• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aktet e Ramës, Shqipëria do mbytet me mallra serbe dhe memoriale greke

14:40 : 23/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Vëmendja publike në Shqipëri është përqëndruar në lajmet e ditës, skandalet e përditshme, përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, kapjen e drejtësisë, korrupsionin qeveritar, apo PPP-të e radhës, por po kalohet përciptas një gjëmë edhe më e madhe se kjo që po ndodh.

Loja politike e kryeministrit Edi Rama me shtetet ballkanike, duke nxjerrë në treg integritetin kombëtar dhe dhuruar me akte politike, në duart e vendeve Ballkanike si Serbia, Greqia dhe Turqia, gjithçka në këto dy muaj, duke shenjuar një realitet të dhimbshëm dhe të pa rikuperueshëm.

Gjithçka nisi me një vrull të frikshëm pas refuzimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një holl hoteli në New York, Rama, Vuçiç dhe Zev po pinin verë kur papritmas “gjeniali i politikës” Ballkanike Edi Rama ofroi Shqipërinë në tavolinën e tyre…

“Do bëjmë Minishengenin Ballkanik”, mësohet të jetë shprehur kryeministri ynë, sigurisht me bekimin e mikut tashmë të vjetër, presdientit serb Aleksandër Vuçiç. Kjo konfirmohet edhe nga kreu i qeverisë së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Lexo edhe:

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

Në një intervistë ekskluzive për A2, kryeministri Zoran Zaev zbulon se ideja e Shengenit Ballkanik lindi gjatë një takimi në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara: “Ne u takuam aty, po pinim verë dhe nisëm të flisnim për këtë. Biseduam për procesin e Berlinit, për integrimin europian, Vuçiç na tha se do të zhgënjeheni, ndërsa ne besonim kaq shumë. Gjatë këtyre diskutimeve, folëm për krijimin e One Stop Shop me Maqedoninë dhe të përgatiteshim dhe me Shqipërinë. Dhe vlerësuam se nuk është mjaftueshëm. Disa e quajnë Mini Shengen, disa Mini Jugosllavi, disa të tjerë nuk e di se çfarë. Është përshpejtim i bashkëpunimit rajonal” -deklaroi Zaev.

Nuk vonoi dhe Rama, Vuçiç dhe Zev e nisën takimin e parë në Serbi, më pas në Ohër dhe tashmë presin datën 21 dhjetor për takimin në Durrës. Kosova refuzoi, e kundërshtoi, po ashtu edhe Mali i Zi, por Rama ka të tjera plane, ku sot interesi kombëtar për të, për fatin e keq tonin, në Shqipëri dhe Kosovë është vënë jo në shitje, por dorëzim me dëshirë.
Rama nuk po akuzohet se “shiti interesat kombëtare” për përfitime personale, monetare apo politike, sepse ai thjesht e fali, pa kosto përfitimi, por me kosto dështimi dhe mbytje përfundimtare të Shqipërisë dhe Kosovës me mallra serbe. Me një lloj urrejtje për vendin, po bëhën lëvizje të tmerrshme me kosto të jashtëzakonshme, politike dhe ekonomike. Minishengeni Ballkanik ka për qëllim lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve nga shtetet nënshkruese. Kjo është parë me te drejtë në Kosovë si një “Mini-Jugosllavi”, e cila fuqizon së tepërmi politikisht dhe ekonomikisht serbinë.

Dhe faktet janë këtu dhe ky kryeministri ynë i di mirë, ku nuk e bën nga padija, por në mënyrë fort të qëllimtë. Serbia është prodhuesi më i madh i shteteve të Ballkanit në produktet ushqimore, industriale dhe atyre bujqësore, që nuk janë pjesë e BE-së. Lëvizja e lirë e mallrave do mbyste tregun tonë të vogël, gjithashtu edhe të Kosovës, ndërsa Serbia do arkëtonte miliona euro nga “tregu i garantuar”.

Ne kurrsesi nuk mund të konkurrojmë. Mbesim në fakte, ku është për të vënë duart në kokë teksa Ministria e Bujqësisë në Shqipëri jep vetëm 4 milionë euro në vit subvencion të drejtëpërdrejtë për fermerin, por edhe kjo pjesë shkon kryesisht në duart e një oligarku të qeverisë që ka ngritur ca sera në Myzeqe…

Sot fermeri ynë po derdh prodhimet në përrenj, sepse edhe këtu me kaq sa prodhon nuk ka treg, imagjinoni të vijnë produktet masive nga Serbia, pa taksë doganore, pa pagesa të tjera. Duke u fuqizuar ekonomikisht, serbia do shtrinte ndikimin e saj edhe politik, çka përfundimisht do jetë e shpallur liderja e rajonit, duke u ngijun nga “firma e Edit tonë” dhe mbajtur nën trysni Kosovën, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht.

Nuk është akti i vetëm që Ramën e ka kapluar një çmenduri për ta dhuruar, copëtuar dhe denigruar Shqipërinë, deri edhe në humbje të dinjitetit kombëtar. Faktet janë këtu…! Më datë 29 tetor, kryeministri Rama pati takime me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë. Rama erdhi vetëm me disa komplimenta që i bëri homologu i vendit fqinj për kollaren që mbante në qafën e tij të trashur.

Kryeministri Edi Rama u kthye në Tiranë vetëm me premtimin se së shpejti në Parlamentitin grek do të votojë njohjen e patentave shqiptare edhe në shtetin fqinj. Nga ana tjetër, pala greke ka marrë premtimin dhe garancinë se qeveria jonë do të zgjidhë çështjen e pronave dhe të censusit të cilat janë ngritur si shqetësim për minoritetin grek në vendin tonë. Duke iu referuar takimit me Mistotakis thuhet se: “Më tej, ai (Mitsotakis), mirëpriti angazhimin e palës shqiptare për të vazhduar punën me çështjet e pronave dhe të vetëdeklarimit/censusit, të cilat janë shqetësime për minoritetin grek në Shqipëri”. Në asnjë rresht nuk është përmendur çështja çame, apo të merrej premtimi edhe nga Athina zyrtare për heqjen e ligjit të luftës.

Territori shqiptar është mbushur me varreza të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha nën kujdesin e veçantë të kryeministrit Edi Rama, ndërsa Shqipëria lëshoi shumë, duke i kthyer ato memoriale si vend pelegrinazhi për ekstremistët grekë, gjenocidi mbi popullsinë çame, ligjin e luftës që ende e kanë në fuqi me vendin tonë as nuk janë zënë me gojë nga Rama.

Të jetë rastësi që të gjithë këto lëvizje vijnë vetëm në dy muaj? Vetëm kjo nuk mund të besohet. Jemi në një pikë kritike ky kaosi politik, social dhe uzurpimi i çdo pushteti, po i jep të “drejtë” një individi, që me vulë kryeministri në xhep të shëtisë në Beograd dhe Athinë, duke dhuruar çfarë i kërkohet, madje ofruar edhe më shumë nga çfarë kërkojnë.

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
AKTUALITET

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025
AKTUALITET

Berisha-Ramës: Je i pashpresë! Do marrësh ndëshkimin që meriton për farsën që zhvillove

18:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Vokshi në Kuvend: EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

13:01 : 05/06/2025
Para

Flamuri shqiptar valëvitet rrugëve të Amerikës, Bebe Rexha na bën krenarë (Foto)

TË GJITHA

Ra nga kati i 6-të i një pallati, humb jetën i mituri

21:48 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Rey Manaj humbet 11-metërsh, mbyllet pjesa e parë (Video)

21:36 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gjimshiti ndëshkohet me të verdhë, humbet sfidën ndaj Letonisë

21:17 : 07/06/2025

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com