• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’kam lidhje me oligarkët”/ Basha: Ja si qëndron e vërteta e vilës…

21:38 : 05/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kreu demokrat Lulzim Basha pranoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Përballja” në TVSH, se ai është shpërngulur përkohësisht nga banesa e tij.

Basha mohoi që të ketë lidhje me oligarkët.

““Është shpërngulje e përkohshme. Gjithçka tjetër është gënjeshtër për të larguar vëmendjen nga dështimet e qeverisë”, tha Basha.

Ajo çfarë kërkohet nga lideri i opozitës janë standardet minimale të transparencës. Ju keni thënë që keni kaluar me qera përkohësisht, por ndoshta njerëzit do të kërkonin një kontratë qiraje…

Lulzim Basha: Këto janë gënjeshtra të cilat janë shpërndarë nga qeveria, me synimin cinik për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Sqarimet e mia kanë qënë të plota dhe shterruese. Por, unë nuk kam ndërmend ti hyj dhe të bëhem pjesë e kësaj loje me të cilën ka për qëllim, pikërisht, për të hequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur me të cilat përballen sot shqiptarët. Prandaj detyra ime është të jem me shqiptarët, ky është edhe qëllimi i turit në të cilin jam përfshirë dhe do të vazhdoj, për të dëgjuar të vërtetat dhe jo gënjeshtrat që kanë për qëllim pikërisht të heqë vëmendjen nga këto të vërteta. Janë gënjeshtra të pastra pa asnjë bazë. Gjithçka që është hedhur nga ato media të kontrolluara nga qeveria, janë të gjitha gënjeshtra. Është sqaruar gjithçka. Kam lëvizur me qira për një përiudhë të përkohshme dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark dhe nuk do të kem lidhje me asnjë oligark. Sulmet ndaj meje kanë për qëllim të heqin vëmendjen nga këto të vërteta. Dhe nuk kam për t’u tërhequr nga beteja ime kundër asnjë oligarku dhe asnjë të inkriminuari. Pra, kanë për qëllim vetëm të heqin vemendjen nga të vërtetat e hidhura, nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Nga negociatat, me Kajmakun, atentatet mafioze kundër prokurorëve. Sa herë që Edi Rama dhe qeveria ndodhën në këto vështirësi, fabrikojnë gënjeshtra kundër meje përsonalisht dhe kundër familjes time.

Lexo edhe:

Këlliçi: 8 vila luksoze “mbijnë” pranë TEG-ut, kush zyrtar banon aty

PD: Rinovimi i Vilës së ish-diktatorit 1.2 mln euro me para publike! Rama tha se u financua nga Art Explora

Mund të botoni një faksimilje të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Lulzim Basha: Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellalët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike. Ajo që po ju them është kjo: E gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm: të heqë vëmendjen, në rradhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës, dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve. Po jua them edhe njëherë zoti Dervishi. Unë refuzoj të bëhem pjesë e kësaj loje të ndyrë me një qëllim politik, të heqë vëmendjen nga dështimet e kësaj qeverie, nga të vërtetat e hidhura të shqiptarëve.Koha ime, e cila nuk është vetëm e imja, por është e qytetarëve shqiptarë, është e opozitës, është e interesit publik, do të shkojë tek interesi publik dhe interesi publik, është kjo që po bëj. Bashkëbisedimi me qytetarët, evidentimi i këtyre të vërtetave të hidhura dhe ardhja së bashku tek zgjidhjet e përbashkëta për ta nxjerrë vendin nga kriza.

Etiketa: Bashaoligarkvila

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këlliçi: 8 vila luksoze “mbijnë” pranë TEG-ut, kush zyrtar banon aty

17:52 : 07/05/2026
AKTUALITET

PD: Rinovimi i Vilës së ish-diktatorit 1.2 mln euro me para publike! Rama tha se u financua nga Art Explora

13:28 : 08/03/2026
AKTUALITET

Rama bën gati një tjetër kullë pas Pallatit të Kongreseve. Cilit oligarku i është premtuar?

15:51 : 01/12/2025
AKTUALITET

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025
AKTUALITET

Policia rrethon vilat pa leje të ish-deputetit të PS në Farkë, Koçiu dhe Proda pjesë e Show-ut

14:09 : 03/11/2025
AKTUALITET

Sa do rritet detyrimi në rrethe për taksën e ndërtesës për pishinat, pistat për gara, fusha futbolli

08:29 : 01/09/2025
Para

‘Mea culpa’/ Basha kërkon ndjesë për listat e 2017-s: Ishte një mësim i mirë ...

TË GJITHA

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026

Ish-ushtaraku amerikan merr peng dhjetë persona në bankë, FBI e vret pas 15 orësh rrethim

12:42 : 04/06/2026

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom