Një ditë para votimit në Kuvend të reformës në drejtësi, Eurokomisioneri Johannes Hahn u ka dërguar një letër krerëve të politikës shqiptare.
Letra e komisionerit Hahn, sipas mediave, i është dërguar kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit Ilir Meta, dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Në letër Eurokomisioneri Hahn bën apel për miratimin e reformës në seancën e nesërme të parlamentit.
Hahn përmend pikat kryesore të të ashtuquajturit “propozim hibrid”, i cili është tashmë në tryezën e diskutimeve.
Në letër thuhet se ONM do japë rekomandime që nuk janë të detyrueshme nga ana ligjore. Rekomandimet do përfshijnë një arsyetim bazuar në kriteret e Kuvendit.