• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy dashnitë e Edi Ramës

20:32 : 16/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në rrokopujën politike, ai erdhi si rrumpallhane, duke huazuar një shprehje që personifikonte vetë atë, por e shiste si virtyt personal për të luftuar një të keqe. Rrumpallhane konsideronte ndërtimet pa leje, vend e pa vend, shesh më shesh e copëz më copëz toke të mbetur nëpër Tiranën katrahurë të viteve 2000’. Rama bëri politikë me fadromë.

Pasi siguroi një grup mbështetësish biznesmenë që kishin edhe media, atëkohë që në mandatin e parë si kryebashkiak i Tiranës Rama e nisi me prishjen e objekteve pa leje në zonat publike të kryeqytetit, duke i dhënë shenjë “jete” funksionimit të një shteti. Gjithçka ishte imazh për të krijuar mirazh, sepse shpejt u kthye në zaptuesin më të madh të pronës publike dhe private në dhënin e lejeve të pafundme për ndërtimin e pallateve, çka ishin duart në fyt që zinin frymën qytetare. Po me fadromat shkatërruse të objekteve pa leje ai hapi gropa pallatesh dhe kulla, sipas “dizenjos personale”.

Rama në këtë formë, duke i nginjun mirë, kapi elitën politike dhe ia arriti qëllimit kryesor që kishte me veten, ego e tij personale u realizua dhe në vitin 2013, me çdo formë dhe makineri propagande arriti të merrte pushtetin. Por njëra “dashuri” ishte pak për të. Nuk i mjaftonte vetëm të ishte në krye të qeverisë, me plot pushtet që ia ofronte “dashnia” politikë, por ai kërkonte edhe një tjetër, një lloj “dashnorje” që të plotëson egot dhe e thërret sa herë të duash, të gatshme për tu bindur.

Është krimineli në politikë “dashnia” e dytë e kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2013 mblodhi personazhet më elitë të krimit dhe i bëri deputetë. Të dënuar për trafik prostitucioni në rrethana rënduese, grabitje të dhunshme, plagosje të rëndë me dashje, e madje edhe të akuzuar për vrasje. Llumi ku ishte e ku nuk ishte u pastrua duke u veshur mandatin e deputetit.

Lexo edhe:

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

Po ai nuk hoqi dorë, të tjerë kriminelë, do gjenin vendin e tyre të nderit brenda Rilindjes. Kryabashkiakë, drejtorë në poste kyçe, anëtarë të këshillave bashkiakë të dënuar për trafiqe, përdhunime në grup dhe grabitje morën në duar pushtetin. Garipët e Rilindjes u bënë politikanë. Të gjithë në përzgjedhjen e kreut të Rilindjes Edi Rama. Edhe kaq nuk mjaftoi, kryeministri futi brenda qeverisjes frymën se me të fortët, trafikantët, bosët e krimit, vota do shitej e blihej, për ti siguruar atij pushtetin i vetëm “timon e tepsi në dorë”.
Kjo ndodhi në vitin 2017, ku struktura të organizuara të partisë në qendër qëmtuan individë me të shkuar dhe tashme të errët për ti futur në vathën e Rilindjes. Ata të punonin fort që Rama të merrte pushtetin dhe më pas për ta do kishte plot bënefite, si paprekshmëri nga policia, vijim të trafikut dhe investime për pastrim parash kryesisht në fushën e ndërtimit.

Dhe në fakt kjo ishte “kostoja e dashnores”….! Në fillim e shfrytëzon, por më vonë ajo ka tekat e saj, do “jetë luksi” dhe në çdo kohë të kërkon favore. Tashmë kryeministri Edi Rama edhe nëse dëshiron, nuk e ka të lehtë që të largojë “dashninë” e dytë, krimin e organizuar. Ata të prishin punë, ashtu si një “dashnore” që të bezdis me mesazhe, të vë në siklet para “familjes politike”, të degjeneron në publik, e madje edhe të tregon çdo aferë që ke bërë me të.

Kryeministri Edi Rama u fut në politikë më shumë si pjellë mediatike, e shfrytëzoi atë si trampolinë për të pasur sa më shumë pushtet, me propagandën e stisur të një politikani ndryshe, vizionar dhe që mund të sillte diçka të re në jetën e vendit. Sot zhgënjimi është i madh, pasojat edhe më të rënda. Jemi në një degradim moral dhe institucional për shkak të dy “dashnive” të kryeministrit tonë…!

Etiketa: Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025
AKTUALITET

Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

10:31 : 11/10/2025
AKTUALITET

‘Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë

09:16 : 11/10/2025
AKTUALITET

Pas 12 vitesh, Rama: Jemi gati për reformë në arsim

15:23 : 10/10/2025
AKTUALITET

“Bashkë me Ramën janë pronarë të hotelit 100 mln euro”, Berisha: Veliaj nuk ka asnjë akuzë për “5D”

13:13 : 10/10/2025
AKTUALITET

Rama fsheh shpenzimet e tij/ Berisha: Ky akt shkel Kushtetutën! Po vepron njësoj si Enver Hoxha

12:53 : 10/10/2025
Para

Zyrtari i lartë amerikan: Marrëveshja Kosovë-Serbi ekziston, por ...

TË GJITHA

Kujdes! Aeroportet e Europës përgatiten për vonesa; BE nis të dielën kontrollet me gjurmë gishtash

12:29 : 11/10/2025

Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e qeverisë së re

12:10 : 11/10/2025

Selanik – Shqiptari kapet me pistoletë dhe kokainë në makinë, arrestohet

12:05 : 11/10/2025

Arrestohet 22-vjeçari që shpërndante kokainë në Kamëz

11:59 : 11/10/2025

Po gatuhet një grabitje antikushtetutë

11:47 : 11/10/2025

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025

Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)

11:22 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com