• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministri i diasporës, votat e blera dhe integritetin që ja falën Edit

14:38 : 05/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko pranoi se votat janë blerë, ku në disa zona sipas tij janë paguar edhe 50 apo 100 euro për një votë. E pranon këtë problem si fenomen, që për të ka ekzistuar dhe ekziston, duke e relativizuar dhe nënkuptuar se të gjithë forcat politike kur kanë pasur mundësi e kanë bërë diçka të tillë.

“E kemi thënë që ka pasur raste në disa zona se mesatarja ka qenë 50 euro dhe si pasojë e përplasjes së egër, ka shkuar deri në 100 euro. Tani, ju thoni se si ndodhi që PS mori ca të fortë? Sepse ishin ca të fortë që na rrihnin komisionerët. Dhe si çdo aksion ka një kundëraksion. Zgjedhjet janë blerë për shtatë palë qejfe në Shqipëri. Turpi më i madh është që hajduti të bërtasë për vjedhje”– deklaroi Majko, i ftuar në “Top Channel”.

Rrëfimi i sinqertë nuk i shton kreditit një personazhi që ka qenë në krye të shtetit kur vendi jetonte kohë të vështira, as sot si Ministër i Diasporës, ku kontaktet i ka me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vende të zhvilluara, aty ku vota është e shenjtë dhe nuk konceptohet dot, as në ëndrrat më të këqija fenomeni i shitblerjes.

Të pranosh publikisht se votat janë shitur e blerë dhe se PS-ja ka ofruar kriminelë e të fortë si “kundërpërgjigje” ndaj ca kriminelëve të tjerë politik, është si të justifikosh dy banda që grihen për të marrë territor dhe ajo që ia arrin, shtyp këdo që i del përpara, mbi të gjithë qytetarët e mirë, të papërlyer me afera dhe rrogtarë të ndershëm që mbajnë mbi kurriz një luguni gangsterësh politik dhe ata të rrugës të mbrojtur nga pushteti.

Lexo edhe:

Gjekmarkaj zbulon a do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

Shitblerja e votës është vepër penale, së pari për atë që e kryen dhe jashtë përgjegjësisë nuk mbetet as ai që e di, e sheh teksa ndodh ky fenomen, por nuk bzan, pranon të keqen e për më shumë i shërben asaj. Edhe Majko nuk bën përjashtim, ndoshta i vetmi ngushëllim që gjen me veten dhe e relakson për të fjetur disi qetë është se: “vetë nuk e bëj, por jam me ata që e bëjnë”.

Është një personazh politik brenda së majtës ku pritej më shumë, për sinqeritetin në komunikim, apo edhe integritetin personal, që ndonjëherë e shfaq qoftë edhe si inatçor me veprimet e kryeministrit Edi Rama. Por vetëm kaq mbetet, është e kotë të kërkosh më tepër, ndonëse ajo parti që sot Majko militon dhe mban edhe funksion në një post honorifik si Ministër i Diasporës, është kthyer në një mejhane ku ka një bos të madh mbi krye dhe të gjithë duhet ti binden.

Asnjë zë ndryshe, asnjë kritikë e qenësishme brenda partisë. Të gjithë ata të majtë në bindje, por të papërlyer me mekatet e pushtetit, ende shpresojnë tek Majko, Xhafaj, Ruçi, Fino, apo Bushati. Krijojnë një iluzin që “ata nuk janë si të tjerët”, duhet zëri i tyre kritik dhe kërkojnë me ngulm të nxjerrin “integritetin personal”. Çfarë duhet të ndodhë më me këtë vend që të këtë reagim nga brenda partisë? Fatkeqësisht, këta të majtë të idealeve, thjesht duhet të kuptojnë që të mos ushqejnë asnjë iluzion të kotë, brenda partisë nuk kanë më as integritetin personal nga ndonjë syresh pushtetar.

Mund të flasin lirshëm në kafene, brenda familjes, apo me miq të mirë që dëgjojnë e kyçin gojën. Të kritikojnë Edin e tyre, të shfryjnë se ka korrupsion të madh, ka mungesë demokracie, që të gjithë pushtetet janë rrëmbyer nga kryetari i tyre.

Po të nesërmen shkojnë secili në zyrë, i japin një buzëqeshje qoftë edhe të shtirur kryeministrit dhe gëzojnë ato benefite që të jep deputetllëku, ministria, apo influenca. E kanë kthyer veten si nëpunës hallexhi në një administratë ku vidhet, ushtrohet ndikim i paligjshëm apo kurvërohet, por rri në atë vend se e mban rroga, apo buka e fëmijëve.
Dhe ju pushtetarë në Parlament dhe ministri që ende shisni për vlerë integritetin apo sinqeritetin, nuk jeni për “bukën e gojës” që të justifikoni gjithçka shkon keq në këtë vend, thjesht duhet të kuptoni me veten se jeni si të gjithë të tjerët, si Elisa, Tao, Lali dhe lalët e tjerë me radhë që për ideale të Rilindjes varfëruat një komb, rrëbyet pasurinë, e kthyet korrupsionit në vlerë, droguat një popull dhe burgosët fjalën e lirë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjekmarkaj zbulon a do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

17:45 : 13/09/2025
AKTUALITET

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025
AKTUALITET

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025
AKTUALITET

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025
AKTUALITET

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025
Para

Ylli i muzikës Pop, zbulon sekretin: Vuaj nga një sëmundje e rëndë

TË GJITHA

Gjekmarkaj zbulon a do marrë pjesë PD në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë

17:45 : 13/09/2025

Riemërimet e Ramës, Çollaku: Dëshmi e kapjes së shtetit

17:23 : 13/09/2025

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025

Skandal/ UKT lë pa ujë ambasadorin e BE

16:58 : 13/09/2025

Trump – vendeve anëtare të NATO-s: Nëse bëni si them unë, lufta mbaron

16:35 : 13/09/2025

‘Miza e bardhë’ dëmton fermerët në Elbasan, prodhimi hidhet në kanal

16:21 : 13/09/2025

Kapsulimi i malit të mbetjeve në Vlorë, ende një dëshirë

16:00 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com