• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bëni më shumë se një punë? Kujdes, ja si do të tatoheni mbi të ardhurat (Shembujt)

07:56 : 15/11/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Individët, që punojnë në më shumë se një punë, duhet të përgatiten që të paguajnë më shumë tatim mbi të ardhurat.

Kjo do të ndodhë, pasi ata do të jenë të detyruar të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave në fillim të vitit pasardhës, çka do të ndryshojë tërësisht mënyrën sesi llogaritet tatimi mbi pagat e tyre, duke bërë që individët të përfitojnë vetë një herë nga përjashtimi për të ardhurat deri në 30 mijë lekë, ndërsa nëse shuma e dy pagave të tyre i kalon 150 mijë lekët, do të tatohen për shtesën me 23%.

Me një ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, Ministria e Financave parashikon që individët që janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës do të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave, edhe nëse ai nuk i kalojnë 2 milionë lekët në vit.

Më herët, detyrimin për të bërë deklarimin vjetor e kishin vetëm individët që kishin të ardhura prej më shumë se 2 milionë lekësh.

Ndryshimi përcakton që të gjithë individët, të cilët janë të punësuar në më shumë se një punëmarrës, “deklarojnë në deklaratën e tyre vjetore të të ardhurave, në një shumë të vetme, të gjitha të ardhurat e siguruara nga punësimi, llogarisin shumën totale të detyrimit tatimor mbi pagat, zbresin kur është rasti, tatimin e mbajtur në burim nga punëdhënësi dhe përcaktojnë shumën e detyrimit tatimor që duhet të paguajnë për buxhetin e shtetit”. Ndryshimi pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

Lexo edhe:

Si ndikon kërkimi i zgjatur i punës në shëndetin mendor

Cilat janë profesionet më stresuese në botë?

Burime zyrtare nga Ministria e Financave thanë për Monitor se përmes këtij ndryshimi synohet që të vendoset barazi në tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga punëmarrësit. P.sh, sot një individ, që mund të marrë paga në tre bordero, me nga 30 mijë lekë secila, nuk paguan asnjë lekë tatim mbi të ardhurat (deri në 30 mijë lekë, tatimi mbi të ardhurat është zero), ndonëse në total ai merr 90 mijë lekë.

Ky individ tashmë, kur të bëjë deklarimin e të ardhurave të vitit të mëparshëm, do të duhet të paguajë tatimi mbi të ardhurat, pasi duhet të llogarisë tatimin mbi pagën mbi totalin prej 90 mijë lekë (në bazë të së cilës duhet të paguajë 13% të shumës mbi 30 mijë lekë). Si rrjedhojë, në këtë rast, ky individ do të duhet të paguajë tatim mbi të ardhurat 93,600 lekë (7,800 lekë në muaj), në momentin që do të bëjë deklarimin e të ardhurave personale (sipas ligjit deklarimi i të ardhurave personale bëhet brenda datës 30 prill të vitit pasardhës).

Ose një individ që ka dy paga mujore nga 50 mijë lekë, aktualisht paguan në vit si tatim mbi të ardhurat 62,400 lekë në total (për të dy pagat, llogaritet vetëm 13% e shumës mbi 30 mijë lekë). Në fillim të vitit të ardhshëm të vitit, kur të bëhet deklarimi i të ardhurave dhe rillogaritja, ai do të duhet të paguajë shtesë në total edhe 46,800 lekë (pasi tatimi do të llogaritet mbi një pagë të vetme prej 100 mijë lekësh dhe do të rezultonte në total 109,200 lekë për gjithë vitin). Shuma e paguar do të rritet në këtë rast me 42% (shiko tabelën 1).

Në rast se individi ka dy paga që i kalojnë 150 mijë lekë në muaj, tatimi që ata do të paguajnë do të jetë edhe më i lartë, pasi pjesa mbi 150 mijë lekë do të tatohet me 23%. Psh, një individ me dy paga nga 90 dhe 80 mijë lekë në muaj (170 mijë lekë në total), aktualisht paguan 171.6 mijë lekë tatim në vit. Me deklarimin e të ardhurave, tatimi total do të rezultojë 242.4 mijë lekë, ose 78,800 lekë më shumë. Shuma totale që duhet paguar është 30% më e lartë, sesa kur deklaronte dy rroga veç e veç (shiko tabelën 2).

Prej mëse dy vitesh, kjo mënyrë deklarimi dhe rillogaritje kryhej për ata individë që ishin të dypunësuar, por të ardhurat e tyre e kalonin kufirin e 2 milionë lekëve në vit, ose mbi 167 mijë lekë në muaj.

Tashmë kjo skemë po shtrihet tek të gjithë për të vendosur parimin e barazisë. Burimet nga Ministria e Financave thanë se nuk ka kuptim dhe drejtësi, që një individ që merr një pagë psh 180 mijë lekë në muaj, të paguajë më shumë se një tjetër që merr po të njëjtën shumë, por të ndarë në dy apo tre paga. Nga ana tjetër, sërish nuk ka kuptim që individët me dy paga të ndara, që nuk e kapin kufirin e 2 milionë lekëve në vit, të tatohen ndryshe nga ata që marrin po më shumë se një pagë dhe që e kalojnë këtë kufi.

Financat pohojnë se kanë tentuar më herët që të bëjnë identifikim manual të personave që kanë më shumë sesa një pagë, ndërsa tashmë është sanksionuar me ligj detyrimi i të gjithë individëve që kanë më shumë se një punë për të deklaruar të ardhurat totale nga pagat, çka do të sjellë dhe rritje të tatimit të paguar prej tyre.

Tatimi mbi të ardhurat për pagat mbi 150 mijë lëkë (23%) jo vetëm është më i larti në rajon, po ai nxiti një skemë të shmangies ndaj taksave, duke shfrytëzuar hapësirat ligjore dhe diferencat në tatimin ndaj individëve dhe ndaj bizneseve të vogla. Individë me paga të larta dolën nga skema e pagës së kompanive dhe u regjistruan si persona fizikë (biznes i vogël) dhe filluan të faturojnë kompanitë që ata punojnë, në mënyrë që të shmangin tatimin mbi të ardhurat personale, që për pagat e larta arrin deri në 23%. Tatimet një vit më parë hartuar disa ndryshime ligjore për të kapur shmangësit. /Monitor/

Etiketa: puneTatimetatoheni

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Si ndikon kërkimi i zgjatur i punës në shëndetin mendor

18:40 : 02/06/2026
NDRYSHE

Cilat janë profesionet më stresuese në botë?

16:47 : 24/05/2026
AKTUALITET

Largimet e paligjshme nga puna në administratë po i kushtojnë shtetit paga për 134 gjyqfitues

15:38 : 01/05/2026
AKTUALITET

Tabaku ngre alarmin: Shqipëria e fundit në rajon për produktivitetin e punës

17:02 : 27/04/2026
AKTUALITET

Të huajt rezidentë në Durrës kanë një marrëdhënie të vështirë me shqipen

09:57 : 19/04/2026
AKTUALITET

“Pagë marr, por punë nuk më japin”, rrëfimi i punonjëses në ujësjellësin e Mirditës

20:54 : 09/04/2026
Para

Parashikimi i motit, ja zonat ku do ketë reshje...

TË GJITHA

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026

U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

10:52 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom