• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi me negociatat, ish-aleati: Rama të japë dorëheqjen

10:11 : 19/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Për partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet është e papranueshme alibia e problemeve të brendshme të Europës, si arsye për mos hapjen e negociatave të vendit me BE-në dhe “çdo përrallë e lobuar dhe e bojatisur mirë për reforma të suksesshme bie.”

Përgjegjës i vetëm për “JO”-në e BE-së është vetëm kryeministri Rama, thekson PDIU, pasi ky i fundit prej 3 vitesh vetëm i gënjen shqiptarët, ndërsa shton se Europa nuk mund të pranojë një vend me krim të organizuar, drogë dhe me numër të lartë azilkërkuesish.

Deklarata e plotë:

Dje Këshilli Europian vendosi zyrtarisht moshapjen e negociatave me Shqipërinë.
Shqiptarët kanë që nga viti 2014 kur Shqipëria mori statusin e vendit kandidat që shpresojnë hapjen e negociatave me BE.

Pas tre vitesh përgjatë të cilave kryeministri përsëriste pa u lodhur se negociatat ishin hapur dhe Shqipëria kishte marrë dritën jeshile për në Europë, sot u shkrua e zezë mbi të bardhë që Shqipëria e kish të pamundur të vazhdonte në rrugën e saj të integrimit.

Lajmi është më shumë se i keq për vendin dhe nuk ka shqiptar që këtë JO të Brukselit nuk e konsideron si një lajm negativ për të dhe të ardhmen e tij..

Lexo edhe:

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

Pas kësaj, çdo përrallë e lobuar dhe e bojatisur mirë për reforma të suksesshme bie.
Familja Europiane e ka të pamundur të pranojë një vend që eksporton vetëm krim të organizuar, drogë dhe emigrantë dhe siç theksoi Presidenti Macron sot jemi në vendin e dytë për azilkërkues.

Gjysëm milioni shqiptarë që ikin nga sytë këmbët janë treguesi më domethënës për gjendjen në vend.
Për gjithë situatën ku është katandisur vendi ka vetëm një përgjegjës, kryeministri Edi Rama dhe politikat e tij në mbrojtje të krimit, shkatërruesit të demokracisë funksionale dhe ekonomise, të cilat po detyrojnë shqiptarët të braktisin masivisht vendin dhe po i vënë

Shqipërisë një vulë turpi të pamerituar në familjen Europiane.

Alibia e problemeve të brendshme të Europës është e paparanueshme.

Boll më me arrogancën qesharake të brekusheve dhe liderit rajonal bartës së ideve për Shengenin Ballkanik të Titos, e pa Kosoven, si alternativë për një vend si Shqipëria që e ka vuajur në gjithë historinë e vet mijëra – vjeçare, qenien fizikisht në Europë dhe poitikisht dhe administrativisht në perandoritë e Lindjes.

Ka tre vite që shqiptarët po gënjehen me zë dhe figurë nga vetë kryeministri i tyre çdo tetor kur hap shishen e shampanjës për hapjen e negociatave.

Kemi një deklaratë me zë dhe figurë nga presidenti francez i cili jo vetëm nuk pranon dot emigracionin, drogën dhe krimin shqiptar por thekson se liberalizimi i vizave do duhej të ishte menduar, sepse nuk solli impaktin pozitiv që mendohej.
Pas kësaj deklarate çdo interpretim është i tepërt.

I vetmi hap që kryeministri duhet të mendojë sot dhe pa humbur asnjë minutë është dorëheqja e tij dhe hapja rrugë e normalizimit të klimës politike në Shqipëri dhe zgjedhjeve te parakohshme .

Pluralizimi politik dhe demokracia janë gurët e themelit të familjes europiane.
Sot rrezikojmë këto dy arritje të jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare në emër të një pushteti të vjedhur nga krimi dhe autoritarizmi.

Etiketa: negociatatpdiuRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Hipokrit”/ Politikani britanik sulmon Ramën: Merri mbrapsht kriminelët e tu

10:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Ramaduro, një damkë për Ramën”/ Koka: “Rezonancë” e fortë kundër propagandës së kryeministrit

19:20 : 26/06/2025
AKTUALITET

Socialistët votojnë ligjet të vetëm, opozita braktis sallën, përplasjet në Kuvend (E PLOTË)

18:31 : 26/06/2025
Para

‘Nuk i çelej goja’ në konferencë me Ramën, Cakaj paralajmëron dalje në media

TË GJITHA

FOTO/ Armando Broja formalizon lidhjen e dashurisë, çifti pushime luksi në SHBA

14:03 : 29/06/2025

Nga spital për fëmijë, në burg për politikanët! Historiku i IEVP Durrës

14:02 : 29/06/2025

Tjetër aksident me monopatinë! 17-vjeçari përplaset nga makina, përfundon në spital

13:47 : 29/06/2025

Tirana kapet në befasi, mbrojtësi kërkon largimin nga bardheblutë

13:47 : 29/06/2025

Qeveria e Filipineve në alarm/ Si po trafikohen punonjësit filipinas në Shqipëri

13:34 : 29/06/2025

Përplasi tre të mitur që po lëviznin me monopatinë, gjykata cakton “arrest shtëpie” për shoferin

13:33 : 29/06/2025

U kapën me mallra kontrabandë, arrestohen babë e bir

13:32 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com