• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Diplomacia shqiptare: quo vadis?!

13:51 : 28/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Diplomacia qysh në krye të herës është konceptuar si një mekanizëm për të arritur objektivat e politikës së jashtme pa pasur nevojë për përdorimin e forcës, propagandës apo mjeteve ligjore, sikundër e shkruan C.R. Berridge. Diplomacia sot, vençarisht ajo e shteteve të vogla, është kthyer gjithnjë e më tepër në “brandim”, në kultivim imazhi vencarisht për shtete të vogla të cilat i kanë të kufizuara birmet humane dhe materiale. Kjo natyrisht kërkon shumë kreativititet pavarësisht burimeve që një shtet i vogël por që mund të ketë burime jo të vogla në dispozicion mund t’i disponojë ose t’i gjejë dhe përdorë.

Fjala bie shtete të vogla ose relativisht të vogla në madhësi kanë arritur prej një kohe të gjatë të jenë modele suksesi në diplomaci. Për shembull Izraeli apo Finlanda. Si njëri dhe tjetri kanë arritur të ruajnë ekuilibra mjaft të brishtë diplomatikë si përgjatë luftës së ftohtë ashtu dhe më pas, duke i’a arritur njëkohësisht të kultivojnë imazhe të caktuara në marrëdhëniet ndërkombëtare por edhe ta kthejnë në përfitueshmëri politike dhe ekonomike.

Izraeli fjala bie, ka qenë në mënyrë konstante një nga dy shtetet kryesore përfituese të ndihmës ushtarake amerikanë për mbi 70 vjetë (tjetri ishte Egjipti). Arabia Saudite qenë një klient i hershëm i blerjes së armatimeve ushtarake kryesisht nga SHBA por edhe Rusia, ndërkohë që është munduar të korrektojë imazhin negativ të shtypjes së të drejtave të njeriut brenda vendit nëpërmjet kultivimit të kujdesshëm të marrëdhënieve me disa nga shtetet kryesore në botë si dhe të shfrytëzojë faktin që është vendi kyesor i prodhimit të naftës në botë dhe lider i OPEK-ut.

Po aq i suksesshëm ka qenë një vend tjetër i Gjirit Persik, sidomos në dekadadat e fundit, Katari i cili për të ardhurat për frymë, falë gazit natyror renditet i pari në botë. Por gjithashtu ka arritur të ketë një diplomaci aktive publike, falë edhe Al Jazeeras is cili i ka ndihmuar jo pak t’i bëj ballë dhe bllokadës së fuqishme të Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera të Ligës Arabe. Singapori është një tjetër shtet i papërfillshëm si madhësi por mjaft i rëndësishëm si për tregtinë ndërkombëtare ashtud he për botën financiare ndërkohë që brenda pak dekadash është shndërruar në një nga vendet me të ardhurat për frymë dhe cilësi jetese ndër më të lartat e globit. Vende të tjera, nga Luksemburgu te Estonia kanë ndjekur të njëjtën rrugë.

Lexo edhe:

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

Po transportonin 5 kg kokainë me një furgon me targa shqiptare, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

Shqipëria është një vend i vogël, që historikisht ka shfrytëzuar faktin që ka qenë një udhë-kalimi e rëndëishme nga pikëpamja gjeo-strategjike, e vendosur në një rajon të përshkruar deri në mërzi si fuci baruti dhe fqinjë si me vende të BE-së ashtu dhe të Ballkanit Perëndimor. Është një vend që gjithashtu nuk i kanë munguar burimet natyrore dhe jo vetëm të një lloji të vecantë (si gazi natyror për Katarin, nafta për Arabinë Saudite apo dhe pa burime fare natyrore si Singapori apo me burime tërësisht të limituara si Japonia dhe Estonia por që ndryshe nga krejt këto vende jo vetëm ka ngelur në kufijtë minimalë të të ardhurave për frymë por ka pasur dhe një diplomaci anemike që i ka kontribuar pak apo aspak njohjes dhe vlerësimit adekuat në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shqipëria ka pasur fatin të bëhet lajm ndërkombëtar vetëm kur është përballur me sfida të brendshmë apo të jashtme të tilla si rënia e firmave piramidale dhe kaosin që pasoi në 97-ën, krizën humanitare të refugjatëve të luftë që erdhën nga Kosova apo krizën e stërgjatur politike në rastin e tanishëm. Pra në përgjithësi ka përftuar mbulim mediatik negativ në mediat ndërkombëtare, ka tërhequr vëmendjen e kancelarive perëndimor si një vendburimi periodik krizash apo vend problematik dhe nuk ka arritur të vejë në punë mekanizma që do ndihmonin sadopak përmisimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Një shans mund të ishte për shembull edhe viti që vjen kur marrin kryesimin e radhës së presidencës së OSBE-së. Por në çdo rast, asetet më të mira që mund të ketë një vend i vogël si Shqipëria janë burimet njerëzore, teknike dhe profesionale që ne i kemi si ujët e pakët dhe qeveri të njëpasnjëshme nuk kanë ditur ose nuk kanë dashur t’i përdorin dhe t’i vënë në funksion të përmisimit të imazhit të vendit, të tërheqjes së investimeve të huaja, të rritjes së eksporteve shqiptare e kështu me radhë.

Etiketa: diplomaciakalemajshqiptare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kultivonin kanabis me vlerë miliona paund, arrestohen 6 shqiptarë në Britani (EMRAT)

10:12 : 03/06/2026
AKTUALITET

Po transportonin 5 kg kokainë me një furgon me targa shqiptare, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:57 : 29/05/2026
AKTUALITET

EMRAT/ U arrestuan në Greqi për plagosjen e pakistanezit, kush janë dy të rinjtë nga Saranda

10:10 : 29/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje, mashtrim dhe trafik droge, ekstradohen tre të shumëkërkuarit /EMRAT

11:27 : 28/05/2026
AKTUALITET

Trafikonin me jahte emigrantët, shqiptarëve ‘u bëhet pritë’ në Angli, 3 në pranga

09:52 : 28/05/2026
Para

Habia e Elisës me eurodeputetët dhe ... habia e eurodeputetëve me Elisën!

TË GJITHA

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom