalin të ardhurat, në dyqanin e lagjes ku kanë borxhe, në mbylljen e telefonit sepse banka u kërkon këstin e radhës.

Nuk mund të mashtrojë dot atë fermerin shqiptar që lë djersën në ara dhe produktet i hedh në përrenj, qumështin e derdh në rrugë sepse nuk ka mbështetje, nuk subvencionohet, pasi atë para që ia kanë marrë çdo qytetari taksapagues ka përfunduar në duart e atyre që sot ishin në sallë dhe oligarkëve që duartrokisnin nën heshtje. E megjithatë sot Rama shkëlqeu si aktor i botës surreale.

Etiketa: kckRamashow

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Nuk mund të na tallin, BE-ja po luan me dy standarde në Shqipëri

22:34 : 05/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Bushati: Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët, SHBA sot është shumë më e distancuar ndaj Ramës

19:47 : 04/06/2025
Para

Ylli i muzikës pop gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, kishte tentuar vetëvrasje edhe më parë

TË GJITHA

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

10:50 : 07/06/2025

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com