Pas takimit me Presidentin e vendit Ilir Meta, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhanë një deklaratë për mediat. Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ i pranishëm në këtë takim deklaroi se temat e diskutimit në këtë takim që ka ardhur pas një sërë takimesh të tjera të presidentit nuk kishte të bënte vetëm me Reformën në Drejtësi, por edhe për shumë aspekte problematike në vend.
Mes të tjerash në takim është folur edhe për një fakt tepër të diskutueshëm. Sipas Kristaq Kumes, presidenti është shprehur se zgjidhjet e problemeve duhet të vijnë nga brenda vendit dhe nuk duhet të presim nga ndërkombëtarët që sipas tij, më tepër janë për të ngatërruar punë.
“Mos ti mbajmë sytë tek ndërkombtarët se së shumti ata mund të jenë faktor frenues sesa për zgjidhje. Ne duhet t’i marrim në dorë fatet tona.
Nuk dihet sesi do të jetë organizimi i punës nga presidenti, pas takimeve të shumta që ka kryer, por ajo që është e qartë, është fakti se kërkohet nevoja që të komunikohet në mënyrë intensive me popullin shqiptarë nga ata që kanë të drejtën ta ushtrojnë atë. Ky parashtrim i presidenit në fakt unë e gjej të përshtatur në bindje të asaj që unë në kohë e kam paraqitur për klasën politike që është një thirrje për të gjithë aktorët politike, ata jo politike, stafet akademike, teknicienë, për të përfundua rreformën e thellë legjislative. Kjo do të forcojë demokracinë funklsionale. Nuk po qevrisemi sipas rregullave. Presidenti tha se jemi këtu për të shkëmbyer problematika për të gjitha pikat, për Reformën në Drejtësi por jo vetëm për të”.