Babi i Pëllumb Marnikkollajt, i cili u vra 3 vjet më parë në komisariatin e policisë në Athinë, u betua sot para varrit të të birit, se do të bëjë gjithçka që ata që i morën jetën të marrin dënimin e merituar.
Video ku babai betohet mbi varrin e të birit, është bërë publike nga gazetari Aulon Kalaja. Kujtojmë që Pëllumb Marnikolaj u vra në Komisariatin e policisë ‘Ano Patisia’ në Athinë në moshën 28-vjeçare, dhe ende sot nuk ka asnjë përgjegjës për këtë krim.
Ja postimi i Kalasë:
Kane kaluar me shume se 3 vjet dhe ende nuk eshte bere drejtesi per vrasjen e 28-vjecarit lezhjan, Pellumb Marnikollaj. Ai u gjend i vdekur ne Komisariatin e Policise “Ano Patisia” ne Athine dhe ende shteti grek nuk ka bere drejtesi. Familjaret kane bere cdo perpjekje per te zbardhur ngjarjen. Vrasjet e shqiptareve nga uniformat greke jane kthyer ne fenomen ne shtetin fqinj. Edhe nje here tjeter babai i Marnikollaj, kerkon drejtesi. Thirrja e tij behet para varrit te djalit.














