Yjet e Gogglebox nuk i kanë mbajtur dot lotët kur panë historinë e një babai që ndërroi jetë vetëm disa ore pasi i erdhi djali në jetë.
Jack Whitehall, YungBlud dhe Nick Grimshaw ishin mes personave të tjerë që panë pamjet trishtuese në natën që i ishte kushtuar edicionit Stand Up To Cancer.
Ajo që i preku më së shumti ishte historia e Brett-it, babait që kishte mposhtur me sukses një tumor në kokë, por më pas mjekët i zbuluan një tjetër akoma më agresiv.
Ishte bashkëshortja e tij ajo që e tregonte historinë. Nëna e tre fëmijëve shpjegoi se mjekët i paralajmëruan se ai do t’i nënshtrohej një operacioni por ekzistonte dhe rreziku që të humbiste jetën.
Pasi bashkëshortja Nicole hyri në sallën e lodhjes Brett pësoi një krizë dhe ndodhej në gjendje të rëndë.
Pas lindjes ajo e mori vajzën dhe vrapo për te dhoma e tij që ta prezantonte me të atin para se të ishte tepër vonë.
Ajo tregon:
Kur arritëm, e mora vajzën dhe ia vura sipër duke ia shpjeguar sesi dukej. Ndenjëm disa orë bashkë. Më pas unë i thashë që të mos e mundonte më veten.”
Vajza e vogël lindi në 5.07 të mëngjesit ndërsa i ati humbi betejën me kancerin në orën 8.25 të mëngjesit të po asaj dite.