• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zemërgjerësia” e Edi Ramës me prokurorin Kulluri. E shpronëson 1000 euro/m2 truallin në Orikum

15:55 : 02/11/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Prokuroria i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, duket se është një nga ish-pronarët më fatlumë në procesin e shpronësimeve publike.

Ai ka pasur një truall 60 m2, brenda të cilit ishte një dyqan 30 m2 i ndërtuar në vitin 1994, në zonën e Orikumit, e cila gjendej në gjurmën e bulevardit të qytezës bregdetare në Jug të Shqipërisë.

Shpronësimi multimilionësh
Për këtë pronë (truall+ndërtesë), ai është shpronësuar nga Qeveria e Edi Ramës me një vlerë totale prej 7.78 milionë lekë të reja, ose përafërsisht 1 mijë euro për metër katrorë.

Shifra e shpronësimit duket shumë ekzagjeruar, të paktën duke iu referuar si shpronësimeve të tjera të kryera nga qeveria, po ashtu edhe nga çmimet e tregut.

Lexo edhe:

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

Përparim Kulluri ka deklaruar në formularin fillestar të pasurisë se është pronar i një ndërtese (dyqan) në Orikum, me sipërfaqe 30 m2, i ndërtuar në vitin 1994, me të ardhura nga emigracioni. Vlera e ndërtimit, sipas vetëdeklarimit të pasurisë, është 600 mijë lekë të reja dhe dyqani ishte dhënë me qera.

Prokurori Kulluri, në formularin e pasurisë për vitin 2014, deklaron se, nëpërmjet Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 153, dt. 19.03.2014 është shpronësuar për interes publik në vlerën totale rreth 7.6 milionë lekë.

“Boldnews.al” verifikoi Vendimin e Këshillit të Ministrave, të cilit i referohet prokurori Kulluri në deklaratën e tij.

Në këtë vendim përcaktohet se “vlera e shpërblimit për sipërfaqen 65.2 m2 truall në masën 7.781.000 lekë”, shënim që i referohet pikërisht pronës së prokurorit. Me një përllogaritje të thjeshtë, qeveria e ka shpronësuar prokurorin Kulluri me një vlerë prej 119 mijë lekë për metër katrorë, rreth 1000 euro/m2.

“Zemërgjerësia” e kryeministrit
Çmimi që qeveria e Edi Ramës ka vendosur për shpronësimin e pronës së prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri, shkon shumë lart logjikës normale së çmimeve të referencës, por edhe atyre të tregut.

Deri në vitin 2017, vlera mesatare e truallit në Orikum, ajo që qeveria përdor për shpronësim publik, ishte rreth 7 mijë lekë të reja për metër katror.

Po ashtu, referuar çmimeve zyrtare shtetërore, vlera mesatare e ndërtimit të godinave në Orikum, në vitin 2016, ishte 60 mijë lekë për metër katror.

Duke iu referuar këtyre vlerave, prona e prokurorit Kulluri duhet të shpronësohej diku në vlerën totale e 2.3 milionë lekëve (ndërtesa 30 m2 x 60.000 lekë/m2 = 1.800.000 lekë dhe trualli 65 m2 x 7.000 lekë/m2 = 455.000 lekë).

Por, siç rezulton nga Vendimi i Këshillit të Ministrave, prokurori Kulluri është shpronësuar me një vlerë prej 7.8 milionë lekë të reja.

Krahasimi me Tiranën

Në të gjithë buletinet për çmimet e trojeve në Shqipëri, vlerat maksimale arrijnë në qendër të Tiranës.

Në vitin 2019, Qeveria Shqiptare autorizoi Bashkinë e kryeqytetit që të kompensojë pronarët e disa trojeve dhe ndërtesa ngjitur me zyrën e Erion Veliajt, konkretisht me 67 mijë lekë m2 të truallit dhe 101 mijë lekë m2 të ndërtesës.

Pavarësisht kundërshtive të pronarëve, qeveria vendos këtë limit për dëmshpërblimin e ish-pronarëve në qendër të Tiranës.

Duke krahasuar shifrat e akorduara për pronarët në Tiranë, në vitin 2019, me ato që janë akorduar për Përparim Kullurin rreth 5 vjet më parë, në 2014, për një truall dhe ndërtesë në Orikum, duke se peshorja anon dukshëm në favor të prokurorit.

Për qeverinë shqiptare, prona në Orikum është më e shtrenjtë se sa ajo në qendër të Tiranës, duke përmbysur në këtë mënyrë hartën e çmimeve të referencës, të miratuar prej vetë Këshillit të Ministrave.

Etiketa: Edi RamaPërparim Kulluri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

11 Maji/ Këlliçi vijon akuzat: KQZ paradhomë e Ramës! Nuk ka pavarësi institucionale

21:42 : 28/07/2025
AKTUALITET

‘Delvina shkrumb e hi sipas dronëve të Reuters’/ Berisha: Dronët e Ramaduros me vakanca

21:29 : 28/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria nuk ka asnjë avion zjarrfikës, ndonëse Rama premtoi të paktën dy

16:55 : 28/07/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal, Paloka: Enveri do të na duket lule para një mostre si Rama

16:43 : 28/07/2025
AKTUALITET

Bankers si inceneratori dhe roli i Belindës

10:11 : 28/07/2025
AKTUALITET

Gradaçela bosh dhe beton/ “Il Fatto Quotidiano”: Kush po fiton nga modeli Rama-Boeri?

18:58 : 27/07/2025
Para

S'përmbahet biznesmeni gay/ Elton Ilirjani shfaqet nudo, politikanëve ju nxjerr b*thën dhe p*nisin (FOTO+18)

TË GJITHA

Horoskopi, 29 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:56 : 28/07/2025

Galatasaray bllokon transferimin e Alvaro Moratës te Como

22:53 : 28/07/2025

Duken të shëndetshme, por janë të dëmshme! Ja ushqimet që duhet të shmangni

22:51 : 28/07/2025

Opsioni i ri i WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

22:47 : 28/07/2025

Deklaratat e Trump, Medvedev e paralajmëron: Ultimatumi është një hap drejt luftës me SHBA

22:38 : 28/07/2025

Kina propozon krijimin e një organizate globale për Inteligjencën Artificiale

22:34 : 28/07/2025

Dhunoi dhe dogji të dashurën 52-vjeçare, lëshohet urdhër arrest për 31-vjeçarin në Pogradec

22:27 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com