• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Macron shpëtoi Ramën, Rilindja e masakron

14:20 : 20/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Gjatë 48 orëve të fundit nuk ka mbetur asnjë rilindas që të mos ketë sharë apo mallkuar presidentin e Francës Emanuel Macron për mos hapjen e negociatave. Ata, më diplomatët në PS, në mënyrë pak më fine kritikojnë qëndrimin e Francës ndaj Ballkanit dhe procesit të zgjerimit të BE, por edhe këta kanë marrë urdhër për sulm total që të krijohet ideja popullore se “Rama ishte në rregull, por nuk donte Macron”. Të tjerë brenda Rilindjes shkojnë më tej dhe nisin sharjet me libër shtëpie duke filluar nga karakteri i Macron dhe duke përfunduar te gruaja e tij, gjoja plakë!

Realisht nuk ka shqiptar që u gëzua me qëndrimin e Francës, sepse kushdo e di se hapja e negociatave do të thotë më shumë Europë dhe kërkesë llogarie nga Brukseli në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë. Por sulmet e pamoralshme dhe aludimet për racizëm të Europës kundër shqiptarëve janë një idiotësi që nuk duhet mbështetur politikisht, sado i hidhur të na duket refuzimi i Parisit. Shqiptarët nuk kanë projekt tjetër integrimi veç BE-së dhe ushqyerja e opinionit me teza populiste do japë idenë e gabuar se Shqipëria veç paaftësisë së qeverisë për të bërë reforma, ka problem serioze dhe si shoqëri.

Në sulmet e Rilindjes ndaj Francës dhe Macron ka një paradoks të madh. Në mënyrë indirekte vendimi i Francës shpëtoi qeverinë “Rama” nga më e keqja në Ballkan. Në tryezën e BE ishin tre variante. Varianti i parë ishte propozimi gjerman, hapje e negociatave me 9 kushte për Shqipërinë dhe pa asnjë kusht për Maqedoninë e Veriut. Varianti i dytë, hapja e negociatave për Maqedoninë dhe bllokimi total i Shqipërisë. Ndërsa varianti i tretë, që u miratua, ishte ky që propozoi presidenti Macron, shtyrje pa datë e negociatave për dy shtetet, reformim i procesit brenda BE dhe plotësim i kushteve nga Shqipëria.

Për shkak se vetoja e Francës krijoi pakënaqësi në shumë vende të BE, të gjithë po merren me kërkesën e Macron si një telash i ri për Bashkimin Europian. “Rama” po ndjek ritmin e disa zyrtarëve të BE dhe po ashtu po urdhëron rilindjen të sulmojë Francën dhe presidentin e saj, me argumentin se qeveria jonë është në rregull, por problemi është Franca. Këtu lind dhe gabimi i qeverisë dhe “Rilindjes”. Nëse do të ishte miratuar propozimi gjerman, Rama nuk do fliste këto ditë si “lider rajonal dhe europian” (!) për problemet e BE dhe për vendet skeptike.

Sot do të ishte i detyruar të plotësonte 9 kushte, duke nisur nga dënimi i zyrtarëve të korruptuar brenda rilindjes, ngritjen e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, zgjidhjen e krizës politike dhe deri të legjitimiteti i votimeve moniste të 30 qershorit. Nëse do ishte miratuar varianti i Merkelit, kryeministri do të duhej t’i lutej opozitës për kompromis ose të deklaronte zgjedhjet e parakohshme që nga Brukseli, pa mbërritur në Rinas. Varianti gjerman ia hiqte Edi Ramës mundësinë të fliste për sukses reformash, por tregonte se BE-ja nuk toleronte më asnjë kaos politik dhe ligjor, siç është Shqipëria tani. Franca, për arsyet edhe të problemeve në BE, ka një qasje më të përgjithshme ndaj Ballkanit dhe me një goditje ndëshkoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca nuk u mor me detaje të krizës në Shqipëri, me parlamentin një partiak apo korrupsionin, por foli vetëm çështjet që e prekin atë direkt si azilantët apo mungesa e standardeve në përgjithësi.

Lexo edhe:

Macron emëron kabinetin e ri francez

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Në këtë mënyrë, qeveria “Rama” shpëtoi nga telashet dhe raporti masakrues i Gjermanisë dhe tani, Edi Rama, i jep vetes të drejtën të tallet me shqiptarët duke qarë hallet e BE-së dhe marrëdhëniet frako-gjermane. Ndaj dhe sulmi ndaj Macron është i pakuptueshëm. Kryeministri Edi Rama duhet ta falënderonte atë, sepse me qëndrimin për mos hapjen e negociatave i hoqi, për ca kohë, telashet që ka shkaktuar prej vitesh në Shqipëri. Sulmi është i padrejtë edhe për një fakt tjetër, për të cilën qeveria shqiptare duhet t’i jetë mirënjohëse Francës. Presidenti francez Macron nuk e ndau Shqipërinë si “delja e zezë” të cilën e kërkonin Hollanda, Danimarka dhe disa shtete të tjera.

Presidentit Macron, kryeministri Rama duhet ti ngrejë bust mirënjohje e jo ta masakrojë me rilindasit e tij./Koha Jonë/

Etiketa: macronRamaRilindja

Lajme të lidhura

BOTA

Macron emëron kabinetin e ri francez

21:36 : 05/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
Para
Foto ilustruese

Aksidenti në Lushnje, automjeti përplas për vdekje qytetarin

TË GJITHA

4 emrat zyrtarë që konkurojnë për kreun e SPAK

09:37 : 06/10/2025

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025

Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe kriminal!

09:32 : 06/10/2025

Zbulohen 4291 bimë kanabis në Shkodër, e pësojnë 5 kryetarë fshatrash/ PAMJET

09:31 : 06/10/2025

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025

“Mijëra studentë më pak”, Gjekmarkaj: Emigrimi i trurit ka pasoja të rënda për ekonominë dhe zhvillimin e vendit

09:10 : 06/10/2025

Ushtria izraelite: Nëse negociatat dështojnë, do të rifillojmë luftimet në Gaza

09:05 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com