• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Rama dhe Kajmaku janë njëlloj, ndaj Kryeministri e mbron…

13:30 : 29/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë shumë nga njëri tjetri, ndaj dhe Kryeministri mbron kryebashkiakun e inkriminuar të Vorës.

Kështu u shpreh Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata, sipas të cilit Edi Rama në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, jo vetëm kandidoi Agim Kajmakun si Kryebashkiak, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar deri në shtator të 2019, por edhe e mbron atë duke mos e shkarkuar nga detyra, edhe pse Prokuroria e Përgjithshme ka vërtetuar akuzat e PD-së.

Gjata tha se është kjo arsyeja pse Bundestagu i ka vendosur Shqipërisë 9 kushte për hapjen e negociatave.

Gjata ka publikuar deklarimet e bëra nga Agim Kajmaku, i cili mohonte akuzat që u bënë nga Partia Demokratike, por që sot janë provuar katërcipërisht nga Prokuroria.

Lexo edhe:

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

Deklarata e PD

Prej 24 orësh në krye të Bashkisë së Vorës po qëndron një person, i cili duhet të ishte në burg për fallsifikim të Formularit të Dekriminalizimit. Agim Kajmaku vazhdon të jetë në detyrën e kryebashkiakut me mbrojtjen e Edi Ramës, megjithëse prokuroria vërtetoi çdo akuzë të bërë nga Partia Demokratike dy muajt e fundit.

Agim Kajmaku gënjeu qytetarët shqiptarë dhe votuesit e Bashkisë së Vorës për të kaluarën e tij kriminale në Greqi. E vërteta, siç u provua nga prokuroria, është se Edi Rama kandidoi në 30 Qershor një të arratisur nga drejtësia, me urdhër kërkimi në Greqi dhe në Europë deri 6 javë më parë.

Përpjekja e Edi Ramës për të mbrojtur një zyrtar të lartë që ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe ligjin nuk ka mbaruar. Agim Kajmaku qëndron në detyrë dhe akoma nuk është shkarkuar nga Edi Rama, njeriu që i dha mbështetje politike, duke e kandiduar për Bashkinë e Vorës.

Ligji i dekriminalizimit shprehet fare qartë se një funksionuar i lartë publik, i cili kapet në fallsifikim të formularit të dekriminalizimit, humbet mandatin dhe dënohet deri në 4 vjet burg.

Sjellja e Edi Ramës në mbrojtje të kriminelëve që përfshiu në politikë, nuk është e papritur. Edi Rama e ka lidhur fatin e tij politik me krimin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar kryetarin e tij të Bashkisë Vorë, të kapur në shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit.

Bashkëqeverisja e tij me krimin dhe më të fortët që blejnë vota për të, pa u dënuar nga drejtësia, është arsyeja pse dera e Europës vazhdon të qëndrojë e mbyllur për Shqipërinë.

Sjellja me rastin e Agim Kajmakut, duke e mbrojtur, edhe pas verifikimit zyrtar të Prokurorisë, është tregues se Edi Rama nuk ka ndërmend të marrë seriozisht as kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, ku zbatimi i ligjit, lufta kundër krimit, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë dhe i kujtdo që ka vjedhur zgjedhjet janë rruga për të çuar Shqipërinë drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Agim Kajmaku dhe Edi Rama nuk ndryshojnë nga njëri-tjetri. Ata e sfidojnë shtetin ligjor, gënjejnë qytetarët në mënyrë të paturpshme dhe përdorin çdo mjet për të qëndruar në pushtet kundër interesit publik.

Etiketa: gjatakajmakuRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Sulmoi bashkinë/ I riu nga Korça: Vendim i drejtë, populli mos flejë! Rama shumë i moshuar

19:56 : 03/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama darkon me Soros dhe Huma Abedin në Dhërmi, çifti pritet në vilën qeveritare pa protokoll

16:42 : 03/08/2025
AKTUALITET

Suksesi i Rama-Alabar/ Durrës Marina arkëtoi 43 mln euro nga rezervimet e apartamenteve në ajër

09:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

Dy vjet në sirtar: Ministria e Drejtësisë, kontribuese dhe koordinuese e Kodit të ri Penal

10:43 : 02/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
Para

Kemal Ademi largon Shqipërinë: Synoj këto tre kombëtare

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 5 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 04/08/2025

Ky është ish-polici që u ekzekutua në Vaun e Dejës, vrasjen e kushëririt se pranoi asnjëherë

22:59 : 04/08/2025

Gjykata italiane pushon hetimin ndaj Melonit për lirimin e komandatit libian

22:41 : 04/08/2025

FIBA nis hetim pas thirrjeve antishqiptare në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë

22:35 : 04/08/2025

VIDEO/ Sherr me thika dhe hanxharë mes adoleshentëve në Kamëz

22:28 : 04/08/2025

Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin legjendar

22:26 : 04/08/2025

Netanyahu konfirmon pushtimin e plotë të Gazës: Do e çlirojmë nga terroristët

22:09 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com