• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Lamtumirë Ballkan?

11:43 : 24/10/2019
në OP-ED, POLITIKE, RAJONI

Nga Michael Martens, Frankfurter Allgemeiner Zeitung

Në qershor të vitit 2003, 15 anëtarët e asaj kohe të Bashkimit Europian, ranë dakord për një deklaratë në samitin e Selanikut, një deklaratë që ishte edhe një premtim: E ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian, ishte fjalia kryesore. Ish-presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi, e quajti afrimin e shteteve të Ballkanit në BE, si dhe synimin afatgjatë të anëtarësimit, një ‘proces pa kthim’.

E gjitha kjo korrespondonte me gjendjen e brendshme të BE dhe ishte një deklaratë e sinqertë. Plagët e luftërave shkatërrimtare jugosllave, që kishin sjellë më shumë se 130 mijë viktima dhe miliona të dëbuar, ishin akoma të freskëta. Fushata ajrore e NATO-s kundër Serbisë kishte vetëm katër vite që kishte përfunduar. Krimineli më i madh i luftës, që kishte njohur Europa që prej vitit 1945, udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç dhe gjenerali i tij, Ratko Mlladiç, ishin akoma të lirë. Në qeveritë e Europës perëndimore, stabilizimi i shteteve ballkanike dhe së paku objektivi i largët i pranimit, nuk ishte diçka e diskutueshme. Ajo ishte gjëja kryesore.

16 vite më pas, premtimi i Selanikut nuk reflekton më frymën mbizotëruese në Europë, e cila ndërkohë ka thuajse dyfishin e anëtarëve që kishte në atë kohë. Zgjerimi i madh drejt lindjes me dhjetë anëtarë në vitin 2004 u pasua me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë tre vjet më vonë, si dhe të Kroacisë në verën e vitit 2013. Në veçanti pranimi i Bullgarisë dhe Rumanisë e ka turbulluar optimizmin e përgjegjësve për zgjerimin.

Eurobarometri, që mat mendimin e përgjithshëm të vendeve anëtare, tregon prej vitesh një skepticizëm të fortë në rritje ndaj zgjerimit. Ndërsa planet për një politikë të përbashkët mbrojtjeje dhe vlerësimi për Euron janë në nivele të larta, ideja për një zgjerim të BE-së është e vetmja që nuk ka një shumicë në opinionin publik.

Lexo edhe:

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

Këtë gjë nuk mund ta injorojë në mënyrë të vazhdueshme asnjë qeveri. Në fakt procesi i zgjerimit të BE-së nuk ka përfunduar pas pranimit të Kroacisë. BE publikon rregullisht të ashtuquajturit raporte të progresit. Por serioziteti, me të cilin ndiqet perspektiva e zgjerimit, në të dy krahët, po shuhet. Shumëçka të duket si një betejë me mullinjtë e erës. Me përjashtim të Maqedonisë së Veriut, ku së fundmi ka pasur seriozisht një zell për reforma, në vendet e tjera është ndryshe: qeveritë e vendeve që duan të pranohen bëjnë sikur vendet e tyre po reformohen- kurse vendet e BE bëjnë sikur janë të interesuara për zgjerimin. Asnjë palë nuk e ka seriozisht.

Prandaj duhet falenderuar me të vërtetë presidenti francez, që në samitin më të fundit të BE, përmes kundërshtimit ndaj nisjes së bisedimeve të zgjerimit, solli në opinionin publik atë që po zien prej kohësh dhe që mendohet nga shumëkush. Është e vërtetë që Macron ishte i izoluar së paku në rastin e Maqedonisë së Veriut. Të gjitha shtetet e tjera, edhe ato kritike si Holanda apo Danimarka, ishin për nisjen e negociatave me Shkupin, ku e vetmja qeveri e interesuar vërtet për reformat në Ballkanin Perëndimor, rrezikon të dalë nga pushteti. Por nuk ishte Macron që e shkatërroi politikën e deritanishme të zgjerimit. Ai vetëm sa shpalli njoftimin e vdekjes. Ajo kishte kohë që ishte bërë e pabesueshme. Si do shkojnë gjërat tani e tutje?

Natyrisht që do të vazhdojë edhe për pak kohë fajësimi i ndërsjellë mes palëve: Reforma të supozuara këtu kundër zgjerimit të supozuar atje. Por kjo do ishte një humbje kohe për të dy palët. Nëse premtimi i Selanikut nuk vlen më, ose së paku nuk është i zbatueshëm politikisht për një kohë të paparashikuar, si do ta ripërcaktojë BE marrëdhënien e saj me Ballkanin? Askush, as Macron, nuk do që ta lërë vetëm rajonin. Nëse procesi i pranimit ka mbijetuar në këtë formë, tani është koha për të diskutuar nëse duhet një rilindje apo një tjetër politikë.

Idetë për këtë nuk mungojnë, disa propozime janë të pranishme prej vitesh. Një prej tyre është hapja e pjesshme e fondeve europiane të kohezionit për shtetet e Ballkanit deri në afrimin e rajonit në tregun e brendshëm europian. Në çdo rast bëhet fjalë për një detyrë, e cila numerikisht nuk është e madhe. Të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë së bashku më pak banorë se Rumania. Fuqia e tyre ekonomike e kombinuar nuk arrin as sa gjysma e ekonomisë rumune. BE pretendon se është një aktor serioz jo vetëm në fushën ekonomike. Në Ballkan, që ndodhet në portën e saj, mund të provohet ky pretendim- ose mund të mbizotërojë pabesueshmëria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026
AKTUALITET

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026
AKTUALITET

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026
Para

Dyshohet për vrasjen e kushëririt, arrest me burg për Marash Arrajn

TË GJITHA

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026

“Ramë, pije kosin”, qytetarët nuk kursehen me ironitë, pankartat më pikante të protestës

19:08 : 04/06/2026

Poshtë zyrës së tij protestë, Rama nga Porto Montenegro’: S’bëhet llaf, ta harrojnë/ VIDEO

19:05 : 04/06/2026

Bulevardi “mbytet” nga protestuesit, pjesëmarrje masive në protestën për Zvërnecin

18:55 : 04/06/2026

Kartoni i kuq për Kuvendin, protestuesi në Tiranë: Deputetët duhet të dalin jashtë loje

18:42 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetBetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom