• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arta Marku me shpresë tek mandati i plotë, i përgjigjet urdhërit të ‘Rilindjes” për hetimin e “panikut”

12:51 : 24/09/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Pas serisë së ministrave të telekomanduar, të cilët çdo 30 minuta mbushën paraditen e së Hënës me sulme për gazetarët që “shkaktuan panikun” e tërmetit, dita e parë e javës u mbyll me kërcënimin e Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, ndaj përgjegjësve të shqetësimit të qytetarëve.

Në një linjë me qeveritarët, Arta Marku lëshoi pasdite vonë të së Hënës një deklaratë, në të cilën kërkonte nga Prokuroria e Tiranës që të vlerësojë situatën nëse ka vepër penale dhe të mbajë të informuar institucionin qëndror të Akuzës për zhvillimet.

Njoftimi i zyrës së Arta Markut, përveçse kryekëput politik, është dëshmi e radhës për problematikat e theksuara me profesionalizimin të Kryeprokurores së Përkohshme.

Në “dy rreshta” njoftim, Arta Marku ka bërë dy gabime të rënda proceduriale;

Lexo edhe:

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

Së pari, ajo kërkon nga Prokuroria kompetente (Prokuroria e Tiranës) që të vlerësojë situatën e “përhapjes së panikut” nga media.

Vlerësimi i një situatë nga prokuroria, për fakte publike, ose ndryshe “hetimi kryesisht”, ndodh në ato raste kur institucionet përgjegjëse nuk referojnë një situatë të dyshuar për kryerjen e veprave penale.

Ndoshta Arta Marku ka qenë në gjumë deri vonë mëngjesin e së Hënës dhe nuk është informuar se, gjatë mesnatës, uniforma policore mësynë në redaksinë e dy mediave on-line dhe shoqëruan gazetarët “e dyshuar që përhapën panikun”.

Pra, përtej ligjshmërisë ose jo të veprimeve të Policisë, ky institucion ka kryer një proces dhe rastin, sipas ligjit, do ta referojë në Prokurori. Ndaj, është teprim i madh nga ana e Kryeprokurores që të kërkojë “vlerësimin e situatës”, e cila shoqërohet me nisjen e një hetimi kryesisht nëse vlerësohet nga Prokuroria e Tiranës, kur, tashmë, Policia ka vepruar.

Së dyti, Kryeprokurorja e Përkohshme kërkon nga Prokuroria kompetente që, pas vlerësimit të situatës, të njoftojë institucionin qëndror të Akuzës për ecurinë e veprimeve.

Kjo kërkesë e Arta Markut është tërësisht anti-ligjore. Reforma në Drejtësi parashikoi që prokurorët janë të pavarur dhe ata japin llogari vetëm para gjykatës dhe jo eprorëve të tyre.

Në raste të veçanta, Prokurori i Përgjithshëm mund të informohet, në vija të përgjithshme për ecurinë e hetimeve, vetëm për ato çështje të cilat i ka përcjellë vetë në prokuroritë kompetente.

Në rastin konkret, informacionin për “gazetarët e panikut” e përcjell Policia e Shtetit në Prokurori. Ndaj, prokurori që do të marrë në dorë referimin e Policisë për gazetarët, si rregull, nuk duhet t’i japë aspak llogari Arta Markut dhe kujtdo tjetër.

Në fakt, është e qartë që edhe Arta Marku nuk ka asnjë interes që të dijë se si do të vijojnë procedurat për hetimin ose jo të “gazetarëve të panikut”.

Kryeprokurores së Përkohshme i duhej të dëshmonte vullnetin pro-qeveritar, vetëm dy ditë para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i kontrolluar thuajse plotësisht nga maxhoranca socialiste, të miratojë renditjen e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm me mandat të plotë 7-vjeçar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025
AKTUALITET

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025
AKTUALITET

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025
Para

Lali Eri na thau një muaj për ujë, na përmbyti në një ditë

TË GJITHA

Këmbimi valutor 27 korrik/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 : 27/07/2025

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025

VIDEO/ Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset

08:38 : 27/07/2025

Sateliti i NASA-s zbulon vatrat e zjarrit në Mesdhe, Shqipëria një ndër më të prekurat

08:18 : 27/07/2025

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025

Ulen temperaturat, njihuni me parashkimin e motit për sot

08:01 : 27/07/2025

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com