• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria nën shënjestrën e terrorizmit? Një histori që lidh drogën me radikalizmin

14:57 : 24/10/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Ndeshja e futbollit Shqipëri-Izrael e 12 Nëntorit 2016, mund të ishte një pikë kulminante në historinë e re të Shqipërisë. Jo aq për atë që do të luhej në fushë apo për tifozërinë në stadium.

Diku tjetër, shumë larg Shqipërisë, në guvat e Sirisë, shqiptari i Kosovës, Lavdrim Muhaxheri, një prej drejtuesve më radikalë të Ushtrisë Islamike, të ashtëquajtur ISIS, kishin hartuar një plan të kobshëm për qytetarët shqiptarë.

Nën orientimin e tij, disa persona nga Shkodra kishin planifikuar atentate dhe shpërthime në stadiumin “Loro Boriçi”, pasojat e të cilave do të ishin katastrofike. Në shënjestër mendohej se do të ishin lojtarët izraelitë, por efektet e atentateve mund të shumëfishoheshin me tifozë të thjeshtë.

Tifoze në ndeshjen Shqipëri-Izrael, duke u kontrolluar nga policia

Të paktën, ky ishte dyshimi i një grupi të vogël njerëzish, të cilët, nën drejtimin e prokurorit të Krimeve të Rënda të asaj kohe, Eugen Beçi, zhvilluan hetimin dhe arrestuan katër persona, pak para se ata të ndërmerrnin aksionin e tyre.

Lexo edhe:

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

Të dhënat e siguruara nga hetimi shqiptar, i bazuar sidomos në informacionet paraprake të autoriteteve amerikane, rezultuan thelbësore për suksesin e operacionit.

Disa orë para se të niste ndeshja, Federata Shqiptare e Futbollit zhvendosi vendin e takimit, duke drejtuar ekipet dhe tifozët drejt “Elbasan Arena”.

Në atë ndeshje, ekipi shqiptar u mund keqazi nga miqtë, me rezultatin 0-3. Por, në zyrat e institucioneve ligjzbatuese po i gëzoheshin fitores tjetër-atë të sigurimit të jetës së shumë qytetarëve.

Informacioni amerikan

Ngjarja e vitit 2016 u risoll në kujtesë në mesin e kësaj jave, kur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ard Veliu, prezantoi në një konferencë për media se ishte zbuluar grupi që kishte organizuar planin për atentate kundër anëtarëve të opozitës iraniane-MEK- gjatë festës së Sulltan Novruzit, në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, në Tiranë.

Në atë konferencë, kreu i Policisë së Shtetit deklaroi se ishin identifikuar disa persona, të gjithë me origjinë iraniane apo nga Lindja e Mesme, të cilët kishin dërguar dy agjentë të tyre, të cilët u prezantuan si gazetarë.

Në fakt, konferenca e Drejtorit të Policisë krijoi një situatë të pazakontë. U prezantuan rezultatet e një hetimi, pa asnjë të arrestuar nga Policia Shqiptare dhe, për më tepër, pa praninë e asnjë përfaqësuesi të Prokurorisë.

Në foto: Drejtori i Policisë së Shtetit, Ard Veliu, duke prezantuar rezultatet e operacionit

Në fakt, lufta kundër rasteve me natyrë terroriste, tre të identifikuara gjatë viteve të fundit, është një prej gurëve të kurorës në bashkëpunimin Prokurori-Polici, dy institucione, të cilat, të paktën gjatë viteve të fundit, janë sjellë si macja me miun me njëra-tjetrën, sidomos gjatë periudhës së kanabizimit të vendit, 2015-2017.

Përsa i përket anti-terrorizmit, prokurorët dhe uniformat blu e kanë gjetur menjëherë frymën e bashkëpunimit dhe me rezultate konkrete. Ndoshta, për shkak se nxitësit kryesorë për këtë luftë të vështirë ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 “Luftëtarët e huaj”

Shqipëria ishte përballur edhe më parë me elementë terroristë, kryesisht persona të larguar nga grupet e shpartalluara radikale dhe që kishin gjetur rifuxhio në vendin tonë.

Por, në vitin 2014, autoritetet shqiptare u përballën me një sfidë shumë të madhe për shpatullat e brishta të tyre. Një valë shtetasish shqiptarë, të mashtruar nga “imamë” të vetëshpallur, vendosën t’i bashkoheshin ushtrisë ISIS, si pjesë e atyre që konsideroheshin “luftëtarët e huaj”.

Autoritetet amerikane, me një ndjeshmëri shumë të lartë për çështjet e terrorizmit, sollën në vendin tonë informacione të vlefshme për mënyrën e rekrutimit dhe linjën e transportit të “luftëtarëve të huaj” nga Shqipëria e Kosova drejt Sirisë.

Prokuroria shqiptare krijoi një bërthamë shumë të ngushtë për hetimin e këtyre rasteve. Grupi drejtohej nga Eugen Beçi, në atë kohë drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda.

Në 11 Mars 2014, Prokuroria për Krime të Rënda njoftoi se, pas një hetimi të zhvilluar me mbështetjen e forcave policore në terren, u arrestuan të paktën 7 persona, dy prej të cilëve “imamë” të vetëshpallur, si anëtarë të një grupi përgjegjës për rekrutimin dhe dërgimin e qytetarëve shqiptarë në Siri, në rolin e “luftëtarëve të huaj”.

Në foto: Prokurori Eugen Beci dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi, duke prezantuar operacionin kundër rekrutuesve të “luftëtarëve të huaj”-viti 2014

Ky rast shënoi një ndër sukseset më të mëdha të autoriteteve shqiptarë në luftën kundër terrorizmit dhe ishte gjithashtu një operacion që mori vlerësimet e menjëhershme nga autoritetet e larta amerikane.

Në bazë të hetimeve të kryera në atë kohë, rezultonte se koka strategjike e rekrutimit të shtetasve shqiptarë për t’iu bashkuar ISIS ishte Lavdrim Muhaxheri, një shqiptar nga Kosova, i bashkuar më parë me grupin radikal të Lindjes së Mesme.

“Loro Boriçi”

Pas kësaj goditjeje të parë, Muhaxheri, synoi një goditje të madhe në Shqipëri-atentatet në stadiumin “Loro Boriçi”, në Nëntor 2016. Edhe në këtë rast, informacioni bazë erdhi nga autoritetet amerikane.

Ndërsa, nga institucionet shqiptare, hetimi zhvillohej sërish nën drejtimin e prokurorit Beçi. Me një urdhër të posaçëm të Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, Adriatik Llalla, prokurori Beçi, i cili nuk ishte më drejtues i Krimeve të Rënda, ishte ngarkuar të ndiqte posaçërisht çështjet e anti-terrorit.

Në bazë të hetimit dhe veprimeve në terren nga forcat speciale policore, u arrit të identifikoheshin dhe neutralizoheshin personat që dyshoheshin se do të ishin pjesë aktive e atentateve terroriste gjatë ndeshjes së futbollit Shqipëri-Izrael.

Një vit pas këtij plani të dështuar, në Qershor 2017, Lavdrim Muhaxheri, i konsideruar edhe si “kasapi i Ballkanit”, mbetet i vrarë gjatë luftimeve në Siri. Me vdekjen e tij, u duk se u rrudhën edhe përpjekjet e të ashtuquajturit Shteti Islamik për të kryer atentate në Shqipëri.

Atentatet e dështuara kundër MEK

Por, ndërkohë që linja “Muhaxheri” humbi fuqinë e saj pas vdekjes së liderit, një tjetër linjë forcoi aktivitetin e saj.

Autoritetet shqiptare, të ndihmuara si përherë nga ato amerikane, siguruan informacione për atentate të mundshme ndaj pjestarëve të opozitës iraniane-MEK-një numër i konsiderueshëm i të cilëve gjenden të strehuar në Shqipëri.

Grupi hetimor, i drejtuar sërish nga prokurori Eugen Beçi, siguroi të dhëna, në bazë të të cilave jepej me siguri se dy shtetas iranianë, të mbërritur në Shqipëri nën petkun e gazetarit, në Mars 2018 do të kryenin atentate në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, ku do të ishin të pranishëm edhe drtejtues e anëtarë të MEK-ut.

Në foto: Kryegjyshata Botërore, Tiranë

Një ndërhyrje e shpejtë policore i neutralizoi të dy iranianët, të cilëve, në fakt nuk iu gjet asgjë e kundërligjshme. Megjithatë, ndaj tyre u mor masa e dëbimit të menjëhershëm, për të shmangur çdo pasojë të mundshme.

Për secilin nga këto raste, por sidomos për ato ku ishin planifikuar atentate, publiku shqiptar është njohur vetëm nëpërmjet raportimeve mediatike, të cilat u referohen burime konfidenciale.

Autoritetet shqiptare kanë zgjedhur të përdorin “heshtje mediatike” për detajet mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të grupeve radikale që vendosin herë pas here Shqipërinë në qendër të objektivit të tyre.

Prokurori që ka drejtuar hetimet anti-terror, Eugen Beçi, sot i shkarkuar për shkak të Vetingut, nuk pranoi të japë asnjë detaj mbi operacionet, megjithë insistimin e “Boldneës.al”.

Nga heroina tek terrorizmi

Më shumë se një vit pas këtij operacioni, drejtori i Policisë Ardi Veliu tregoi këtë javë se cilët ishin organizatorët e këtij atentati të dështuar. Nga katër personat, të gjithë nga Lindja e Mesme, njëri prej tyre nuk është aq i panjohur për autoritetet shqiptare.

Shtetasi me origjinë turke, Abdulselam Turgut ka qenë i arrestuar në vitin 2011 në Shqipëri, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga autoritetet gjermane, i dyshuar si i përfshirë në një ngarkesë 1.5 ton heroinë që mbërriti në Gjermani.

Në foto, Abdulselam Turgut

Turgut, për të cilin fillimisht u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, arriti të arratisej nga Shqipëria sapo gjykata e Apelit e zbuti masën, në atë të “arrestit të shtëpisë”.

Media turke e konsideron Abdulselam Turgut si një “bos droge”. Gazeta e rëndësishme “Hyrriet” ka raportuar më herët për lidhjet e trafikut të heroinës ndërmjet Turgut dhe shtetasit shqiptar Hekuran Hoxha, i njohur si “Roni i Shijakut”.

Në foto: Hekuran Hoxha (Roni i Shijakut)

Në janar të vitit 2019, “Roni i Shijakut” u arrestua me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, në kuadër të operacionit “Vol-vo 4”. Ai dyshohet se është një nga organizatorët e krijimit të një laboratori heroine, i zbuluan në Has të Kukësit, në Tetor 2018.

Operacioni “Vol-vo 4” ishte pjesë e hetimit të dosjes “339”, në të cilën rezultojnë edhe përgjime të zyrtarëve të lartë socialistë për sigurimin e votave në favor të maxhorancës së majtë, me anëtarë të klanit “Avdylaj”, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Ronit të Shijakut”.

Etiketa: grupeShqiperiterrorizmi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025
AKTUALITET

Trajneri serb flet nga Tirana: Shqipëria ka ekip të mirë, por kemi ardhur vetëm për fitore!

17:58 : 06/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Më të shtrenjtët në rajon! Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare?

18:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
Para

PD liston 9 kushtet e Gjermanisë: Rama nuk ka vullnet për plotësimin e tyre dhe nisjen e negociatave

TË GJITHA

Ish kandidati për deputet i PSD-së fitoi tenderin e restaurimit të Spaçit, i proceduar penalisht disa herë!

14:24 : 07/06/2025

Fyerjet e Anuela Ristanit sulm i mirëllogaritur ndaj gazetarisë kritike

14:18 : 07/06/2025

Vlorë/ Gruaja rrezikoi mbytjen në det, dërgohet me urgjencë në spital

14:13 : 07/06/2025

Përfshihet sërish nga zjarri fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi përhapet në qytet

14:05 : 07/06/2025

Debati për Spaçin/ Berisha: Përpjekje e Ramës për të fshehur me bojëra gjëmën që ka ndodhur në atë kamp

13:43 : 07/06/2025

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com