• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Amnesty International: Turqia arreston qindra kritikë të operacionit në Siri

19:15 : 13/11/2019
në BOTA

Sipas organizatës ‘Amnesty International’, qindra persona janë arrestuar nga autoritetet në Turqi, pasi postuan komente në rrjete sociale, ku ngrinin pikëpyetje mbi ofensivën ushtarake turke kundër milicisë kurde në Siri. Grupi për të drejtat e njeriut thonë se dhjetëra njerëz të pafajshëm, përfshirë edhe shumë gazetarë, po përballen me akuza absurde kriminale vetëm se kritikuan operacionin e filluar muajin që shkoi, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave amerikane nga zona. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, masat e tanishme janë një sulm në shkallë të gjerë ndaj lirisë së shprehjes në Turqi.

Turqia thotë se ndërhyrja ushtarake në veri të Sirisë kishte objektiv grupet terroriste.

Kështu i cilësojnë autoritetet turke luftëtarët kurdë, të cilët ndihmuan në mposhtjen e Shtetit Islamik.

Gjatë operacionit u vranë dhjetëra civilë, ndërsa qindra mijëra njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Organizata ‘Amnesty International’ thotë se kritikët në Turqi të operacionit, po shtypen nga qeveria. Në qytetin me shumicë kurde, Diyarbakir, policia shpërndau protestat dhe arrestoi demonstruesit.

Lexo edhe:

Amnesty International: Izraelin po shkakton qëllimisht uri në Gaza

“Fertiliteti” dhe gjuha e deputetëve/ Amnesty International rendit shkeljet e të drejtave në Kosovë

“Shtypja ndaj popullit tonë, mizoria, ka arritur në atë pikë saqë nëse reagon në mënyrë demokratike merr përgjigje të ashpër”, thotë ligjvënësi kurd, Musa Farisogullari.

Nuk janë vetëm protestuesit në rrugë ata që u penguan.

“Përdorues të rrjeteve sociale, gazetarë, anëtarë të partisë politike kurde, janë objektiv, sepse ata kundërshtojnë operacionin ushtarak në veri të Sirisë”, thotë Milena Buyum e organizatës “Amnesty International”.

Të dhënat e organizatës për të drejtat e njeriut thonë se nën hetim ishin 839 llogari të rrjeteve sociale me dyshimin për shpërndarje të përmbajtjes së jashtëligjshme. Hetimi filloi në javën e parë të ofensivës, ku u arrestuan 186 persona.

Më 27 tetor avokatja Nurcan Kaya u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi shkroi në Twitter se ‘E dimë nga përvoja se ai që ju e quani operacion paqeje është një masakër’. Ajo u lirua por iu ndalua të udhëtojë.

Edhe gazetarë të tjerë u arrestuan.

“U arrestuan edhe disa gazetarë që transmetuan lajme rreth operacionit ushtarak duke iu referuar burimeve tjera mediatike. Pas lirimit, atyre iu ndalua udhëtimi jashtë vendit”, thotë Milena Bauyum e organizatës “Amnesty International”.

Sipas “Amnesty International” operacioni ushtarak në Siri është përdorur si arsye që të shtypen politikanët dhe aktivistët kundërshtues, duke tkurrur kështu hapësirën e lirisë së shprehjes.

“Veçanërisht në shtatë vitet e fundit, situata është vështirësuar, sidomos pas puçit të vitit 2016”, thotë Milena Buyum.

Turqia i arsyeton masat, duke thënë se qëllimi është që të pengohet përhapja e propagandës terroriste. /VOA/

Etiketa: Amnesty International

Lajme të lidhura

BOTA

Amnesty International: Izraelin po shkakton qëllimisht uri në Gaza

10:00 : 18/08/2025
RAJONI

“Fertiliteti” dhe gjuha e deputetëve/ Amnesty International rendit shkeljet e të drejtave në Kosovë

18:43 : 29/04/2025
RAJONI

Amnesty International: Policia serbe spiunon gazetarët dhe opozitën

17:04 : 16/12/2024
BOTA

Amnesty International: Vendet evropiane po stigmatizojnë të drejtën për të protestuar

13:44 : 09/07/2024
AKTUALITET

AI: Marrëveshja për dërgimin e migrantëve në Shqipëri e paligjshme dhe e pazbatueshme

08:45 : 08/11/2023
Para

Protestuesit pro pavarësisë së Katalonjës, përshkallëzojnë protestat

TË GJITHA

Riparimet në segmentin Vorë-Ura e Dajlanit, rrugët që do të bllokohen sot

08:45 : 13/10/2025

Kërcimi “zbret” në aeroport: performancë e jashtëzakonshme në TIA nga trupa e baletit të Angjelin Preljocaj

08:39 : 13/10/2025

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com