Për shkak të dallgëve dhe erërave të forta është anulluar lundrimi i tragetit Brindisi-Vlorë, raporton Newsbomb.al.
Raportohet se trageti do të niset nga Bridisi në darkë dhe do të mbërrijë në qytetin tonë bregdetar në mëngjes rreth orës 7:30.
Reshjet e shiut që kanë mbërthyer të gjithë Shqipërinë, po ashtu qytetet bregdetare kanë bërë të pamundur lundrimin e mjeteve. Si pasojë trageti i linjës Brindisi-Vlorë ka shtyrë lundrimet prej dy ditësh.